Author: admin

TË FUNDIT

“Ti je djali i Millosheviqit”, “Mshele gojën bre budallë” – Haxhiu tregon detaje nga takimi i parë Kurti-Vuçiq

“Ti je djali i Millosheviqit”, “Mshele gojën bre budallë” – Haxhiu tregon detaje nga takimi i parë Kurti-Vuçiq

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për takimin e parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se nuk ka qenë takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin.
Haxhiu tha se ishte i pari Kurti që i tha Vuçiqit se “ ti je djali I Millosheviqit’, ndërsa Vuçiq ia kthen në gjuhën serbo-kroate “Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, do ta kisha fut një shuplakë)”.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuciq nuk kanë dialoguar në dy takimet e4para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuciqit, i lutet që të flet në serbo=-kroatisht dhe i thotë: Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofend..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan: ShBA nuk mbështet diçka që veç një grimcë mund t’i ngjajë “Republikës Serbe”

Ambasadori amerikan: ShBA nuk mbështet diçka që veç një grimcë mund t’i ngjajë “Republikës Serbe”

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij nuk do ta mbështesë një Asociacion që mund t’i ngjajë Republikës Srpska.
“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”.

Kjo është deklarata e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kur pyetet se cili është qëndrimi i ShBA-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për Debat Plus, Hovenier ka deklaruar se ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Por, dua të jem shumë i qartë dhe e kam thënë këtë shumë herë tashmë, dhe me siguri do ta them prapë: Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që shkel Kushtetutën e saj; Shtetet e Bashkuara nuk po i kërkojnë Kosovës që të bëjë diçka që n..

Read More
TË FUNDIT

​Krasniqi: Emigrimi masiv i punëtorëve po godet rëndë ekonominë e Kosovës

​Krasniqi: Emigrimi masiv i punëtorëve po godet rëndë ekonominë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot një ndërmarrje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e punëtorëve që po ikin masivisht nga Kosova.
“Gjatë vizitës në Kamenicë, sot kam vizituar Fabrikën e mobiljeve, ku pronari Adil Kryeziu shprehu shqetësimin se punëtorët që kanë përvojë pune po ikin për punë në Kroaci dhe vende tjera të Bashkimit Evropian”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

Krasniqi tha se shumë të rinj nga i gjithë vendi po e braktisin Kosovën në kërkim të persepektivës dhe rritjes së mirëqenies në shtetet tjera.

“Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur, dhe shumë biznese rrezikojnë të shuhen në të ardhmen për shkak të mungesës së burimeve njerëzore”, tha ai.

“Prandaj, detyrë e jona e përbashkët duhet të jetë kthimi i besimit në institucione, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, përmes të cilave krij..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Vuçiqi mbrëmë e shkeli nenin 4 të propozimit të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se mbrëmë e ka shkelur nenin 4 të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, Vuçiqi e ka shkelur propozimin e BE-së duke u zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, tha Kurti në një postim në Twitter.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiqi janë pajtuar në Bruksel që të mos ketë diskutime shtesë në lidhje me propozimin e BE-së. Megjithatë, ata nuk i kanë vendosur nënshkrimet në draft-dokumentin e BE-së për normalizim marrëdhëniesh.

Read More
TË FUNDIT

Bislimi: Kosova nuk mund të krijojë Asociacion me kompetenca ekzekutive

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se për asociacionin nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

Zv/ kryeministri ka folur edhe për njohjen nga Serbia duke thënë se ka avancim nga njohja de-facto në de-jure.

Bislimi ka folur edhe për shumë detaje të tjera në televizionin publik.

Neni 7 i Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, i cili flet për një “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Në Nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për f..

Read More
TË FUNDIT

Çka është “diplomacia fluturuese” e Lajçakut dhe sa do të ketë efekt në dialog?

Miroslav Lajçakut do t’i bie shpesh të hipë në aeroplan, këto ditë. Sikurse puna e mjetit të transportit tashmë do të shquhet edhe metoda e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian në fazën e re të dialogut.

Emisari special do ta përdorë diplomacinë fluturuese që, përmes takimeve ndarazi në Prishtinë e Beograd, t’i përafrojë qëndrimet e Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit, në distancë nga njëri-tjetri.

Sipas njohësit të politikave evropiane, Emir Abrashi, kjo mënyrë negocimi i shmang temat e reja në tavolinë.

“Palët qëndrojnë në distancë, ndërmjetësuesi negocion me secilën palë veç e veç, deri të arrijnë një marrëveshje. Në këtë aspekt kjo mund të jetë efektive nëse është gjykuar se ulja e palëve në tryezë mund të nxjerrë tema të reja që mund ta vonojnë arritjen e një marrëveshjeje”, thotë ai.

