Author: admin

TË FUNDIT

Ligji i Pagave përplot me pakënaqësi, reagon edhe Sindikata e Administratës së Gjykatës në Prishtinë

Ligji i Pagave përplot me pakënaqësi, reagon edhe Sindikata e Administratës së Gjykatës në Prishtinë

Ligji i Pagave në sektorin publik ka shfaqur pakënaqësi të shumta.
Pagat e pranuara për muajin shkurt ka bërë që zyrtarët publikë të kenë reagime të shumta ndaj “uljes” së pagave, e jo ngritjes siç pritnin këta të fundit.

Në lidhje me këtë reagim pati edhe nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë raporton se është duke e përcjellë dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpreh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficienteve të përcaktuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Transfereve, pasi siç thuhet në reagim, shumë pozita të të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficiente si dhe ulje të pagave në dis..

Read More
TË FUNDIT

Përfundon aksioni “Brezovica”, ende nuk dihet sa autosallone, shtëpi e lokale janë bastisur

Përfundon aksioni “Brezovica”, ende nuk dihet sa autosallone, shtëpi e lokale janë bastisur

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë aktivizuar sot qysh në orët e para të mëngjesit.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt si dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë zbarkuar në disa lokacione.

Të njëjtit janë duke realizuar një operacion të gjerë, në kuadër të vazhdimit të aksionit të njohur tashmë për publikun si “Brezovica”.

Zyrtarët policorë kanë nisur bastisjet e shumta që në orët e para të mëngjesit.

Në një deklaratë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar aksionin derisa ka theksuar se i njëjti po zhvillohet në disa lokacione si: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas operacionit policor”,tha Kelani.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka deklaruar për lajmi.net se aksi..

Read More
TË FUNDIT

Albin Kurti habit me fjalët për Hashim Thaçin, e quan “personalitet historik”

Albin Kurti habit me fjalët për Hashim Thaçin, e quan “personalitet historik”

Kryeministri Albin Kurti, së fundi ka realizuar një intervistë pas festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në intervistën e tij për revistën “Shenja”, Kurti ka folur për zhvillimet në vend, historinë e vendit dhe rrugëtimin drejt pavarësisë.

Por, kryeministri ka habitur me fjalët e tij për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Ani pse ishin kundërshtarë të fortë politik, Kurti ka thënë se Thaçi së bashku me Adem Demaçin dhe ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, duhet të respektohen për kontributet e tyre.

“Në këtë kohë festimesh e përvjetorësh jubilarë, këto tre figura duhen kujtuar me respekt për kontributet e tyre të cilat kanë qenë sidoqoftë thelbësisht të ndryshme, edhe pse në të njëjtin drejtim: atë të pavarësisë së Kosovës. Pikërisht kjo është gjëja që i bashkon këto tre figura të ndryshme nga njëra-tjetra…

Read More
TË FUNDIT

Pas takimit të së hënës, Kurti raporton sot para deputetëve

Pas takimit të së hënës, Kurti raporton sot para deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi të enjten nga ora 13:00.
Kjo u bë pas kërkesës së liderëve të partive opozitare për të debatuar në Kuvend në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.
Mocion për ndryshim të rendit të ditës së seancës për të përfshirë një raportim të kryeministrit para deputetëve bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, gjatë prezantimit të këtij mocioni, kritikoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja(propozimi evropian) e pa prezantuar në Kuvend, u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Nga ky publikim u vërtetuan të gjitha brengat tona të ngritura në këtë Kuvend. Ajo as nuk ishte finale, as nuk përmbante njohjen ..

Read More
TË FUNDIT

8 vite burgim për të akuzuarin nga Gjakova, e goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij

8 vite burgim për të akuzuarin nga Gjakova, e goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit SH.P i cili akuzohej se kishte tentuar ta vrasë ish-bashkëshorten e tij me një tavolinë druri, duke e goditur atë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit
Shpallja e aktgjykimit u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sulltan Dobraj, ku i akuzuari SH.P u dënua me 8 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këtë rast trupi gjykues ka njoftuar që është bërë rikualifikimi i veprës penale ku me këtë rast i akuzuari Sh.P, u dënua për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj ish-bashkëshortes së tij, e jo siç pretendohej në akuzë e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, vepra penale e vrasjes së rëndë e mbetur në tentativë.

Të akuzuarit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar, A.A, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.
..

Read More
TË FUNDIT

Edhe zjarrfikësit e pakënaqur me pagat, kërkojnë pagesën e rrezikshmërisë

Edhe zjarrfikësit e pakënaqur me pagat, kërkojnë pagesën e rrezikshmërisë

Ligji i ri i Pagave ka parashikuar rritje për kategoritë e zyrtarëve publik shtetërorë.
Por, ky ligj si duket ka pasur “pasoja” të tjera për disa kategori të zyrtarëve publik, përfshirë këtu Policinë dhe Zjarrfikësit e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, në një prononcim për lajmi.net ka bërë të ditur se njëjtë sikur tek policët, largimi i pagesës së rrezikshmërisë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha edhe tek zjarrfikësit.

