Author: admin

TË FUNDIT

Takimi i Brukselit, reagimet e njëpasnjëshme pas ujdisë për propozimin evropian

Takimi i Brukselit, reagimet e njëpasnjëshme pas ujdisë për propozimin evropian

Pasi Kosova dhe Serbia ranë në ujdi për propozimin evropian duke theksuar, se duhen bisedime për zbatimin e tij, opozita në Prishtinë reagon me kritika ndaj kryeministrit Kurti.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën (27.02.)me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti. Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij. Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. “Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti janë pajtuar sot se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Evropian. Propozimimban titullin “marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Borrell.

Nevojiten negociata të tjera

Me..

Read More
TË FUNDIT

“Ka me ju mashtru”, Haxhiu kujton deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin

“Ka me ju mashtru”, Haxhiu kujton deklaratat e Kadri Veselit për Kurtin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas takimit të fundit që pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku edhe zyrtarisht u pranua plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka deklaruar se në marrëveshjen e publikuar në media, për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe, nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Haxhiu ka shpërndarë një video të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili në një intervistë para disa viteve kishte deklaruar se Kurti do të mashtrojë popullin edhe për dialogun, pasi që sipas Veselit, Kurti do të takohet me Vuçiqin edhe pa kushte sapo të vijë në pushtet.

“Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit… Në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurit dhe Vuçiqi asnjë fjalë ..

Read More
TË FUNDIT

Rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët: Po jetojmë për një kafshore bukë

Rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët: Po jetojmë për një kafshore bukë

Ngritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet e konsumit është bërë sfidë për qytetarët e vendit tonë.
Përkundër që çmimet e derivateve kanë nis të zbriten, qytetarët kërkojnë që të ketë ulje edhe të çmimeve për produkteve tjera.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, edhe në muajin janar të këtij viti, inflacioni ishte 0.9 për qind më i lartë se muaji dhjetor 2022, derisa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak kjo vlerë ishte 12.1 për qind. Sipas këtij raporti rritje të çmimeve ka pasur në pothuajse të gjitha produktet bazike të konsumit.

Qytetari, Gëzim Berisha, tha se kjo ngritje e çmimeve është vërejtur kohë më parë. Mirëpo, për të ndodhur kjo, ai tha se qytetarët e Kosovës nuk e kanë gjendjen ekonomike të njëjtë sikur qytetarët e shteteve të tjera të rajonit dhe BE-së.

“Kemi filluar t’i vërejmë edhe pak më herët, ka filluar të vërehet ngritja e çmimeve. Po i n..

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla për “El Periodico”: Ne nuk jemi shtet shqiptar, jemi shtet multikulturor

Gërvalla për “El Periodico”: Ne nuk jemi shtet shqiptar, jemi shtet multikulturor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka folur për zhvillimet e fundit në vend në një intervistë për gazetën katalanase “El Periodico”.
Në këtë intervistë, Gërvalla ka diskutuar për njohjen eventuale të Kosovës nga Spanja, dialogun me Serbinë dhe pozitën e serbëve në Kosovë.

Gërvalla ka deklaruar se nuk sheh ndonjë arsye pse Spanja të mos e njohë Kosovën, ndërsa ka mohuar ngjashmëritë e situatës së Kosovës dhe rajoneve autonome të Spanjës, siç është Katalonia.

Duke folur për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të Bashkimit Evropian, Gërvalla ka thënë se shpreson që këto vende të ndryshojnë qëndrim së shpejti ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Se kur do të ndodh kjo, varet nga përpjekja e bërë nga të dyja palët. Por nuk e shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodh”, ka deklaruar Gërvalla.

Tutje, Gërvalla është pyetur edhe për raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili..

Read More
TË FUNDIT

Parandalohet kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut

Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë të hënën rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte një person.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e filterëve të cigareve.

“Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Read More
TË FUNDIT

Kontrollohet një automjet në Viti, parandalohet kontrabandimi i filterëve të cigareve

Kontrollohet një automjet në Viti, parandalohet kontrabandimi i filterëve të cigareve

Policia kufitare e Kosovës ka bërë të ditur se më 27 shkurt, rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të filterëve të cigareve pa dokumentacion të rregullt, shkruan lajmi.net.

“Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000 – një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bislimi para eurodeputetëve: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke

Bislimi para eurodeputetëve: Kemi pranuar planin e BE-së, por normalizimi i plotë bëhet me njohje reciproke

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka mbajtur një diskutim para eurodeputetëve në Komitetin për Politika të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) në Bruksel.
Duke përmendur sukseset e Kosovës, Bislimi foli edhe për takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq dhe procesin e dialogut.

“Kemi treguar zotim, gatishmëri dhe konstruktivitet gjithashtu në procesin e dialogut ku sapo jemi pajtuar me propozimin e BE-së dhe negociatat për zbatimin e tij do të pasojnë së shpejti. Ne besojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje reciproke si pikë qendrore e marrëveshjes dhe respektim të së drejtave të minoriteteve në të dyja vendet”, tha Bislimi.

Ai tha se Kosova është e gatshme që të bëjë hapa shtesë për të intensifikuar përpjekjet e saj për t’u afruar me Brukselin, derisa shtoi se Kosova është një shembull në Ballkanin Perëndimor. Këtu ai përmendi edhe ratifikimin në ..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Uroj që askush mos ta akuzojë Kurtin për tradhti, ai bëri gjënë e duhur

Rama: Uroj që askush mos ta akuzojë Kurtin për tradhti, ai bëri gjënë e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me takimet e djeshme të palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Rama tha se paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen dhe se për këtë u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit.

“E mirëpres pëlqimin e të dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtare dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën”, ka shkruar Rama.

Rama gjithashtu ha se uron që kryeministrin Albin Kurti mos ta akuzojnë për tradhti.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për..

Read More
TË FUNDIT

Eurodeputeti Mandl takon Bislimin: Pas negociatave të djeshme mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë

Eurodeputeti Mandl takon Bislimin: Pas negociatave të djeshme mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka takuar zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi si dhe ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, Agron Bajramin.
Mandl përmes një postimi në Twitter tha se pas negociatave të djeshme, ende mbetet një rrugë e gjatë për t’u bërë.

Ai ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, zyrtarët e saj dhe partitë për durimin e tyre.

‘‘Pas negociatave të djeshme: Një bisedë e shpejt, herët në mëngjes me Besnik Bislimi, Agron Bajrami. Mbetet një rrugë e gjatë për tu bërë. Faleminderit zyrtarëve të Kosovës të të gjitha institucioneve dhe partive për durimin e tyre’, ka shkruar Mandl./Lajmi.net/

After yesterday‘s negotiations: Quick early morning talk with @BislimiBesnik, @AgronBajrami, @andreykovatchev. It remains a long path go to. Thanks to the Kosovo officials of all institutions and parties for their patience. #Kosovo #Kosova #RKS CC @JosepBorrellF @MiroslavLajc..

Read More
TË FUNDIT

HIB Petrol po rritet e zgjerohet edhe më shumë, së shpejti vjen edhe me 5 pika të reja në treg!

HIB Petrol po rritet e zgjerohet edhe më shumë, së shpejti vjen edhe me 5 pika të reja në treg!

Lideri kosovar i derivateve, restoraneve dhe marketeve, korporata HIB sot ka njoftuar se do ta rrisë prezencën e saj në treg edhe me 5 pika të reja moderne të HIB Petrol, duke bërë gjithsejt 26 pika të mëdha në rrjetin e bizneseve të saj në Kosovë.
“HIB Petrol po rritet dhe zgjerohet, për të qenë sa më afër klientëve të saj, kudo nëpër Kosovë. Së shpejti do të vijmë edhe me 5 pika të reja, në lokacione të reja ku më parë nuk kemi qenë prezent me pika fizike të shitjes. Së shpejti do të zbulojmë më shumë detaje për planin tonë të rëndësishëm investiv, i cili nënkupton investime të reja kapitale të korporatës HIB, ofrim të përvojës së shkëlqyeshme të produkteve dhe shërbimeve të HIB, si dhe krijim të vendeve të reja të punës në qytete të reja në Kosovë” thuhet në njoftimin e korporatës HIB Petrol.

HIB Petrol është zgjedhur si rrjeti më i mirë i derivateve në Kosovë për raportin e cilësisë n..

Read More