Mirëpo, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se është vështirë t’iu iket mospajtimeve.

“A do të ketë sukses, në këto rrethana është e vështirë, sepse po vërehet që palët kanë..

Read More
TË FUNDIT

Vdes 17-vjeçari, vuante nga një sëmundje e rëndë

Vdes 17-vjeçari, vuante nga një sëmundje e rëndë

Ardit Gashi, 17-vjeçari i cili vuante nga një sëmundje e rëndë tash e një kohë të gjatë, sot ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur humanisti i njohur Halil Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkruan lajmi.net.

“O Ardit i mire o Ardit i ëmbël. Shkove me pushu se të ka lodhë sëmundja shumë. Tregoj Zotit Ardit për veprimtarinë tonë ndërsa ne kemi me dëshmu për bamirësinë tënde. Ngushllime familjes e ngushëllime edhe neve Shoqatës, ti dhe familja e juaj ishit donator të hershem në Shoqaten tone”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Postimi i plotë i Kastratit:

Read More
TË FUNDIT

Peci i përgjigjet sërish Mustafës: Të paktën mua nuk më ka bërë ministër Rrahman Morina

Peci i përgjigjet sërish Mustafës: Të paktën mua nuk më ka bërë ministër Rrahman Morina

Një “debat” virtual ka ndodhur sot mes ish- kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
“Monitoroje tensionin”. Kjo ishte pika që Peci, përdori si argument kundrejt ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmendi presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vetëshitur”.

Ndërsa, Mustafa për lajmi.net iu ishte kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret me “rrugaçë”, e rrjedhimisht, as me ministrin Peci, të cilin Vjosa Osmani e Albin Kurti e kanë bërë ministër.

“Me rrugaçët nuk jam marrë asnjëherë, prandaj nuk shoh arsye të merrem as me Pecin. Është thjeshtë një sjellje e një fëmiu të rrugës, të cilin Vjosa dhe Albini e kanë bërë ministër”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Pas, kësaj ka reaguar përsëri ministri Peci duke thënë se te paktën nuk është bërë ministër nga Rrahman Morina.

“E vertete qe Znj. ..

Read More
TË FUNDIT

Pas 18 vitesh në detyrë, Leutrim Tërshnjaku jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Pas 18 vitesh në detyrë, Leutrim Tërshnjaku jep dorëheqje nga Policia e Kosovës

Leutrim Tërshnjaku, pas 18 vitesh pune në Policinë e Kosovës, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Tërshnjaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

“Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare. Ishte kënaqësi që pata mundësinë të kontribuoj sado pak në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, racore apo religjioze, vlera këto të kultivuara dhe mirëmbajtura në POLICINË E KOSOVËS që nga fillimi i funksionimit të saj”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Tërshnjaku i ka uruar shëndet dhe suksese kolegëve të tjerë që janë pjesë e policisë, duke mos përmendur ndonjë arsye për dorëheqjen e tij.

Kujtojmë se dorëheqja e Tërshnjakut vjen në kohën kur kushtet e zyrtarëve policorë në Kosovë kanë qenë temë diskutimi, duke marrë parasysh edhe reagimin e..

Read More
TË FUNDIT

Vazhdon “grindja” Mustafa- Peci: Të paktën nuk më ka bënë ministër Rrahman Morina

Vazhdon “grindja” Mustafa- Peci: Të paktën nuk më ka bënë ministër Rrahman Morina

Një “debat” virtual ka ndodhur sot mes ish- kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
“Monitoroje tensionin”. Kjo ishte pika që Peci, përdori si argument kundrejt ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmendi presidenten Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen në Bruksel, duke e quajtur si juriste e zonja “e vetëshitur”.

Ndërsa, Mustafa për lajmi.net iu ishte kundërpërgjigjur duke thënë se nuk merret me “rrugaçë”, e rrjedhimisht, as me ministrin Peci, të cilin Vjosa Osmani e Albin Kurti e kanë bërë ministër.

“Me rrugaçët nuk jam marrë asnjëherë, prandaj nuk shoh arsye të merrem as me Pecin. Është thjeshtë një sjellje e një fëmiu të rrugës, të cilin Vjosa dhe Albini e kanë bërë ministër”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Pas, kësaj ka reaguar përsëri ministri Peci duke thënë se te paktën nuk është bërë ministër nga Rrahman Morina.

“E vertete qe Znj. Vjosa ..

Read More