Author: admin

TË FUNDIT

Haradinaj: Dera për ngushëllime për Agron Haradinaj hapet nesër në kullën pranë Kompleksit Memorial të Dukagjinit

Haradinaj: Dera për ngushëllime për Agron Haradinaj hapet nesër në kullën pranë Kompleksit Memorial të Dukagjinit

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, ka vdekur sot. Kjo është bërë e ditur përmes njoftimeve të shumta në rrjetet sociale.
Vëllai i Nasim Haradinajt ndërroi jetë, ndërsa ende nuk dihet se kur do të varroset.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se me rastin e ndarjes nga jeta të Agron Haradinajt, dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër, në Gllogjan, në Kullën Memoriale të Dukagjinit, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tonë Agron (Smajl) Haradinaj, ju njoftojmë se dera për ngushëllime është e hapur që nga nesër (e premte), në Gllogjan, sipas traditave tona shqiptare.

Pritja do të bëhet në Kullën pranë Kompleksit Memorial të ZO të Dukagjinit.

Për detaje të tjera rreth varrimit do të ju njoftojmë me kohë.

Familja Haradinaj./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Aktakuzë ndaj një doktori në Podujevë, si anëtar i komisionit rekomandoi mbesën për doktoreshë të Stomatologjisë

Aktakuzë ndaj një doktori në Podujevë, si anëtar i komisionit rekomandoi mbesën për doktoreshë të Stomatologjisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.Th., për shkak të veprës penale “Konflikti i interesit”, nga neni 417 paragrafi 1 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, në cilësi të personit zyrtar (mjek) në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka marrë pjesë personalisht në një çështje zyrtare, lidhur me përzgjedhjen e një doktori të Stomatologjisë në QKMF Podujevë, dhe atë të mbesës së tij, në atë mënyrë që në cilësinë e anëtarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë, ka rekomanduar që e njëjta të zgjidhet si doktor i Stomatologjisë, në konkursin e publikuar më 09.06.2022, e cila është përzgjedhur në këtë pozitë, dhe pas verifikimit të lidhjes familjare ky konkurs është anuluar”thuhet në ..

Read More
TË FUNDIT

Koci: Ulja në karrocë e Kurtit mund të konsiderohet si tallje me personat me aftësi të kufizuar

Koci: Ulja në karrocë e Kurtit mund të konsiderohet si tallje me personat me aftësi të kufizuar

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar pas pozave të krerëve të shtetit në karrocat që përdoren nga personat me aftësi të kufizuara.
Fotot që krerët e shtetit realizuan dje pasi zhvilluan takime me përfaqësues dhe me persona me aftësi të kufizuara, nuk i kanë pëlqyer avokatit Koci, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se ndjesia për personat me aftësi të kufizuara apo solidarizimi, nuk shprehet në këtë mënyrë.

“Thjeshtë ata kanë nevojë që t’iu krijojmë kushtet: qasje në objekte dhe investime që ua lehtësojnë jetën. Deri më tani, këtë si shoqëri nuk e kemi bërë. I kemi lënë anash dhe mua më vjen keq shumë”, ka shkruar Koci ndër të tjerash.

Ai ka thënë se e njeh personalisht kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai ka rënë në grackën e dikujt që nuk ia ka lidhjen raportit me publikun.

“Përndryshe, këtë veprim e kisha konsideru si tallje me personat me a..

Read More
TË FUNDIT

Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari

Kompania britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources njofton se në fshatin Slivovë janë të 640 mijë tonelata ari.

Sipas njoftimit, zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata] apo 4.8 gr/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Drejtori menaxhues i WTR-së, Mentor Demi thekson se qasja e kompanisë ka konfirmuar potencialin për projektin e arit në këtë hapësirë.

“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgatitjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE..

Read More
TË FUNDIT

Kurti tregon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja bazë me Serbinë: Vetëm neni 10 është problematik

Kryeministri Albin Kurti me ftesë të deputetëve po raporton këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tregoi se me këtë datë ka zhvilluar dy lloje të takimeve; fillimisht atë bilateral me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe pastaj atë trilateral ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Në takimin e fundit Kurti tha se BE-së i ka ofruar nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes bazike me Serbinë, por sipas tij, të njëjtën gjë ka refuzuar që ta bëjë Vuçiqi.

