Author: admin

TË FUNDIT

IHK paralajmëron se në disa zona mund të ketë vërshime të shpejta

IHK paralajmëron se në disa zona mund të ketë vërshime të shpejta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së djeshme, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë ditës së sotme, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.
Sipas institutit, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës. Pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një..

Read More
TË FUNDIT

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Pesë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Prishtinë, policia jep detaje

Lajmi.net ka raportuar për një aksident i cili ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Lidhur me këtë rast lajmi.net ka kontaktuar me policinë, të cilët kanë dhënë detaje të reja rreth aksidentit.

Në aksident ishin të përfshira 2 automjete dhe kanë mbetur të lënduar pesë persona.

“Rreth orës 00:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrahje në Podujevë, arrestohen tre persona

Rrahje në Podujevë, arrestohen tre persona

Janë arrestuar tre persona të cilët janë përfshirë në një rrahje, mbrëmë në Podujevë.
Nga kjo përleshje ka mbetur i lënduar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor, përcjell lajmi.net.

Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë tre persona. Në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtimit të nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë.”, ka thënë Ahmeti.

Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sot 126 vite më parë është botuar abetarja e parë në gjuhën shqipe

Sot 126 vite më parë është botuar abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”
Nëse i kthehemi të shkuarës, shohim se me 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”.

Që të kuptojmë rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori dhe të kujtojmë se shqipja, me sa dokumentohet deri tani, filloi të shkruhet që nga shekulli XV me alfabetin latin, të plotësuar me pesë shkronja të posaçme. U shkrua dhe me shkronja greke, e pas pushtimit turk, edhe me alfabetin turko-arab. Rruga tjetër që u ndoq, është ajo e krijimit të alfabeteve origjinale me përhapje të kufizuar. Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e ..

Read More
TË FUNDIT

Këto janë 10 karakteristikat e propozimit evropian që Kurti i lexoi në Kuvend

Këto janë 10 karakteristikat e propozimit evropian që Kurti i lexoi në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot pasditenë Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Kurti, më 13 shkurt në Kuvend kishte lexuar “disa karakteristika” të versionit të parë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto karakteristika, sipas Kurtit, janë:

1. Propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të shumë modeleve të tjera të njohjeve de-facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore p.sh. marrëveshja Japoni-Kore Jugore. Vetë Gjykata Kushtetuese e Republikës Federative të Gjermanisë e kishte konstatuar në vitin 1973 që marrëveshja gjermano-gjermane ngërthente më vete njohjen de-facto të shtetësisë së njëra-tjetrës dhe njohjen e integritetit territorial nga prizmi i së drejtës ..

Read More
TË FUNDIT

Abazi për takimin Kurti- Vuçiq: Hype se të vrava’ zbrit se te vrava

Abazi për takimin Kurti- Vuçiq: Hype se të vrava’ zbrit se te vrava

Deputeti Haki Abazi, ka kërkuar unitet në raport me dialogun me Serbinë.
Abazi në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në pozicionin “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”.

“Kur nuk bie borë siç e do dimri, bie lloq- ama lloq! Nesër na ka ardhë puna, “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”, por para Serbisë ka vetem një zgjidhje: Unitet!”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe sot Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel.

Read More
TË FUNDIT

Shqipëria dhe Mali i Zi për të dytën herë mbajnë mbledhjen e përbashkët

Shqipëria dhe Mali i Zi për të dytën herë mbajnë mbledhjen e përbashkët

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, sot zhvillojnë mbledhjen e dytë të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë.

Sipas agjendës, në orën 10:30 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa, në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas n..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë (27/02/2023) do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Ndërsa, në viset malore pritet të ketë shi me borë.

Sipas IHK-së, gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit mund të ketë reshje bore edhe në vise të ulëta, por kryesisht gjatë orëve të vona të natës, kur temperaturat zbresin rreth zeros. Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.”, ka bërë të ditur IHMK.

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurt- Vuçiq, sot në Bruksel për planin evropian

Takimi Kurt- Vuçiq, sot në Bruksel për planin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve, Borrell pritet të mbajë deklaratë për shtyp.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme në Bruksel, ka publikuar agjendën për takimin e 27 shkurtit, me ç’rast është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen veç e veç me..

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti-Vuçiq, PSD-ja sot mban aksion simbolik

Takimi Kurti-Vuçiq, PSD-ja sot mban aksion simbolik

Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Ky aksion simbolik pritet të zhvillohet pranë ndërtesës së qeverisë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 13:00.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth këtij takimi.

Read More