Author: admin

TË FUNDIT

Escobar pas takimit në Bruksel: Ende ka punë për të bërë

Emisari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë një koment rreth takimit të sotëm disaorësh, mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Teksa me të dalë nga objekti ku zhvillohen punimt në Bruksel, ai është shprehur shkurtimisht, se ”ende ka shumë punë për të bërë”, rreth çështjes së marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai për Kanal10 bëri të ditur më tej se më shumë detaje do jepen në një konferencë të nesërme të aranzhuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, të njëjtën të cilën e kanë bërë të ditur edhe Ambasada Amerikane përmes një njoftimi për media.

Escobar kujtojmë se qe sot në Bruksel dhe u takua ndaras, me Kurtin dhe Vuçiqin, para përballjes së takimit trepalësh që do niste nga ora 17.15 por që rezultoi pa një marrëveshje të zyrtarizuar përveç miratimit gojor të propozimit evropian.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria jep detaje nga marrëveshja e arritur mbrëmë në Bruksel – ja çka siguron ajo

Dje në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, zhvilloi takimin e gjashtë të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut.

Para fillimit të takimit zyrtar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell, Kryeministri Kurti realizoi një takim me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me të bisedoi për pritjet nga takimi. Kryeministri e falënderoi z. Escobar për mbështetjen dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Gjatë ditës, pas takimit bilateral me Përfaqësuesin e Lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral.

Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç është propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbës..

Read More
TË FUNDIT

Fitore Pacolli: Kurti e ka detyruar Serbinë që Kosovës t’ia njohë pasaportën

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli thotë se kryeministri Albin Kurti ka detyruar Serbinë që Kosovës t’ia njohë pasaportën.

Sipas Pacollit, “politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë”.

“Dje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në Zyrat e Shërbimit të Jashtëm, ndër të tjera tha që me Propozimin e BE-së, Serbia do t’ia pranojë Republikës së Kosovës pasaportën e saj.

A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë?

Natyrisht, Kryeministri Kurti.

Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë ajo.

Read More
TË FUNDIT

‘Rebelohet’ një qytetar në Bruksel, i mësyn gazetarët e Kosovës (VIDEO)

Përderisa gazetarët Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti raportonin nga Brukseli, një gjë e pazakontë ka ndodhur.

Një qytetar u është afruar me agresivitet që të dyve, duke bërtitur. Madje, në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku.

Nuk dihen motivet e rrebelimit të tij ndaj gazetarëve nga Kosova, që shkuan ta përcillnin takimin e kryeministrit Albin Kurti me president Aleksandar Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq deklarohet sërish për takimin me Kurtin: Ne luftuam në kushte të vështira, do ta mbaj betimin tim!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në profilin e tij në Instagram ka paralajmëruar fjalimin e tij sonte, ku siç thotë ai do të shpjegojë se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam dhe, sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq pas kthimit nga Brukseli.

Siç bën të ditur ai “mediat manjate, por edhe RTS dhe Tanjug” përhapin gënjeshtra për të, ndaj ai do t’u drejtohet qytetarëve sonte në orën 21:00 për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Bruksel”, shkruan Danas.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e ..

Read More
TË FUNDIT

Propozimi evropian i publikuar dje parasheh njohjen e pasaportave, diplomave dhe targave

Propozimi evropian i publikuar dje parasheh njohjen e pasaportave, diplomave dhe targave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar disa takime në Bruksel.
Si fillim Kurti ka takuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar i cili vazhdimisht është marrë me dialogun Kosovë-Serbi.

Pas kësaj Kurti ka takuar shefin për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell bashkë me të dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kurti është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Pas kësaj nga Bashkimi Evropian është publikuar edhe Propozimi Evropian për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi, apo njohur ndryshe si plani franko-gjerman.

Në kuadër të këtij propozimi janë gjithsej 11 pika, për të cilat dje gjatë takimit pati vetëm pranim verbal, por jo edhe nënshkrim në letër në mes palës kosovare dhe asaj serbe, transmeton lajmi.net.

Në pikën e parë të këtij plan..

Read More
TË FUNDIT

Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?

Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?

Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.
Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Përparimi drejt zbatimit të propozimit, sipas bllokut evropian, do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

BE-ja pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars.

“Jam i sigurt se Mirosllav Lajçak do të vazhdojë diplomacinë fluturuese dhe para takimit ..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq flet pas takimit në Bruksel: Po e mbrojmë Kosovën

Vuçiq flet pas takimit në Bruksel: Po e mbrojmë Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sonte do t’u drejtohet serbëve ku do të sqarojë se çfarë ka ndodhur dje në Bruksel.
“Të dashur qytetarë të Serbisë. Ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë dje. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se cfarë ka ndodhur. Ne luftuam dhe sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira. Luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës si pjesë e Serbisë”,tha Vuçiq.

Sipas tij, disa prej mediave në Serbi po përhapin gënjeshtra ndaj do t’u drejtohet serbëve për t’u sqaruar gjithçka sonte në ora 21:00.

“Sonte do i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që shkelin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kanë kuptuar kurrë. Ne do t’i mundim ata. S..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë, me veturën e tij po transportoheshin shtatë shtetas të huaj

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me migrantë, me veturën e tij po transportoheshin shtatë shtetas të huaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “Kontrabandë me migrantë”.
Gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i lartcekuri, Policia ka hasur në shtatë shtetas të huaj të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.Rasti raportohet të ketë ndodhur në anën kufitare “Leposaviq-Jarinje”./Lajmi.net/

Read More