“Zjarrfikësit kanë ngritje në pagë bazë, kjo është evidente. Mirëpo, të hyrat nuk janë sa është rritja, pasi që mungon pagesa e rrezikshmërisë që ka qenë më herët. Këtë muaj pra nuk i është paguar rrezikshmëria zjarrfikësve, as 30 euro që i kanë të shërbyesve civilë, si mjete shtesë që i kemi pasur. Pra më herët kemi pasur pagën bazë dhe 107 euro kemi pasur pagesë të rrezikshmërisë”, ka thënë Beka.

Ai ka thënë se zjarrfikësit më parë kanë marrë 499-500 eu..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku me mocion procedural: Kurti bëri lëshimin më të madh, tejkaloi edhe krimet e masakrat e ndodhura në Kosovë

Abdixhiku me mocion procedural: Kurti bëri lëshimin më të madh, tejkaloi edhe krimet e masakrat e ndodhura në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se duan të parashtrojnë një mocion procedural.
Me këtë rast Abdixhiku ka prezantuar mocionin procedural, edhe pse ka hasur në zhurma të shumta nga deputetët e pushtetit.

Abdixhiku ka folur hapur në lidhje me takimin e 27 shkurtit në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

“Këtë javë më 27 shkurt, në takimin e lartë në Bruksel Kurti-Vuciq është arritur dakordimi për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e pa-prezantuar në Kuvend por e dakorduar në Bruksel u prezantua më 27 shkurt.Kjo kishte 11 nene, një parathënie të dyja të bëra publike por edhe një aneks të pabërë publik por që palët janë zotuar ta zbatojnë sipas nenit 11.U vërtetuan brengat tona të ngritura në këtë Kuvend, ajo as nuk ishte finale, a..

Read More
TË FUNDIT

Pagat bazë mbi 1 mijë e 500 euro nuk iu bëjnë përshtypje deputetëve, numër tejet i vogël prezent në seanca

Pagat bazë mbi 1 mijë e 500 euro nuk iu bëjnë përshtypje deputetëve, numër tejet i vogël prezent në seanca

120 deputetë ka Kuvendi i Kosovës. Por pavarësisht këtij numri të madh të deputetëve të cilët ligjërisht figurojnë në vend, rrallë herë thënë është e pamundur që as 50 prej tyre të jenë të pranishëm në seancat plenare.
Një gjë e tillë vërehet qartë në thuajse secilën seancë të Kuvendit.

E ngjashme është situata edhe në seancën e sotme plenare me mbi 50 pika të rendit të ditës.

Në Kuvendin e Kosovës janë një numër tejet i ulët i tyre, transmeton lajmi.net.

Edhe pse paga bazë e një deputeti arrin mbi 1 mijë e 500 euro, e që të hyrat vjetore kalojnë atë mbi 18 mijë e 500 euro asgjë nuk iu bën përshtypje më tepër se mungesa në seanca.

Shpesh herë është kërkuar që mungesa e deputetëve në seanca të sanksionohet me reduktim të pagës dhe ndalim të kompensimeve financiare që marrin për pjesëmarrje në aktivitete të tjera, por asnjëherë nuk është bërë.

Madje ka raste kur deputetë të c..

Read More
TË FUNDIT

Hakohet faqja e Bashkësisë Islame të Prizrenit, postohen fotografi me përmbajtje të papërshtatshme

Hakohet faqja e Bashkësisë Islame të Prizrenit, postohen fotografi me përmbajtje të papërshtatshme

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka reaguar pasi Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren i janë hakuar faqet zyrtare në rrjetin social në Facebook dhe Youtube.
Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se faqet zyrtare të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren ka disa ditë që nuk mirëmbahen nga personat përgjegjës të këtij Këshilli.

Nga Këshilli i Bashkësisë Islame thonë se faqet zyrtare të këtij Këshilli janë hakuar nga persona të papërgjegjshëm.

“Të nderuar besimtarë, ju njoftojmë se faqja zyrtare e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në Facebook dhe Youtube, ka disa ditë që nuk mirëmbahet nga personat përgjegjës të këtij Këshilli, si pasojë e vjedhjes së saj nga persona të pandërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, sipas Këshillit të Bashkësisë Islame të gjitha publikimet e ditëve të fundit nuk përbëjnë qëndrimet zyrtare të Këshil..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku kërkoi raportim nga Kurti, deputetët e VV-së aktivizohen me zhurma të pakontrolluara në Kuvend

Abdixhiku kërkoi raportim nga Kurti, deputetët e VV-së aktivizohen me zhurma të pakontrolluara në Kuvend

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar sot një mocion procedural që ka të bëjë me kërkesën që kryeministri Albin Kurti të dalë në Kuvendin e Kosovës e të raportojë në lidhje me dialogun.
Por kjo kërkesë e Abdixhikut është përcjellë me zhurmë të madhe e të padurueshme në seancë nga opozita.

Derisa Abdixhiku po bënte prezantimin, deputetët e VV-së zgjoheshin në këmbë e bënin zhurmë të vazhdueshme.

Madje disa herë vërejtje ndaj tyre pati edhe nga vetë kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ai dhe vetë Abdihxiku kërkuan qetësi në Kuvend, por që kjo nuk u bë.

”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”,tha ai.

Abdixhiku është ankuar edhe në lidhje me zhurmën e krijuar në Kuvend, derisa tha se pushteti si..

Read More