Author: admin

TË FUNDIT

Kush është eksperti i njohur britanik që po shoqëron Kurtin në Bruksel (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti sot është duke zhvilluar takimet në Bruksel me zyrtarët europianë, derisa pritet të fillojë edhe takimi i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Media mëson se Kurti në Bruksel po shoqërohet edhe nga profesorin britanik Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Përveç kësaj, profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007. Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Marc Weller është edhe autor i librit “Contested Statehood: Kosovo’s Struggle for Independence”.

Read More
TË FUNDIT

Murati: Nuk duhet bërë politikë me çështjen e veteranëve

Murati: Nuk duhet bërë politikë me çështjen e veteranëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se numri në skemën e asistencës sociale është në rënie, por sipas tij kjo nuk reflekton domosdoshmërisht situatën aktuale në teren.
Ai ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi ku thënë se synojnë që përmes reformës pensionale të ketë zgjerim dhe mbështetje shtesë për këtë kategori.

“Kategoria e parë ka të bëjë me familjet që kanë fëmijë nën moshën 5 vjeç, pra familje të varfëra që është ai kriteri edhe këtu diskriminues dorën në zemër, që thuhet se duhet të kenë fëmijë nën moshën 5 vjeç që të përfitojnë pra numri i familjeve që kanë fëmijë nën moshën 5 vjeç po shkon duke u zvogëluar dhe në anën tjetër kategoria tjetër është familjet që ndoshta nuk e plotësojnë kriterin e parë por nuk kanë asnjë anëtar të aftë për punë. Tash edhe këtu në bazë të komisioneve mjekësore që kanë bërë ka pasur edhe raste që kanë identifikuar që jo domosdo disa prej familjeve q..

Read More
TË FUNDIT

Kryetari i Gjilanit dhe deputeti Aliu lirohen nga autoritetet serbe për të vazhduar drejt Preshevës

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me deputetin Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu, janë liruar pas ndalimit të tyre nga autoritetet serbe në kufi.

KOHA ka mësuar se Hyseni, Aliu dhe Salihu kanë vazhduar rrugën e tyre për në Preshevë, atje ku ishin nisur.

Ndalimi i tyre është konfirmuar edhe nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje, në njoftimin e të cilës është thënë se ka ndodhur rreth orës 14:00.

Read More
TË FUNDIT

Bashkimi Evropian publikon pamje nga takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak

Bashkimi Evropian publikon pamje nga takimi i Kurtit me Borell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar që dje në Bruksel.
I njëjti sot është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesit e BE-së tashmë kanë nisur një takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Pas pak pritet që në Bruksel të zhvillohet edhe takimi kryesor ai në mes Kurtit-Vuçiq si dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.

Sot në Bruksel po qëndron edhe Emisari amerikan , Gabriel Escobar, i cili vazhdimisht është marrë nga afër në lidhje me zhvillimet Kosovë-Serbi.

Pritet që pas takimit kyç në një konferencë për media, Borrell të jap edhe detaje shtesë se çfarë në fakt janë dakorduar palët përgjatë këtij takimi.

Nga BE-ja janë publikuar edhe pamjet e takimit të Kurtit me Borrell dhe Lajçak./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Nis takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Ka filluar takimi i përbashkët në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Takimi në Bruksel po zhvillohet në prani të ndërmjetësuesve evropianë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian si dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.

Si fillim evropianët takuan kryeministrin Kurti e më pas presidentin serb, Vuciq.

Duhet përkujtuar që pritet që pas këtij takimi në një konferencë për media të bëhet e ditur nëse palët kanë arritur të pajtohen për marrëveshjen apo planin franko-gjerman./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dardan Molliqaj bën thirrje për protestë: Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit

Dardan Molliqaj bën thirrje për protestë: Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për protestë kundër Qeverisë Kurti dhe kundër Asociacionit.
Ndër të tjerash në thirrjen e tij, Molliqaj tha ata që mbushën sheshet me protesta dhe bllokuan Asociacionin e që organizuan tubime kanë besuar se vërtet Albin Kurti nuk e bën Asociacionin.

