Mungesa e stafit në Gjykatën Themelore në veri ende sfidë
Mungesa e stafit në Gjykatën Themelore në veri ende sfidë
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut, po vazhdon të sfidohet nga mungesa e stafit, pas dorëheqjeve të serbëve muaj më parë.
Nga dorëheqjet e gjyqtarëve dhe stafit administrativ në gjykatën themelore në Mitrovicën e veriut, po punohet me staf të reduktuar, seancat po mbahen por vetëm në disa raste.
Avokati Bledar Gashi thotë se seancat të cilat janë tek gjyqtarët shqiptarë po mbahen rregullisht, por që seancat tjera, përpos atyre të masës së paraburgimit, nuk po realizohen.
” Është pak problem sepse ka një staf të reduktuar, kur dorëzojmë shkresat tona po vonojnë derisa shkojnë në gjykatën e apelit, por megjithatë po punojnë por me një staf shumë të reduktuar”, ka thënë Gashi.
Ndërsa Këshilli gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë se pavarësisht mungesës së stafit në këtë gjykatë, po funksionon normalisht por me vështirësi për shkak numrit më të vogël të resurseve. Ndërsa për numrin e lëndëve, ata thon..
Read More