Author: admin

TË FUNDIT

Guvernatori Mehmeti jep sqarime pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së

Guvernatori Mehmeti jep sqarime pas deklaratave të kryetarit të Bordit të BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti të mërkurën ka dhënë një sqarim të gjatë pas deklaratave të kryesuesit të Bordit, Bashkim Nurboja para anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me integritetin dhe arsyetimet për mos përfshirjen në listën e emrave të kandidatëve të parin e këtij institucioni.
Guvernatori Mehmeti me anë të një reagimi publik thotë se nga data 28 mars të vitit 2022, Bordi i BQK-së është njoftuar se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, kompetencat e guvernatorit i janë deleguar zëvendësguvernatorit.

“Gjatë kohës që kam qenë në pushim mjekësor, një sigurues, i cili ka rezultuar në mungesë të kapitalit, ka plotësuar këtë mungesë me injektim të kapitalit dhe ushtruesi i detyrës të guvernatorit ka lëshuar komunikatën lidhur me përputhshmërinë e sektorit të sigurimeve me kërkesat ligjore të BQK-së”, shkruan Mehmeti.

Mehmeti përmend edh..

Read More
TË FUNDIT

Punëtorët teknikë të pesë shkollave në kryeqytet nga nesër bojkotojnë punën

Punëtorët teknikë të pesë shkollave në kryeqytet nga nesër bojkotojnë punën

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se sot është marrë vendim që punëtorët teknikë të pesë shkollave në kryeqytet nga nesër nuk do të kryejnë shërbimet e tyre.
Kjo sipas Azemit, është për shkak të mospagesës së pagave për muajin shkurt.

Siç është bërë e ditur, punëtorët teknikë që nuk do të kryejnë shërbimet në punojnë në shkollat: Shkolla e Muzikës, Bujqësisë, Model, Ekonomia, Gjimnazi Matematikor.

“Shkas është mos pagesa e pagave për muajin shkurt, pasi që nga drejtoria e arsimit na është thënë se kanë probleme të brendshme lidhur me pagën e muajin shkurt , e që ky avaz mund të zgjatë edhe më shumë. Në rast të infektimit të ndonjë nxënësi dihet kush është fajtori , ne nuk kryejmë shërbime pa na i ber pagesat tona , nuk jemi të pasur për të punuar për ata që marrin paga të majme , dhe nuk kryejnë detyrat e tyre ligjore.”, është bërë e ditur në njoft..

Read More
TË FUNDIT

Alarmon Kurti, ende pa u nënshkruar thotë se Serbia po do ta shkelë pikën 4 të planit evropian

Alarmon Kurti, ende pa u nënshkruar thotë se Serbia po do ta shkelë pikën 4 të planit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka tendenca për të shkelur pikën 4 të propozimit të Bashkimit Evropian.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se kjo po ndodhë pasi që Vuçiq u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, shkruan lajmi.net.

Kurti ka thënë se normalizimi i raporteve mes dy shteteve është i mundur vetëm nëse ato diskutojnë në mirëbesim dhe se sipas tij, Serbia ka vendosur mos ta bëjë këtë.

Postimi i plotë:

Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Pikës 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet, shkruan lajmi.net.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

02.03.2023
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Prishtinë
1.
Nga NS 110/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Lumi i Madh-Prugovci (kodi:15019008)) prej orës 11:00 deri 13:00
Vendet: Raskovë, Bakshi, Mulliri Prugovc, Nici Petrol,Te Sherifi, Bazeni Halim Thaqi, Amazona, Lumi i Madh, Stanovc i Epërm, Stanovc i Ulët, Berishët, Bujaria, Pllashnikët, Burimi Sh.P.K, Vehbi Pllana privat, Barileva sh.p.k.Oti Petrol,n.t.p Loli, Bakshi 1 dhe 2 dhe Milloshevë te shkolla.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikave të nxehta (ndërprerje emergjente).
2.
Nga NS 110/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 10..

Read More
TË FUNDIT

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

Me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në vizitë zyrtare drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj dhe major Mentor Ibrahimi.
Sipas njoftimit, gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

“Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, u nënshkrua Plani bilateral për vitin 2023. Ndër të tjera, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga kolonel Cakaj, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite janë dhjetëra pika të mbetura edhe nga disa seanca, përfshirë edhe nga dhjetori i vitit të kaluar.
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e ener..

Read More
TË FUNDIT

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Është zbuluar e kaluara e frilkshme e Ramazan Hutrës, njeriut që vrau mesditën e sotme gruan dhe kunatën e tij.
Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin, ndërsa ai ishte dënuar për dhunë në familje, dënim të cilin e kishte përfunduar më 16 shkurt të këtij viti.

Ndërsa pa u mbushur dy javë, ai qëllon me vdekje gruan e tij.

Vrasja e Etleva Kurtit ne Bathore, ende nuk ka autor të identifikuar deri në këto momente ndërsa bilanci i ngjarjes në Paskuqan është:

Mevlute Hysa viktimë

Hasime Dafku viktimë

Elena Hysa e plagosur

Kujtime Hysa e plagosur

VRASJA E GRUAS NE 2007-n

Por e shkuara e Ramazan Hutrës nuk mbaron me ka..

Read More
TË FUNDIT

41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se 41 nënoficerë janë certifikuar suksesshëm në Komandën e Doktrinës së Stërvitjes, si liderë luftarakë.
“Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”,tha Mehaj.

Ministri u shpreh se në kuadër të FSK-së vazhdojnë drejt sukseseve të reja./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje sot qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.“, u bë e ditur në njoftim.

MSh potencoi se dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe se qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.

Read More
TË FUNDIT

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Trafikut në kuadër të Mitrovicës së Jugut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë dhe në rrugët lokale ka identifikuar dy vetura të cilat ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara.
Identifikimi i këtyre veturave ka rezultuar se në në në këto zona po vozitej në 80-150 km/h dhe në zonën 40-100 km/h, transmeton lajmi.net.

“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit dhe dërgim i lëndës në gjykatën kompetente sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor “,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

Read More