Dardan Molliqaj tha se askush nuk ka mandat për Asociacionin dhe se rezistenca ishte shoqërore.

Postimi i plotë:

THIRRJE

Protesta kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit.

Aktivistë e qytetarë,

ju që mbushët sheshet me protesta dhe bllokuat Asociacionin;

Ju që organizuat mijëra tubime kundër Asociacionit;

Ju që shkelët me këmbë çdo pëllëmbë të Kosovës për t’i mbledhur 200 mijë nënshkrime;

ju 200 mijë qytetarë që me vetëdije e vullnet firmosët kundër ndarjes etnike;

ju që denjuat burgun dhe sollët protestën brenda Kuvendit;

E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nu..

Read More
TË FUNDIT

Autoritetet serbe ndalojnë shkuarjen në Preshevë të kryetarit të Gjilanit dhe deputetit Aliu

Autoritetet serbe ndalojnë shkuarjen në Preshevë të kryetarit të Gjilanit dhe deputetit Aliu

Autoritete serbe kanë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtorin e Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu.
Lidhur me arsyet e kësaj ndalese ndaj tyre nuk janë dhënë ende detaje.

Ndryshe kryetari Hyseni dhe deputeti Aliu bashkë me drejtorin Salihu janë ndaluar rreth orës 14:00, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti në Bruksel, publikohen fotografi të reja brenda takimit të tij me Borrell dhe Lajçak

Kurti në Bruksel, publikohen fotografi të reja brenda takimit të tij me Borrell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar dje drejt Brukselit.
Pak më parë Kurti ka filluar takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi në mes Kurtit dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian ka nisur në ora 15:00, sipas agjendës së publikuar nga BE-ja.

Pas këtij takimi me Kurtin, dy zyrtarët evropianë do ta presin në takim edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq pas kësaj pritet që të pasojë edhe një takim i përbashkët në mes dy zyrtarëve evropianë dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.

Pas këtyre takimeve pritet që të ketë edhe një konferencë për media.

Në lidhje me këtë takim, Reuters ka publikuar edhe disa fotografi të realizuara pak më parë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti përfundon takimin me Borrell dhe Lajçak, zyrtarët evropianë takojnë tani Vuçiq-in

Kurti përfundon takimin me Borrell dhe Lajçak, zyrtarët evropianë takojnë tani Vuçiq-in

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo është bërë e ditur nga raportuesit në Bruksel.

Takimi në mes Kurtit dhe dy përfaqësuesve të Bashkimit Evropian ka filluar në ora 15:00.

Me të përfunduar ky takim tashmë zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë nisur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Pas përfundimit të këtij takimi pritet që Kurti dhe Vuçiq të kenë një takim të përbashkët, bashkë me zyrtarët e BE-së.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit – të gjashtin me radhë – si më të rëndësishmin, sepse kësaj ..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori suedez për takimin Kurti-Vuçiq: Ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga Brukseli

Ambasadori suedez për takimin Kurti-Vuçiq: Ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga Brukseli

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se ka një shans të vogël për lajm pozitiv nga takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, sot në Bruksel.
Gjatë një ligjërate me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ambasadori suedez porositi palët në dialog që t’i zbatojnë gjitha marrëveshjet nga e kaluara, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Për dialogun e normalizimit, jam i sigurt se jeni në dijeni se sot është një takim në Bruksel, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Kam vërejtur se ka pasur disa para-negocime në media, dhe kryeministri juaj ka thënë se dëshiron të fokusohet në propozimin franko-gjerman dhe jo të fokusohet në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse presidenti Vuçiq tha se ai dëshiron të shohë themelimin e Asociacionit përpara se të diskutohe..

Read More