Author: admin

TË FUNDIT

Nesër në disa zona pritet të ketë vërshime të shpejta dhe rrëshqitje dheu

Nesër në disa zona pritet të ketë vërshime të shpejta dhe rrëshqitje dheu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë ditës së nesërme, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.
Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. – Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejk..

Read More
TË FUNDIT

Kryeministri Kurti i shkruan letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky: Ju urojmë fitore vendimtare

Kryeministri Kurti i shkruan letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky: Ju urojmë fitore vendimtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të njëvjetorit të rezistencës së Ukrainës nga invazioni dhe agresioni rus, i ka dërguar një letër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke shprehur përmes saj simpatinë tonë më të thellë dhe empatinë tonë më të sinqertë si popull.
“Në komunikimet e përditshme mes përfaqësuesve të shteteve, janë të shumta letrat e urimit që shënojnë jubile të pavarësisë dhe çlirimeve. Por është e rrallë në histori t’i drejtosh një Presidenti një letër urimi në përvjetorin e rezistencës në vazhdim të vendit të tij”, ka nisur letrën për presidentin Zelenskyy, kryeministri Kurti.

Ne, vazhdon më tej ai, jemi dy popuj që kanë humbur shumë nga qytetarët tanë më të mirë për shkak të planeve imperialiste dhe tokëgrabitëse të shteteve fqinje. Kryeministri shtoi se edhe pse gjeografikisht të largët, me popuj me madhësi shumë të ndryshme, histo..

Read More
INTERESANTE

Kush janë qytetet më të vjetra të banuara në botë

Rreth vitit 10.000 Para Krishtit njerëzimi fillimisht filloi të vendosej në komunitete të vogla bujqësore, të cilat u zgjeruan më pas për të krijuar qytetet e para në botë. Shumë qytete të famshme nga këto djepe të hershme të qytetërimit – në Lindjen e Mesme, Kinë dhe Indi – janë zhdukur nga faqja e dheut. Por disa vazhdojnë të jenë të banuara ende sot. Ja cilët janë ato.

Luojang, Kinë

I ndodhur në provincën Henan, ai është një kandidat i fortë për qytetin më të vjetër në Lindjen e Largët. Besohet se u themelua gjatë dinastisë e parë misterioze të Kinës, Xia, e cila sundoi një pjesë të Kinës përpara zhvillimit të fjalës së shkruar. Në vitin 1959 arkeologët gërmuan mijëra objekte të punuara me mjeshtëri në Luojang, të cilat datojnë që nga viti 1600 Para Krishtit, pra rreth kohës kur supozohej se sundoi dinastia Xia. Midis tyre kishte objekte të çmuara prej bronzi dhe bizhuteri luksoze prej nefriti, që sugjerojnë një qytetërim antik shumë të organizuar.

Varanasi, Indi

Është ndoshta q..

Read More
TË FUNDIT

Nesër në disa zona paralajmërohet se mund të ketë vërshime të shpejta

Nesër në disa zona paralajmërohet se mund të ketë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë ditës së nesërme, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.
Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. – Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkalua..

Read More
TË FUNDIT

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, komuna: Kushtet atmosferike “ndalën” punimet

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, komuna: Kushtet atmosferike “ndalën” punimet

Në dhjetor të vitit të kaluar, është vënë gurthemeli për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në komunën e Podujevës, por punimet nuk janë duke u zhvilluar.
Nga komuna thanë se shkak për ndaljen e punimeve ishin kushtet atmosferike, derisa shpresojnë që stacioni i autobusëve të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm. Ministria e Zhvilllimit Rajonal ka ndarë 27 mijë euro këtë vit për ndërtimin e këtij stacioni, derisa kjo shumë nga ministria pritet të rritet vitin e ardhshëm.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi deklaroi se punimet për Stacionin e Autobusëve në Podujevë nuk kanë vazhduar për shkak të temperaturave të ulëta. Sipas tij, punimet priten të përfundojnë përgjatë vitit 2024.

“Stacioni i autobusëve ka filluar si një nevojë e madhe për qytetin e Podujevës, për shkak se stacioni aktual nuk i plotëson kushtet e stacionit. Është një stacion që në bazë të kateg..

Read More
INTERESANTE

30 vjet më parë, më 26 shkurt 1993, Milosheviq dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva

Jahja Drancolli

30 vjet më parë, më 26 shkurt 1993, Milosheviq dëboi rreth 200 familje kroate nga Janjeva, të cilët ishin vendosur këtu së paku 700 vjet më parë!