“Qëndrimi i përfaqësuesit Borrell është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Ka një format të finalizuar dhe prandaj është publikuar në faqen zyrtare të BE-së. Refuzimi për ta nënshkruar këtë marrëveshje nga ana e Serbisë tregon se ata nuk janë darkord me përmbajtjen. Presidenti Vuçiq po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombët..

Read More
TË FUNDIT

Hoti për Kusari-Lilën: Zelli i saj për t’iu shërby shefave të saj është i gërditshëm

Hoti për Kusari-Lilën: Zelli i saj për t’iu shërby shefave të saj është i gërditshëm

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër”.
Sipas tij, Kusari-Lila i ka shkuar prapa partive që i kanë pasur gjasat t’i fitojnë zgjedhjet.

“Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mbrapa. I ka shku PDK-së mbrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”

“Për marrëveshjen e Uashingtonit keni kujdes për deklarimet, ajo marrëveshje ka sjellë një njohje s’mundet me qenë e dëmshme ajo marrëveshje”, u shpreh Hoti.

Read More
TË FUNDIT

Kurti raporton në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, të enjten, nga ora 13:00.

Kjo u bë pas kërkesës së liderëve të partive opozitare në Kuvend, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel.

Këtë ditë, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan të pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Mocionin për ndryshimin e rendit të ditës të seancës për të përfshirë një raportim të kryeministrit para deputetëve, e bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, gjatë prezantimit të këtij mocioni, kritikoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja(propozimi evropian) e paprezantuar në Kuvend, u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Nga ky publikim u vërtetuan të gjitha brengat tona të ngritura në këtë Kuvend. Ajo as nuk ishte finale, as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë”, tha Abd..

Read More
TË FUNDIT

Vdes vëllai i Nasim Haradinajt

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj.

Agroni vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej jashtë vendit.

I ndjeri ishte vëllai i Nasim Haradinajt.

Postimi i plotë:

Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.

I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Read More
TË FUNDIT

Kurti pyetet për Asociacionin: Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjëherë

Kurti pyetet për Asociacionin: Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjëherë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot në lidhje me takimin e fundit në Bruksel, takim ky trilateral në mes tij, presidentit serb, Aleksandar Vuciq si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Ndër të tjerash Kurti tha se nuk ka nënshkruar asgjë, por vetëm pati një propozim të BE-së ku nuk përfshihet diçka jashtë marrëveshjeve të kaluara.

Ndër të tjerash ai tha se nuk do t’i tolerojë gabimet politike e historike të qeverive të kaluara.

Me këtë rast ai i është referuar marrëveshjeve paraprake të bëra nga ish-presidenti Hashim Thaçi, e ish kryeministri Isa Mustafa, për disa pika në raport me Serbinë, kryesisht ato për Asociacionin.

”Nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me kushtetutën, asnjë nga kjo, asnjëherë.Gabimet politike, historike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Do të bëjë maksimalen që ato gabime..

Read More
TË FUNDIT

​Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit për dialogun: Po i bënë dëm historik Kosovës

​Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit për dialogun: Po i bënë dëm historik Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, për dakordimin për marrëveshje me Serbinë, më 27 shkurt në Bruksel.
Në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se kjo ujdi është dëm historik që po i bëhet Kosovës. Ai përmendi një nen në preambulë të propozimit të BE-së për dialogun, i cili sipas tij, tregon se Kosova e vë në neutralitet edhe statusin e vet politik, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me pa paragjykimin e statusit të vet politik. Pa paragjykimin e palëve mbi çështjen e statusit është pjesë e preambulës. Në një formulim të vetëm ky kryeministër barazon mosnjohjen e Serbisë me vet aktin e deklarimit të shpalljes së pavarësisë. Ky formulim në preambulë neutral ndaj statusit është lëshimi më i madh i bërë ndonjë herë ..

Read More