Author: admin

TË FUNDIT

Krasniqi-Kurtit: Nuk ke pse të ikësh e as të frikësohesh nga deputetët

Krasniqi-Kurtit: Nuk ke pse të ikësh e as të frikësohesh nga deputetët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është dita e katërt që kur kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin evropian.
Ai ka thënë se është po ashtu dita e katërt që gjithandej në Kosovë diskutohet për këtë marrëveshje dhe për pasojat eventuale që sjell ajo në mungesë të qartësimit të çdo pike të saj.

Sipas tij, një politikan i ndërgjegjshëm do të kishte shkuar vet në seancë për të raportuar, pa ndonjë mocion.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka pse të ikë e as të frikësohet nga deputetët.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë pune më të rëndësishme ka kryeministri se me ardh në Kuvend e me iu drejtu deputetëve e qytetarëve. Po flasim për një marrëveshje preambula e së cilës heq dorë nga njohja e ndërsjellë, neni 10 specifikon se pa njohje të ndërsjellë pranon asociacionin. Nga ajo që kemi parë është që ajo marrëveshje nuk mund të fuqizohet pa u ratifikuar në..

Read More
TË FUNDIT

Edhe AAK kërkon raportim të Kurtit: Jemi në terr informativ

Edhe AAK kërkon raportim të Kurtit: Jemi në terr informativ

Në Kuvendin e Kosovës është kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të marrë pjesë në seancë e të flitet për takimin e fundit në Bruksel në mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Madje nga LDK-ja pati edhe një mocion procedural ku kërkohet raportimi i Kurtit në Kuvend.

Kjo është përkrahur edhe nga PDK-ja dhe AAK-ja.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se gjenden në terr informativ sa i përket dialogut dhe e gjithë kjo për shkak të mostransparencës së qeverisë.

Me këtë ai u shpreh se edhe AAK e mbështet kërkesën e LDK-së, që kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në kuvend për propozimin evropian.

”Jemi në terr informativ për dialog. Nuk është luftë partiake. Ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend. E mbështes kërkesën e Abdixhikut. E di që shumë prej jush që nuk pajtohemi edhe me qëndrimin tonë që e kemi pasë. Por është koha që të marrim një ven..

Read More
TË FUNDIT

Britanikët pritet të fillojnë kërkimet, ky është fshati ku dyshohet se fshihen 640 tonë ar në dalje të Prishtinës

Britanikët pritet të fillojnë kërkimet, ky është fshati ku dyshohet se fshihen 640 tonë ar në dalje të Prishtinës

Kompania hulumtuese dhe zhvilluese e minierave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e fokusuar në Europën Juglindore, Western Tethyan Resources Ltd (“WTR”) pritet të fillojë kërkimin e arit në fshatin Slivovë që ndodhet jo larg Prishtinës.
Sipas kompanisë, dyshohet se pasuria e arit mund të jetë rreth 640 ton. Kompania britanike ka kohë që e ka fituar projektin e quajtur “Projekti i Arit Slivova” dhe ka plot shtatë vite që mirret me këtë projekt. Zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Western Tethyan Resources Ltd (“Kompania” ose “ëTR”) ka kënaqësinë të njoftojë publikun se ka përfunduar vlerësimin e biznesit për projektin hulumtues dhe minerar të arit Slivova në Kosovë dhe është në pritje të kompletimit të marrëveshjes definitive të përfitimit me Avrupa Minerals Ltd. Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë f..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Nga unë s’e dëgjoni “Bac u kry”, sepse s’është përmbushur ideali për bashkimin me Shqipërinë

Kurti: Nga unë s’e dëgjoni “Bac u kry”, sepse s’është përmbushur ideali për bashkimin me Shqipërinë

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi është personalitet historik.
Kurti në këtë intervistë ka fol edhe për Ibrahim Rugovën e Adem Demaçin.

I pyetur se çfarë të përbashkëte kanë figurat si Adem Demaçi, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, Kurti ka thënë se të tri figurat duhen kujtuar me respekt.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra. Nuk më lejohet mua si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës të komentoj apo të bëj kritika ndaj personaliteteve historike, në kuadër të kontributeve të tyre për Kosovën. Le të merren me këtë gjë historianët. Unë e kam për detyrë t´i respektoj e t´u jem..

Read More
TË FUNDIT

Rasti ‘Brezovica’/ Këto janë qytetet ku po zhvillohet aksioni policor për fajde

Prokuroria Themelore në Ferizaj, bashkë me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë ATK-në dhe Doganën kanë zhvilluar një aksion në kuadër të rastit “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto salloneve, sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 l..

Read More
TË FUNDIT

“Ti je Millosheviq”, zënkat mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimet e para në Bruksel

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për takimin e parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se nuk ka qenë takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin.

Haxhiu tha se ishte i pari Kurti që i tha Vuçiqit se “ ti je djali I Millosheviqit’, ndërsa Vuçiq ia kthen në gjuhën serbo-kroate që do me thënë (mshele gojën bre budall, do ta kisha fut një shuplakë)”.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuciq nuk kanë dialoguar në dy takimet e4 para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuciqit, i lutet që të flet në serbo=-kroatisht dhe i thotë: Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”.

Tutje, Haxhiu thotë se Kurti në takimet e para ka shkuar me n..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Qeveria Kurti degradoi pagat e mjekëve, policëve e ushtarëve, ndërsa rritën pagat për kryeministrin e ministrat

Tahiri: Qeveria Kurti degradoi pagat e mjekëve, policëve e ushtarëve, ndërsa rritën pagat për kryeministrin e ministrat

Edhe pse ishte pritur për shumë kohë, Ligji i Pagave në sektorin publik nuk i ka gëzuar fare shumë prej zyrtarëve publikë.
Anipse pritej që përmes këtij ligji të mundësohet ngritja e pagave, një gjë e tillë duket se nuk ndodhi.

Madje në kuadër të zyrtarëve policorë dhe të tjerëve theksohet se pati rënie të pagës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri theksoi se në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka degraduar pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjerë që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave.

“Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”,tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Avionët nga Kosova do të fluturojnë përmes Shqipërisë, zvogëlohet edhe çmimi i biletave

Koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.

Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje – do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, thotë për Radion Evropa e Lirë Albion Idrizi, magjistër i aviacionit.

Aktualisht, thotë ai, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër, por nuk ësht..

Read More
TË FUNDIT

Ja në cilin qytet të Maqedonisë do të takohen Kurti-Vuçiq -Borell

Ohri i Maqedonisë së Veriut do të jetë qyteti ku do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë që është paralajmëruar të ndodh me 18 mars.

Kjo u bë e ditur nga vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Palët në takimin e 27 shkurtit në Bruksel janë pajtuar që të mos ketë më takime për planin franko – gjerman./21Media

Read More
TË FUNDIT

Konjufca udhëton drejt Amerikës në fund të marsit, merr pjesë në Samitin e Demokracisë

Konjufca udhëton drejt Amerikës në fund të marsit, merr pjesë në Samitin e Demokracisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që do të mbahet më 29 dhe 30 mars në Washington.
Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Në kuadër të aktiviteteve të këtij Samiti, Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë një pritje për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve që janë partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Kërçeli njoftoi se Konjufca si pjesëmarrës në këto aktivitete do ta shfrytëzojë këtë platformë për të zhvilluar takime me përfaqësues të ndryshëm të Kongresit Amerikan dhe përfaqësues politik të shteteve të tjera duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Në Samitin e Dytë për Demokraci pjesëmarrëse do të jetë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Lajmi.net/

Read More