Author: admin

TË FUNDIT

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq

Ka përfunduar takimi pesë orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel.
Pas përfundimti të këtij takimi tashmë është theksuar se nga takimi i sotëm në mes Kurtit dhe Vuciq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Edhe pse ende asnjë deklarim zyrtar nuk ka patur, pritet që kryeministri Kurti t’u drejtohet mediave të cilat gjenden jashtë selisë në Bruksel ku edhe janë zhvilluar takimet e sotme në mes palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësuesit e BE-së./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti-Vuçiq po vazhdon edhe pas pesë orëve

Takimi Kurti-Vuçiq po vazhdon edhe pas pesë orëve

Është duke vazhduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiq po ndërmjetësohet nga shefi i Politikave të Jashtme dhe Fqinjësisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell si dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për pesë orë radhazi në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ishte paraparë që pas orës 18:00 para mediave të deklarohet Borrell, konferenca e tij është shtyrë pasi takimi po vazhdon ende.

Si fillim Borell dhe Lajçak kanë takuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti ndërsa më vonë ata kanë takuar edhe presidentin serb, Vuciq.

Pas takimeve të ndara, ata janë takuar në një takim të përbashkët e të cilin Vuciq e ka quajtur të vështirë.

Ndryshe në Bruksel po qëndron edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër me dialogun Kos..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam

Vuçiq: Kurti e refuzoi Asociacionin edhe pse insistuam

Pas përfundimit të takimit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Vuciq është deklaruar para mediave.
Ai ndër të tjerash tha se ishte takim tejet i vështirë, por që pritet që të takohen sërish me palën kosovare.

“Ka qenë një takim shumë i vështirë, po e përsëris sërish. E natyrisht që pritet edhe një takim i ardhshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme kjo dhe besoj se BE-ja e di tashmë”,tha Vuciq, transmeton lajmi.net.

Tutje Vuciq tha se “është insistuar në arritjen e marrëveshjes së Asociacionit, por natyrisht Albin Kurti ka refuzuar”.

“Ka rrjedhur një marrëveshje, por ka mbetur një situatë shumë e paqartë. Mirë që kemi biseduar bashkë dhe besoj se do të mund të kalohen mospajtimet e të dyja palëve dhe që të gjendet një marrëveshje”,shtoi ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq zhvillohet më 18 mars, por jo në Bruksel

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq zhvillohet më 18 mars, por jo në Bruksel

Për dallim nga të gjitha takimet e zhvilluara në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që vazhdimisht zhvillohen në Bruksel, takimi i radhës do të mbahet diku tjetër.
Nga Brukseli është bërë e ditur se takimi i radhës në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, me ndërmjetësimin e palëve të Bashkimit Evropian do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Ky takim do të zhvillohet më 18 Mars, në Maqedoninë e Veriut, pasi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së dhe Fqinjësisë, Joseph Borrell do të zhvillojë një vizitë në këtë shtet dhe me këtë rast dy palët, ajo kosovare dhe serbe do të shfrytëzojnë mundësinë që të takohen në kuadër të dialogut.

Takimi i sotëm në Bruksel ka përfunduar pak më parë./Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Mendja gjeniale e Leonardo Da Vinçit

Nga Jonathan Pevsner

Përgjatë shekujve, çdo brez e ka interpretuar Leonardo da Vinçin (1452-1519), duke e cilësuar si tejet modern. Po cila është domethënia që ka Leonardo në epokën tonë. Natyra jonë bazike si qenie njerëzore, nuk ka ndryshuar në 500 e kusur vite, por mjedisi ynë është shndërruar në një shkallë të jashtëzakonshme, së bashku me perspektivat tona mbi arritjet e tij, dhe tonat gjithashtu.

Natyra e gjeniut

Leonardo ishte një gjeni, dhe një simbol i fuqishëm i “njeriut universal”, për shkak të interesave të tij të gjera në art, shkencë dhe teknologji, që përfshjnë disiplina, nga kimia (ai zbuloi acetonin) në astronomi (ai zbuloi fazat e ndriçimit të hënës) në matematikë (ai zbuloi qendrën e gravitetit të një piramide), dhe deri tek puna me plastikën.

Gjeniu merr shumë forma, dhe në rastin e Leonardos, ne i njohim kufizimet e tij. Ai ishte i vetëdijshëm për mungesën e një arsimimi zyrtar. Ai e quante veten “omo sanza lettere” (një njeri pa gërma). Ai kishte probleme me l..

Read More
TË FUNDIT

Ben Meir: ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sot

Ben Meir: ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sot

Njohësi i politikave në Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq, që është duke u mbajtur në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Meir ka thënë se fakti që Blinken e ka “injoruar” Kurti në Munih, është mesazh se ShBA-të dëshirojnë që marrëveshja të nënshkruhet sot.

“Fakti që Blinken ‘injoroi’ kryeministrin e Kosovës në Mynih është një mesazh i qartë për Kurtin se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 27 shkurt në Bruksel”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq lajmërohet nga Brukseli: Takim i vështirë, por s’ka dorëzim

Vuçiq lajmërohet nga Brukseli: Takim i vështirë, por s’ka dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë nga Brukseli.
Përmes një publikimi në Instagram, ai foli për takimin trepalësh të zhvilluar në Bruksel derisa tha se ishte takim i vështirë.

“Një takim i vështirë. Ashtu si është pritur. Nuk ka dorëzim”,shkroi ai, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

BE-ja ka publikuar edhe video e fotografi nga takimet e njëpasnjëshme të zhvilluara sot në Bruksel.

Pas takimit tre palësh pritet që Borrell të deklarohet para mediave në lidhje me atë se çfarë është diskutuar./Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Dentisti i parë shqiptar, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta

Në vitin 1937 është hapur klinika e parë dentare në Shqipëri, nga stomatologu Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta, madje i ka dhurur edhe vargje gjatë vizitës, shkruan Gazeta Metro.

Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë.

Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm.

Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit.

Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:

“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadu..

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti-Vuçiq vazhdon ende, Bashkimi Evropian publikon pamje të reja

Takimi Kurti-Vuçiq vazhdon ende, Bashkimi Evropian publikon pamje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel në kuadër të takimeve me palën serbe sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Kurti sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, si dhe emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas kësaj, një takim tjetër është zhvilluar në mes Kurtit si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Duhet përkujtuar që deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse takimi ka përfunduar, pasi që nuk ka patur ende asnjë deklarim nga zyrtarët e BE-së.

Një deklarim i mundshëm është paralajmëruar të bëhet nga shefi për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësisë, Joseph Borell, pas përfundimit të takimit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori Hovenier pritet nga Hamza, diskutohet për projektet e përbashkëta

Ambasadori Hovenier pritet nga Hamza, diskutohet për projektet e përbashkëta

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është pritur sot në takim nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Hovenier ka potencuar se ka pasur takim produktiv me Hamzën. Ndërsa, ky i fundit ka deklaruar se ambasadorin Hovenier e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për Mitrovicën.

“Me Ambasadorin Hovenier biseduam për gjendjen socio-ekonomike, projektet e përbashkëta dhe shumë tema tjera aktuale. E informova për projektet të cilat janë në vazhdim e sipër dhe ato projekte të cilat do të fillojnë të realizohen së shpejti.”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Gjithashtu, ambasadori Hovenier dhe Hamza kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit për projekte tjera në të ardhmen.

Read More