Author: admin

TË FUNDIT

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej

Në rast të liberalizimit të vizave, fuqia e pasaportës së Kosovës do të katërfishohej

Përfundimi i procesit të shumëpritur të liberalizimit të vizave, përveç që do të lehtësonte lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës do të katërfishonte fuqinë e pasaportës së saj.
Bazuar në indeksin e pasaportave të VisaGuide.World, e cila renditë pasaportat e 199 shteteve, qytetarët e të cilave mund të lëvizin pa viza, në rast të liberalizimit të vizave, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, dhe rrjedhimisht fuqia e passaportës së saj pothuajse do të katërfishohej.

“Në VisaGuide.Passport Index, pasaporta e Kosovës renditet e 195-ta në botë me Passport Score prej 10.39. Nën të janë të rankuara pasaporta e Irakut, Sirisë, Somalisë dhe Afganistanit. Në rast të liberalizimit të vizave nga BE, Kosova do të lëvizte për 93 pozita, në vendin e 102-të, dhe fuqia e pasaportës do të katërfishohej pothuajse, dhe do të arrinte në 38.93,” sipas Besart Bajramit, themelues i VisaGuide.World.

Edhe pse ngritja për 9..

Read More
TË FUNDIT

Bastiset shtëpia e një personi të dyshimtë në Prizren, gjenden narkotikë, para e armë të ndryshme

Bastiset shtëpia e një personi të dyshimtë në Prizren, gjenden narkotikë, para e armë të ndryshme

Policia e Kosovës ka kryer dje një bastisje në rajonin e Prizrenit. Me këtë rast njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e një prej të dyshuarve, ku gjatë kryerjes së kësaj bastisje tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.
Në lidhje me këtë rast gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si:

• Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

• Dy peshore digjitale

• Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.

• Pistoletë me njё karikator me 4 fishek

• Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.

• Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike.

• Dyzet (40) stega plastike,

• Dy (2) rolle me foli plastike,

• Njё(1) rolle foli alumini,

• Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

Pas përfun..

Read More
TË FUNDIT

Viktima tenton të kryejë vetëvrasje, thotë se një mashkull i kishte bërë presion psikik

Viktima tenton të kryejë vetëvrasje, thotë se një mashkull i kishte bërë presion psikik

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të “nxitjes në vetëvrasje”.
Viktima femër ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Detaje të reja nga rasti “Brezovica”, Policia me aksion në autosallone, shtëpi e lokale të shumta në disa komuna

Detaje të reja nga rasti “Brezovica”, Policia me aksion në autosallone, shtëpi e lokale të shumta në disa komuna

Prokuroria Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me aksionin policor që po kryhet sot në kuadër të luftimit të fajdeve në disa lokacione të Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive, lokaleve dhe autosalloneve.

“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kos..

Read More
TË FUNDIT

Dhunohet një femër në Viti, arrestohet i dyshuari

Dhunohet një femër në Viti, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunim.
Në njoftimin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se ka kryer veprën “Dhunim”, ndaj viktimës femër.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Një femër ndiqet dhe ngacmohet seksualisht derisa po shkonte drejt banesës së saj në Prizren

Një femër ndiqet dhe ngacmohet seksualisht derisa po shkonte drejt banesës së saj në Prizren

Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një mashkull i dyshimtë.
E njëjta ka njoftuar se me të arritur tek hyrja, i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht.

Në lidhje me rastin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prizren./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policëve u hiqet shtesa e rrezikshmërisë – Zeqiri: Zyrtarët policorë janë të pakënaqur dhe të mllefosur

Policëve u hiqet shtesa e rrezikshmërisë – Zeqiri: Zyrtarët policorë janë të pakënaqur dhe të mllefosur

Pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, të cilën ata e kanë marrë që nga themelimi.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe mllef te shumica e pjesëtarëve, ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Sipas kryesindikalistit Zeqiri, “më shumë se 90 për qind” e policëve janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt. Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël ka një ngritje të vogël të pagës, nga 20 deri në 90 euro, që ka ardhur kryesisht nga përvoja e punës së personit. Derisa te pjesa e stafit civil, ka edhe ulje të pagave.

“Pas ekzekutimit të pagave, unë kam pasur shumë telefonata e takime fizike me kolegë dhe janë shumë të pakënaqur me atë se çfarë ka ndodhur. Arsyeja e parë është se pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, shtesë kjo që është pranuar që nga themelimi i policisë e deri më..

Read More
TË FUNDIT

Autor i masakrës së trefishtë planifikoi vrasjet në burg

Autor i masakrës së trefishtë planifikoi vrasjet në burg

Autori i masakrës së trefishtë ditën e djeshme në Tiranë, Dan Hutra i kishte planifikuar vrasjet në ambientet e burgut, sapo të dilte nga qelia.
Burime për Abc News bëjnë me dije se Hutra kishte në plan të vriste edhe një person të katërt. Këtë gjë, ai ia tha policisë sapo e prangosën në kodrat e Sharrës.

40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas masakrës në Paskuqan, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente.

Sipas burimeve nga policia, Hutra ishte i mirëarmatosur me municione, ndërsa ishte çështje kohe të qëllonte nëse nuk do të ishte vënë në pranga.

Policia shpjegoi dinamikën e ngjarjeve të rënda të së mërkurës, ku Hutra ka shkuar fillimisht në Astir dhe ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece.

Më pas, shkoi me një makinë që e kishte marrë me qera, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Ai plagosi me armë zjarri shtetaset El..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak tregon vendin e takimit të radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq

Lajçak tregon vendin e takimit të radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
Takimi i dyshes është zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Por përpos dakordimeve për planin evropian, nga asnjëra palë nuk ka patur ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Pas përfundimit të këtij takimi ishte vetë shefi i Politikës së Jashtme dhe Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell i cili theksoi se takimi i radhës në mes Kurtit dhe Vuciq do të jetë në mars, por jo në Bruksel.

Ndërsa është vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i cili ka njoftuar se takimi i 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai pati një takim me zv/kryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, të cilin e falënderoi që po e mundësojnë lokacionin e Ohrit për takimin e radhës.

“Pata një takim të..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Asociacioni nuk është produkt i Kurtit, përgjegjës janë dy partitë nënshkruese

Haradinaj: Asociacioni nuk është produkt i Kurtit, përgjegjës janë dy partitë nënshkruese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e tij për propozimin franko-gjerman i cili është pranuar nga palët në dialog, Kosova dhe Serbia në takimin e fundit në Bruksel të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ka shtuar se marrëveshje e 27 shkurtit në Bruksel nuk është produkt i kryeministrit Kurti.
Haradinaj në emisionin “Politiko” në Kanal 10 tregoi pse nuk kishte pranuar të zbatohej marrëveshja për Asociacionin.

Fajin për këtë, ai ia ka hedhur edhe qeverive nënshkruese të kësaj marrëveshje, siç janë PDK-ja e LDK-ja tashmë parti opozitare.

“Kosova nuk është se i ka mungu dëshira për ta përmbyllur një marrëveshje me Serbinë, por Serbia nuk ka qenë e gatshme. Tani ka ekzistu një rrezik, një kohë është kundërshtuar Asociaiconi nga opozita”
“Në qeverisjen time, ne kemi përgatitur opsione se si do të dukej Asociacioni por jemi frikës..

Read More