Author: admin

TË FUNDIT

Prishtina nga nesër themelon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca

Prishtina nga nesër themelon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca

Komuna e Prishtinës nga nesër nis themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, drejtori kjo e cila mision të saj do të ketë sigurinë humane, sigurinë në komunikacion, sigurinë e grupeve të cenueshme, sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e hapësirës publike, qentë endacak dhe sigurinë në shkolla.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama nesër do të mbajë konference për media.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen dy persona në Graçanicë, vodhen stoli ari dhe para

Arrestohen dy persona në Graçanicë, vodhen stoli ari dhe para

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Graçanicës, kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Suhodoll.
Sipas njoftimit, rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që dje, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e tij, përfshirë këtu stoli ari dhe para të gatshme.

“Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve. Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërguan në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Read More
INTERESANTE

Europa në vitin 293, Tetrarkia e Parë dhe Dardania si formacion i saj politiko-shtetërore..

Jahja Drancolli

Europa në vitin 293, Tetrarkia e Parë dhe Dardania si formacion i saj politiko-shtetërore: Në këtë ditë të vitit 293, duke ndjerë nevojën për t’u përqendruar më shumë në problemet civile dhe ushtarake, Diokleciani, perandori romak, ilir i Salonës (treevë e Splitit), zgjeroi kolegjiumin perandorak, një qeveri të quajtur Tetrarkia (Tetrarchy latine), ose katër njerëz që ndanin pushtetin në të njëjtën kohë. Bashkë me krijimin e sistemit tetrarkik, ai filloi një reformë të plotë të strukturës së Perandorisë, duke e ndarë atë në 12 dioqeza dhe këto në provinca. Ndër pronincat, ajo e Dardanisë u themelua në vitin 297!

Diokleciani ishte perandor romak nga viti 284 deri në vitin 305 të e.sonë. Ky perandor me origjinë ilire mund të konsiderohet themeluesi i vërtetë i perandorisë së vonë romake. Ai vendosi një qeverisje të quajtur Tetrarkia (lat. Tetrarchy), ose katër persona që ndanin pushtetin në të njëjtën kohë. Tetrarkia ishte një kolegjium perandorësh që përbëhej nga dy gr..

Read More
INTERESANTE

Gjetje arkeologjike në lokalitetin “Ara te Kisha” në fshatin Marali të Malishevës

Qazim Namani

Fshati Marali, komuna e Malishevës

Ekipi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës: Qazim Namani, Emin Sallahu dhe Alban Kastrati sot me datën 01.03 2023 bëmë një vizitë pune në fshatin Marali.

Me ftesë të Azem Vrenezit, sot vizituam lokalitetin arkeologjik “Ara te Kisha”, nga i cili u informuam për gjetjet e rastit gjatë aktiviteteve bujqësore në këtë lokalitet. Sipas dëshmive të Azem Vrenezit, gjatë livrimit në këtë arë janë zbuluar shtatë varreza të mbuluara me pllaka guri. Po ashtu mbi varreza janë zbuluar themelet e një objekti të kultit të hershëm që në fshat është njohur si Kisha e fshatit Marali. Pranë kishës deri vonë ka qenë edhe Kroi i Kishës, i cili me tuba është marrë nga një familje e fshatit. Gjatë livrimit të arës në lokalitetit te kisha janë zbuluar tjegulla dhe gjurmë tjera të vendbanimit.

Azemi rrëfen se të familjarët e tij disa gurë nga ky lokalitet i kishin përdorur për ndërtimin e murit rrethues të oborrit të tij. Ne e vizituam murin në..

Read More
INTERESANTE

Shqiptarët u bënë thirrje osmanëve për t’i mbrojtur nga asimilimi serb?!

Prezenca e parë e osmanëve në trojet tona shënohet në vitin 1385 në një ngjarje “të harruar” historike të cilën rrallë ose fare e gjejmë në botimet të kësaj natyre për këtë periudhë.

Në vitin 1385 ekspeditat ushtarake osmane u ftuan që të vinin në trojet tona nga feudali shqiptar Karl Topia për ta ndihmuar atë, sepse nga njëra anë i trembej synimeve të Venedikut për t’i shtënë në dorë zotërimet që kishte, dhe nga ana tjetër që të mbrohej nga presioni i vazhdueshëm i Balshajve të serbizuar tashmë nën ortodoksi.

