Author: admin

TË FUNDIT

Policia me aksion kundër fajdeve në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan

Policia me aksion kundër fajdeve në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan

Policia e Kosovës, saktësisht Njësitë e Specializuara janë duke realizuar një operacion policor që në orët e para të mëngjesit.
Aksioni në fjalë është vazhdimësi i rastit të njohur si “Brezovica”.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar rastin duke dhënë detaje shtesë.

Ai njoftoi se në orët e hershme të mëngjesit, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka filluar realizimin e një operacion policor i cili përfshin disa lokacione në katër rajone: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut dhe Gjilan.

Po ashtu është bërë e ditur se operacioni ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fajdeve.

“Operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas operacionit policor”,tha Kelani.

Ndryshe operacioni është konfirmuar edhe nga prokurori Rasim Maloku.

“Është duk..

Read More
TË FUNDIT

Avionët nga Kosova do të fluturojnë përmes Shqipërisë, zvogëlohet edhe çmimi i biletave Avionët nga Kosova do të fluturojnë përmes Shqipërisë, zvogëlohet edhe çmimi i biletave

Koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.

Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje – do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, thotë për Radion Evropa e Lirë Albion Idrizi, magjistër i aviacionit.

Aktualisht, thotë ai, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër, por nuk ësht..

Read More
TË FUNDIT

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, autonomi apo qeverisje e nivelit lokal?

Neni 7 i Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, i cili flet për një “nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, nënkupton “pushtet të ndërmjetëm ose përkufizim të ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas tij, vetëqeverisja për komunitetin serb në Kosovë, që përmendet në marrëveshje, “nuk është as në nivel të Republikës e as në nivel lokal”.

Një nivel i tillë i qeverisjes, shton ai, do të ishte i mundur me ndryshimin ose plotësimin e ligjeve të caktuara.

Për Marrëveshjen drejt normalizimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan më 27 shkurt, në një takim në Bruksel.

Profesori i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se fjala “vetëmenaxhim” në këtë marrëveshje mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por se ai, personalisht, beson se k..

Read More
TË FUNDIT

​Kuvendi vazhdon seancën me 52 pika të papërfunduara

​Kuvendi vazhdon seancën me 52 pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën janë paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara të vitit 2022, por edhe të këtij viti.
Sipas njoftimit, seanca nis në orën 10:00, në të cilën ndër të tjera është paraparë votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031, interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Gjithashtu, e papërfunduar është edhe debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, dhe shumë pika të tjera.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financ..

Read More
TË FUNDIT

​Lugina e Preshevës, 31 vjet që kur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

​Lugina e Preshevës, 31 vjet që kur shqiptarët kërkuan bashkim me Kosovën

Më 1 dhe 2 mars shënohet 31 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.
Para 26 vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ –së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale t..

Read More
TË FUNDIT

Moti i vranët dhe me riga shiu

Moti i vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.
Nesër do të jetë moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset malore shi dhe borë.

Sot dhe nesër parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Do ta kisha duartrokitur Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen, nuk na dërgon përpara

Molliqaj: Do ta kisha duartrokitur Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen, nuk na dërgon përpara

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE.
Sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm.

Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

“Do ta kisha duartrokitur dhe do ta kisha përmendur secilën herë në studio, përveç kritikave që i kam, nëse Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje. Unë dhe Kurtit nuk do të na bashkohen kurrë rrugët polititkisht. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën, saqë minimalisht Kurti nuk duhet ta bëjë. Kurti kurrsesi”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Molliqaj tha se nëse Kurti e nënshkruan marrëveshjen, do ta shkatërrojë trashëgiminë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo marrëveshje është e ke..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet Dan Hutra, vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë

Arrestohet Dan Hutra, vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në Tiranë

Pas disa orësh arratisje, është kapur dhe arrestuar autori i masakrës së trefishtë në Tiranë, Dan Hutra. Ai është kapur nga policia në Kombinat, ku fshihej prej më shumë se 6 orësh.
Dan Hutra, rreth mesditës së kësaj të mërkure tronditi kryeqytetin me 3 ngjarje të ndryshme kriminale duke lënë pas 3 gra të vrara dhe 3 të tjera të plagosura në më pak se një orë. Gjakftohtë dhe i armatosur ai u përlesh fillimisht me Marjana Gurakuqin ne Astir duke tentuar t’i marrë paratë duke e lënë atë të plagosur me thikë në dorë. Më pas ai shkoi në banesën e familjes së ish bashkëshortes së tij Elena Hysës në zonën e kodër Kamzës ku qëlloi me breshëri drejt grave të familjes.

Dan Hudra është afruar në oborrin e banesës së familjarëve të ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë pa jetë motrën e gruas dhe nusen e vëllait të saj dhe plagosi ish bashkëshorten dhe nënën e saj. Gjakftohtë pasi kreu krimin ai u l..

Read More
TË FUNDIT

​Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy të arrestuar dhe një në arrati

​Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy të arrestuar dhe një në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 23 vjeçar me inicialet D. K dhe një 32 vjeçar me inicialet D. A, të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur më datë 13 janar në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore me ç’ rast policia identifikoi tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

“Pjesë e operacionit policor për arrestimin e të dyshuarve ishin edhe tri bastisje të kryera në tri lokacione të ndryshme të piketuara si vendndodhje e të dyshuarve. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, për dy të dyshuarit e arrestuar, të cilët me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të sht..

Read More
TË FUNDIT

Gashi: Asociacioni i pranuar nga Kurti, shkon përtej asaj që kanë nënshkruar Mustafa e Thaçi

Gashi: Asociacioni i pranuar nga Kurti, shkon përtej asaj që kanë nënshkruar Mustafa e Thaçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, konsideron se plani evropian lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe shkon përtej asaj që kanë nënshkruar ish-kryeministrat, Hashim Thaçi (2013) e Isa Mustafa (2015).
Gashi tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë plan e ka quajtur si bazë e mirë dhe të njëjtën veçse e ka pranuar.

“Komunat me shumicë serbe në Kosovë do të kenë një formë të veçantë të vetëmenaxhimit – Kurti duhet të sqarojë se çfarë nënkupton vetëmenaxhimi, problemi tjetër, një kanal special për serbët e Kosovës në komunikim me Qeverinë e Kosovës, çfarë nënkupton kjo president apo ambasador?”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

“Kjo nuk ka qenë më herët, ajo që kam mundur të vërej unë është që shumica e analistëve e kanë interpretuar sikur kjo është Asociacioni – kjo është përtej saj dhe është përtej asaj çka kanë nënshkruar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Kj..

Read More