Author: admin

INTERESANTE

Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh

Jahja Drancolli

Në ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi Kostandini i Madh, një nga perandorët më të shquar të lashtësisë!

Dihet dhe vërtetohet shkencërisht se Dardania dhe Dardanët nuk arritën të arrijnë apogjeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u përdorën për të mbrojtur atdheun nga armiqtë e shumtë, fillimisht nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e më vonë nga keltët. Duke u futur përfundimisht nën Perandorinë Romake, forcat e tyre ishin plotësisht të heshtura, por në shek. III – VII, gjatë periudhës së krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Dardania dhe popullsia e saj u gjendën sërish në fokusin e ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga Ballkani Qendror, Kostandini i Madh me gjak dhe origjinë dardane, ashtu siç përmbushi të gjitha aspiratat e të parëve të tij të largët, dardanëve: e ngriti atdheun e tij në masën më të madhe të mundshme, duke banuar në Romën e Re – Konstandinopojë, e cila është ndërtuar në dalje të ..

Read More
INTERESANTE

Kush ishte Herodoti, “babai i historisë”?

Historiani i lashtë grek, Herodoti, është një ndër më të famshmit në historinë e njerëzimit. Ai konsiderohet zakonisht si “Babai i Historisë”, dhe vlerësohet si personi i parë që shkroi një përshkrim të plotë dhe sistematik të çështjeve njerëzore.

Vepra e tij kryesore “Historitë”, ishte një përshkrim i detajuar i luftërave greko-persiane që ndodhën në fillim të shekullit V-të Para Krishtit, dhe ishte hera e parë që një shkrimtar kishte realizuar ndonjëherë një studim aq sistematik dhe të plotë të së kaluarës apo ishte përpjekur të shpjegonte shkak-pasojën e ngjarjeve të saj.

Pas Herodotit, analiza historike u bë një pjesë e pazëvendësueshme e jetës intelektuale dhe politike. Veprat pioniere të Herodotit në fushën e historisë janë studiuar prej shekujsh, dhe vazhdojnë të jenë me interes për studiuesit edhe sot, si për përmbajtjen, po ashtu edhe për trashëgiminë e tyre që vazhdon deri në ditët tona.

Herodoti lindi në vitin 484 Para Krishtit Halikarnasus, që ndodhej në qytetin e sotëm ..

Read More
TË FUNDIT

Kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët europianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazeta Express mëson se Kurti në Bruksel po shoqërohet edhe nga profesori britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Përveç kësaj, profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007. Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence”. Duket se britaniku do t’i hyjë në punë Kurtit pikërisht për çështjen e pakicave ose rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe që po kërkohet me ngulm nga ndë..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq nga Brukseli: Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë formimin e Asociacionit

Petkoviq nga Brukseli: Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë formimin e Asociacionit

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është deklaruar për takimin në Bruksel.
Siç tha ai për TV Pink “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mundohet në mënyra të ndryshme që ta shmangë obligimin për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se për këtë momentalisht po thyhen shtiza”.

Këto deklarata ai i bëri nga Brukseli në pauzën pas takimit në mes të kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell Kosovo Online.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truke të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe po insiston në Asociacion, sepse është obligim i Prishtinës që ekziston për 10 vjet”, ka theksuar ai.

Read More
TË FUNDIT

Nikaj për zhvillimet në Bruksel: Dialogu mund të zgjasë edhe 10 vite

Nikaj për zhvillimet në Bruksel: Dialogu mund të zgjasë edhe 10 vite

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se nënshkrimi i planit franko-gjerman nënkupton se dialogu do të vazhdojë.
Sipas tij ky proces i dialogut mund të zgjasë edhe për 10 vitet e ardhshme. Ai në T7, ka thënë se në këtë plan nuk ka ndonjë gjë konkrete.

“Është e qartë se dialogu do të vazhdojë edhe pas nënshkrimit të këtij si dhe nënkupton se Kosova do të tërhiqet nga kërkesa për njohjen e ndërsjellt”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për “mos bashkëpunimin” me SHBA-të dhe BE-në.“Unë mendoj që sikur të kishte një bashkëpunim më të mirë marrëveshja kurdo që do të arrihej do ta kishte njohjen reciproke në qendër”, ka thënë ai.

Sipas tij tashmë Asociacioni është në qendër e jo njohja.Nikaj po ashtu ka thënë se Kurti nuk ka dhënë asnjë garancë për përfitimet e Kosovës nëse e pranon planin franko-gjerman.

Read More
TË FUNDIT

Publikohet fotografia e parë nga takimi i sotëm i Kurtit me Vuçiq

Publikohet fotografia e parë nga takimi i sotëm i Kurtit me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuciq janë takuar sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takimin e tyre në Bruksel në prani të ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.

Në Bruksel sot po qëndron dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër me dialogun Kosovë-Serbi.

Deri më tash nuk ka ndonjë deklarim për mediat në lidhje me takimet e njëpasnjëshme sot në Bruksel./Lajmi.net/

REUTERS/Johanna Geron

REUTERS/Johanna Geron

Read More
TË FUNDIT

Borrell flet për takimet e sotme në Bruksel, thotë se pret qasje konstruktive nga Kurti dhe Vuçiq

Borrell flet për takimet e sotme në Bruksel, thotë se pret qasje konstruktive nga Kurti dhe Vuçiq

Përfaqëuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell është deklaruar në lidhje me takimet e sotme në Bruksel.
Duke mos dhënë shumë detaje, Borrell tha se i uroi mirëseardhje kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel, në kuadër ta takimit të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter.

I njëjti nuk dha detaje shtesë në lidhje me takimet e sotme, por pritet që Borell më pas t’u drejtohet mediave dhe të tregojë se cfarë saktësisht u vendos në kuadër të takimit të sotëm./Lajmi.net/

I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high l..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq deklarohet nga Brukseli: Faleminderit të gjithëve

Vuçiq deklarohet nga Brukseli: Faleminderit të gjithëve

Derisa në Bruksel vazhdojnë zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuciq ka falënderuar serbët.
Pas takimit ndaras që ka pasur me përfaqësuesit e BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, Vuçiq falënderoi qytetarët serbë për përkrahjen që sipas tij i kanë dhënë delegacionit serb në Bruksel.

“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pas bisedimeve me zyrtarët europianë, nis takimi Kurti- Vuçiç

Pas takimit me zyrtarët europianë, tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit te Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Pjesë e takimit janë edhe i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajccak dhe shefi i BE-së, Josep Borrell.

Kujtojmë se në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Temë e takimit pritet të jetë një diskutim në lidhje me propozimin franko-gjerman, ndërkohë që pritshmëritë janë që të dy palët të pranojnë propozimin, si marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti-Vuçiq, Rama: Plani franko-gjerman më i miri, shpresoj të ketë dialog pa kthim

Në konferencën për shtyp që po mban me homologun malazez, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për zhvillimet më të fundit sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Albin Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen pasdite e sotme për të diskutuar planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi planin franko gjerman të propozuar si ndër më të mirët për dialogun ndërsa shtoi se çështja mes dy vendeve të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa “superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës.

“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme por që nuk ka lidhje me të ardhmen dhe unë dua shumë që të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendje i angazhuar që lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t..

Read More