Janjeva dhe janjevasit kryesisht nga Raguza (Dubrovniku), sipas një letre të Papa Benediktit XI, përmendën për herë të parë në Kosovë në vitin 1303. Ndërsa në gjysmën e parë të shekullit XV Janjeva përmendet si qendër konusllore e Republikës së Raguzës. Pas një historie të gjatë këtu nën pushtimin osman dhe më vonë nën serbët gjatë historisë moderne, në vitin 1993 kroatët e Janjevës u dëbuan me forcë nga autoritetet serbe të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.

Kisha katolike kushtuar Shën Nikollës, e përmendur në vitin 1303, u rindërtua në vitin 1856 dhe që atëherë ritet fetare janë mbajtur në gjuhën kroate. Historia e dhunës serbe kundër kroatëve njihet kryesisht në vitet 1920, 1948. Pas persekutimit të viteve 1990-ta, kroatët e Janjevës u vendosën kryesisht në Kistanje afër Kninit (Kroaci), dhe sipas tyre ky vend tani quh..

Read More
TË FUNDIT

“Takimi i Brukselit mund të sjellë pajtim për të ecur tutje”

“Takimi i Brukselit mund të sjellë pajtim për të ecur tutje”

Në takimin e paralajmëruar për nesër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të ketë pajtueshmëri në parim për të vazhduar më tej me propozimet dhe arsyetimet për planin evropian.
Analisti Shqiprim Pula shprehet kritik për trysninë ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe memories së shkurtër që kanë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Takimi i së nesërmes në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ka gjasa të kalojë me një pajtueshmëri midis palëve në parim, për përmbajtjen e planit evropian. Të paktën kështu e sheh situatën analisti politik Shqiprim Pula.

“Gjasat janë që të ketë shtyrje, në kuptimin e afateve kohore, por në konsideratë do të merren propozimet dhe arsyetimet mbi propozimet e bëra nga emisarëve Unionit Evropian. Prandaj, nuk pres që do ketë ndonjë nënshkrim por mund të ketë ndonjë dakordancë në parim për të ecur tutje m..

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Nesër nënshkruhet “Zajednica”, por ja çfarë përfiton Kosova

Pacolli: Nesër nënshkruhet “Zajednica”, por ja çfarë përfiton Kosova

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë disa fjalë para takimit të nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në takim do të diskutohet plani franko-gjerman, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, pritet të nënshkruhet një marrëveshje.

Pacolli thotë se plani do ta sjell “Zajednicën”, ndërsa nga marrëveshja do të përfitojnë edhe Kosova, edhe Serbia.

“Nesër me 27 shkurt, me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëng..

Read More
TË FUNDIT

AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare

AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Gjermani.
Haradinaj tha se mbështetja mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ky Kuvend kryetar për këtë rajon zgjedhi Selim Hotin.

“Mbështetja masovike e mërgatës për Aleancën, u vërtetua edhe sot në Kuvendin Zgjedhor për rajonin e Bavarisë, ku ishim bashkë me deputeten Time Kadrijaj, kryetarin e komunës së Suharekës Bali Muharremaj, kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Blerim Kuqin e shumë kolegë e miq të tjerë. Me motivin që mërgata jonë të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur z. Selim Hoti, kryetar të AAK-së për rajonin e Bavarisë në Gjermani”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera Haradinaj tha se mërgata ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të vështira ..

Read More
TË FUNDIT

Iu pengon edhe vendosja e pengesave, dikush i shkatërron ato në rrugën “Agim Ramadani”

Iu pengon edhe vendosja e pengesave, dikush i shkatërron ato në rrugën “Agim Ramadani”

Komuna e Prishtinës së fundi mori vendim për vendosje të pengesave në shtegun për biçikleta dhe në pjesën e trotuareve, në shumë anë të qytetit.
Por pavarësisht kësaj, qytetarë të papërgjegjshëm kanë vendosur që t’i shkatërrojnë ato.

Në disa fotografi të publikuara së fundi shihet qartë dëmtimi që iu është bërë dhe se si janë demoluar këto pengesa.

Duhet përkujtuar që ndalimi i veturave vend e pavend e në të shumtën e rasteve në trotuare e në hapësirat e biçikletave veçse e vështirëson jetesën në kryeqytet, çdo ditë e më tepër./Lajmi.net/

Read More