Author: admin

TË FUNDIT

Opozita e ndarë rreth pranimit të propozimit evropian

Opozita e ndarë rreth pranimit të propozimit evropian

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kritikuar pranimin e propozimit evropian nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas këtyre dy partive, me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Aty [në propozimin evropian] nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE”, shkroi në Facebook, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.Sipas tij, kryeministri Kurti me “veprime dhe politika të gabuara degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut”.

“Rrjedhimisht, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, shkroi Krasniqi.

Pavarës..

Read More
TË FUNDIT

Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, ja çfarë parashihet për statusin e saj në planin franko-gjerman

Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, ja çfarë parashihet për statusin e saj në planin franko-gjerman

Gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi i radhës në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Pas këtyre takimeve, nga Bashkimi Evropian është publikuar edhe zyrtarisht përmbajtja e planit të njohur si franko-gjerman.

Në këtë plan përfshihen gjithsej 11 pika, për të cilat pati vetëm miratim verbal në Bruksel, por nuk është arritur të nënshkruhej ndonjë marrëveshje zyrtare në letër në mes palës kosovare dhe asaj serbe, transmeton lajmi.net.

Në kuadër të këtij plani është edhe neni shtatë ku thuhet se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Ev..

Read More
TË FUNDIT

Mulolli: Propozimi i BE-së në përgjithësi pozitiv për Kosovën

Mulolli: Propozimi i BE-së në përgjithësi pozitiv për Kosovën

Njohësi i zhvillimeve politike, Fitim Mulolli, vlerëson se plani i prezantuar sot nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është po thuajse identik me atë që ka rrjedhë kohë më parë.
“Perceptimi publik për këtë plan ka qenë i mirë. Në përgjithësi është i njëjti draft, derisa preambula është diçka e re. Kemi tekstin për mos paragjykimin e statusit mes palëve, pastaj respektimin e integritetin territorial”, ka thënë Mulolli.

Ai ka thënë se në përgjithësi prej preambulës e deri te neni 7, pikat e këtij plani janë pozitive për Kosovën, pasi sipas tij ka njohje de-facto, por mungon njohja de-jure.

“Neni 2 është më përmbajtësor dhe më pozitiv për Kosovën sepse parasheh që të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territori..

Read More
TË FUNDIT

25 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

25 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Sot bëhen 25 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke, raporton kp.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.

Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut.

Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë, në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte më të ndalur.

..

Read More
TË FUNDIT

Bieber: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza

Bieber: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.
Ai përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s.

“Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtëse e vetme për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”, ka shkruar Bieber.

Bieber më tej ka shkruar se një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiq mund të vazhdojë pa shumë ndryshime drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Read More
TË FUNDIT

204 raste aktive me COVID-19

204 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 204 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 12 raste të reja, teksa janë shënuar dy viktima si pasojë e këtij virusi.

Janë shëruar edhe 8 pacientë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 269 mijë e 632.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria e Kosovës: Serbia kërkoi ndryshimin e tekstit të propozimit franko-gjerman, për këtë shkak s’u nënshkrua

Qeveria e Kosovës: Serbia kërkoi ndryshimin e tekstit të propozimit franko-gjerman, për këtë shkak s’u nënshkrua

Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me zhvillimin e djeshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Nga Qeveria e Kosovës u tha se para fillimit të takimit zyrtar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, Kurti realizoi një takim me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me të bisedoi për pritjet nga takimi i sotshëm. Kryeministri e falënderoi emisarin Escobar për mbështetjen dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Gjatë ditës, pas takimit bilateral me Përfaqësuesin e Lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral.

“Kryeministri Kurt..

Read More
TË FUNDIT

Mungesa e stafit në Gjykatën Themelore në veri mbetet ende sfidë

Mungesa e stafit në Gjykatën Themelore në veri mbetet ende sfidë

Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut, po vazhdon të sfidohet nga mungesa e stafit, pas dorëheqjeve të serbëve muaj më parë.
Nga dorëheqjet e gjyqtarëve dhe stafit administrativ në gjykatën themelore në Mitrovicën e veriut, po punohet me staf të reduktuar, seancat po mbahen por vetëm në disa raste.

Avokati Bledar Gashi thotë se seancat të cilat janë tek gjyqtarët shqiptarë po mbahen rregullisht, por që seancat tjera, përpos atyre të masës së paraburgimit, nuk po realizohen.

” Është pak problem sepse ka një staf të reduktuar, kur dorëzojmë shkresat tona po vonojnë derisa shkojnë në gjykatën e apelit, por megjithatë po punojnë por me një staf shumë të reduktuar”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Këshilli gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se pavarësisht mungesës së stafit në këtë gjykatë, po funksionon normalisht por me vështirësi për shkak numrit më të vogël të resurseve. Ndërsa për numrin e lëndëve, a..

Read More
TË FUNDIT

Inspektohet klinika private ku ndërroi jetë pacientja 41-vjeçare

Inspektohet klinika private ku ndërroi jetë pacientja 41-vjeçare

Inspektorë të Inspektoratit të Shëndetësisë u paraqitën qysh në orët e mëngjesit të së hënës në poliklinikën private, ku dy ditë më parë një grua 41-vjeçare ndërroi jetë pas një intervenimi gjinekologjik që kreu në këtë klinikë.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ia kanë konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim se janë në proces të inspektimit.

“Bazuar në informatat e pranuara nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim të IPSh-ve, poliklinika private në fjalë në Ferizaj është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë më datë 04.11.2021 për disa veprimtari shëndetësore, ndër të cilat edhe për Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë me disa shërbime. Lidhur me rastin në fjalë, Inspektorati Shëndetësor është në proces të inspektimit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ky inspektim ndodhi dy ditë pasi kishte ndodhur rasti teksa një ditë më parë, kryeinspektorja Nora Kursani ia konfirmoi përmes telefonit ..

Read More