Author: admin

TË FUNDIT

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të mbrëmshëm, në rrugën ” Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Për të mësuar gjendjen e të lënduarve lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e QKUK-së, Shpend Fazliu

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, si pasojë e aksidentit. Pas ndihmës mjekësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, janë liruar për në shtëpi.”, është shprehur Fazliu.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 00:20 dhe ishin të përfshira 2 automjete./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit e Kurtit

Çitaku: Sot merr fund kauza e fundit e Kurtit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me takimin e sotëm që do ta mbajë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku është shprehur se sot nënshkruhet zotimi për zbatimin e Asociacionit, përcjell lajmi.net.

Tutje, ka thënë se sot se Kurti nënshkruan sot marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.

Postimi i plotë:

Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhëtarë e patriotë

Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit.

Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës.

Kaq për kauzat e Kryeministrit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë

DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Duke cituar bllokun evropian, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë për Radio Evropa e Lirë se pranimi i kësaj marrëveshjeje do të përshpejtonte rrugën e të dyja shteteve në BE.

“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshirë arritjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit në rajon”.

Këshilltari i lartë i këtij departamenti, Derek Chollet, ka thënë një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara presin përparim të dukshëm në takimin që do të zhvillohet të hënën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekesandar Vuçiq, nën ndërmjetësimi..

Read More
TË FUNDIT

DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Duke cituar bllokun evropian, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se pranimi i kësaj marrëveshjeje do të përshpejtonte rrugën e të dyja shteteve në BE.

“Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë në avancimin e qëllimeve tona kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshirë arritjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë njerëzit në rajon”.

Këshilltari i lartë i këtij departamenti, Derek Chollet, ka thënë një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara presin përparim të dukshëm në takimin që do të zhvillohet të hënën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekesandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një bisede te..

Read More
TË FUNDIT

Haki Abazi për takimin Kurti-Vuçiq: Ka ardhë puna, hyp se të vrava’ zbrit se të vrava

Deputeti Haki Abazi, ka kërkuar unitet në raport me dialogun me Serbinë.

Abazi në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në pozicionin “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”.

“Kur nuk bie borë siç e do dimri, bie lloq- ama lloq! Nesër na ka ardhë puna, “hype se të vrava’ zbrit se te vrava”, por para Serbisë ka vetem një zgjidhje: Unitet!”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe sot Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel.

Read More
TË FUNDIT

Mësohet çfarë e shkaktoi zhurmën e mbrëmshme në Prishtinë

Mësohet çfarë e shkaktoi zhurmën e mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmë gjatë natës në Prishtinë është dëgjuar një zhurmë e madhe, e cila kishte ngjallur reagime të shumta të banorë të kryeqytetit.
Gjithashtu, janë shpërndarë edhe disa videot ku dëgjohen këto zhurma.

Lajmi.net mëson se këto zhurma kanë ardhur nga një avari në njërën nga termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Një zyrtar i KEK’ ut ka treguar se rreth orës 00:00 ka pasur një prishje në Termocentralin B dhe si shkak i saj ka ndodhur shpërthimi i metanit.

“Rreth ores 00:00 ka ndodhur shpërthim i metanit në Termocentralin Kosova B. Këto avari ndodhin shpesh, por kësaj radhe ka shpërthy”, ka thënë punëtori i KEK-ut për lajmi.net.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar, sepse nuk kishte asnjë njeri afër.

Po ashtu, është shprehur se nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime të tilla, por jo në këtë masë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një njeri i panjohur ka shtënë në drejtim të tij tri herë.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

PK njofton se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sot shqyrtohen emrat për guvernator të BQK-së

Sot shqyrtohen emrat për guvernator të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen që do të mbajë sot, e hënë, do të shqyrtojë listën e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Paneli për përzgjedhjen e guvernatorit të ri kishte intervistuar më 25 janar 2023 kandidatët dhe në fillim të shkurtit, emrat e 4 prej tyre i kishte dërguar në Qeveri dhe Kuvend.

Sipas BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, kandidatët e vlerësuar më së miri janë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.

Nga paneli intervistues, Ismaili ishte vlerësuar me 35.3 pikë nga 40 pikët maksimale, ndjekur nga Kryeziu me 34 pikë; zëvendësguvernatori aktual, Ismajli, ka marrë 33 pikë dhe Himaj është vlerësuar me 26 pikë.

Guvernatori do të zgjidhet për një mandat pesëvjeçar dhe pritet të fillojë punën më 29 mars 2023.

Në bazë të Ligjit për BQK-në, guvernatori si kryeshef ekzekutiv i këtij institucioni është pjesë e Bordit dhe kryesu..

Read More
TË FUNDIT

Aksident afër QKUK-së, rrokulliset njëra nga makinat (FOTO)

Aksident afër QKUK-së, rrokulliset njëra nga makinat (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Prishtinë.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përcjell lajmi.net.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Deri më tani nuk kemi detaje tjera nga ana e policisë.

Mirëpo nga pamjet që ka siguruar lajmi.net, shihet se njëra nga veturat është rrokullisur dhe është në gjendje të keqe.

Lajmi.net do të ju mbajë të informuar edhe në vazhdim./Lajmi.net/

Read More