Kryeministri sqaron Nenin 7 të propozimit evropian: Flet për komunitetin serb, jo për komunat me shumicë serbe
Kryeministri sqaron Nenin 7 të propozimit evropian: Flet për komunitetin serb, jo për komunat me shumicë serbe
I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur sot gjerë e gjatë në lidhje me takimin e fundit në Bruksel, atë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti me këtë rast ka sqaruar po ashtu edhe pikën e shtatë të propozimit evropian, apo Neni 7 në Marrëveshjen Bazike, ku flitet për “sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.
Kurti tha se në nenin 7 të propozimit flitet për komunitetin serb dhe jo për komunat me shumicë serbe.
“Ne nenin 7 flitet për komunitetin serb. Pra komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë dy gjera të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në plan..
Read More