Në këtë kontekst dhe në dritën historike të ngjarjeve, feudalët shqiptarë ishin të gatshëm që për hir të ruajtjes së identitetit të sapo ndërtuar pas mbarimit të gjenocidit të Car Dushanit, të bashkëpunonin me osmanët për të ruajtur integritetin territorial.

Burimi; “Religion in Albania during the Ottoman Rule” në “Balkan Cultural Studies”, New York, 1980, f.152

(Shkupi i vjetër dhe i ri)

Shekulli Agency
The post Shqiptarët u bënë thirrje osmanëve për t’i mbrojtur nga asimil..

Read More
TË FUNDIT

Autori i dy vrasjeve në Tiranë, ende i lirë

Autori i dy vrasjeve në Tiranë, ende i lirë

Një vrasje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Paskuqan ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.
Autori i vrasjes Dani Hutra shkoi në shtëpinë e ish- bashkëshortes dhe qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë ku ajo jetonte.

40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy të plagosurat janë koshiente, gjendje shëndetësore stabël, nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor.

Pas kësaj masakre ndalesa e radhës ka qenë në Kodër Kamëz ku ka ekzekutuar në oborrin e banesës Etleva Kurtin, 31-vjeçe.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që Hutra ka pasur në burg me vëllain e viktimës Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ag..

Read More
TË FUNDIT

Gjenden dy fëmijët e humbur në Pejë

Gjenden dy fëmijët e humbur në Pejë

Janë gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dy fëmijët nga Peja, të cilët nga nënë e tyre ishin raportuar si të humbur.
Lajmin për gjetjen e fëmijëve e ka konfirmuar nëna e dy fëmijëve Ardiana Kelmendi, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e policisë të Rajonit të Pejës, Fadil Gashi është shprehur se ky rast nuk ishte raportuar në polici, por ë konfirmon se fëmijët janë gjendur.

“Rasti nuk është lajmëruar në polici, por fëmijët pasi kanë përfunduar orarin e procesit mësimor ishin larguar për një kohë. Ani pse, rasti nuk është lajmëruar në polici, nëna e tyre e ka konfirmuar se fëmijët janë gjendur.”, ka thënë Gashi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti takohet me kryeministrin maqedon, flasin për projektin e rrugën Prizren-Tetovë

Kurti takohet me kryeministrin maqedon, flasin për projektin e rrugën Prizren-Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se Kurti e Kovaçevski kanë biseduar më marrëdhëniet e dy vendeve dhe projektet e përbashkëta, mirëpo theksi ka qenë të rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit dhe projekti i rrugën Prizren- Tetovë.

“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.”

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti takoi Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovacevski.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së V..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa s’e kursen Pecin, e quan “fëmijë të rrugës” që Kurti e Osmani e kanë bërë ministër

Mustafa s’e kursen Pecin, e quan “fëmijë të rrugës” që Kurti e Osmani e kanë bërë ministër

“Monitoroje tensionin”. Kjo ishte pika që ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përdori si argument kundrejt ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmendi presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vetëshitur”.
Mustafa në postimin e tij i kërkoi Osmanit të tregojë nëse pika 7 e planit evropian bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës e kjo shkaktoi reagimin e Pecit. Ky, Mustafën e quajti “pensionist” e ekonomist të vetëshitur. Madje i bëri thirrje “ta monitorojë tensionin” sepse siç thotë Peci, Asociacioni iu la Kosovës si barrë nga pikërisht Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se nuk është hera e parë që ish-funksionarë të LDK-së flasin në këtë gjuhë ndaj ish-kryeministrit, lajmi.net ka kontaktuar me vet Isa Mustafën për ta pyetur në lidhje me qëndrimin e tij për këto komente të Pecit.

Mustafa nuk është kursyer aspak në përgjigj..

Read More
TË FUNDIT

Zëvendëssekretari i NATO-s: Kërkojmë përparim të mëtejshëm në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi

Zëvendëssekretari i NATO-s: Kërkojmë përparim të mëtejshëm në normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirce Geoana, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Twitter, Geoana ka thënë se mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e normalizimit.

Gjithashtu, ai ka shkruar se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, thuhet në postimin e tij

Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the p..

Read More