Author: admin

TË FUNDIT

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika ndaj Serbisë

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika ndaj Serbisë

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për refuzimin e tij për të nënshkruar marrëveshjen në bazë të planit evropian.
Në një postim, Bosch, ka thënë se Vuçiq po tregon fytyrën e tij të vërtetë dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëj presion në Serbi, shkruan lajmi.net.

‘Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se më 18 mars pritet të mbahet në Ohër takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas raportimeve, BE-ja po kërkon që në këtë takim të nënshkruhet marrëveshja dhe plani i ..

Read More
TË FUNDIT

Zemaj flet “zi e terr” për marrëveshjen: Pika 7, 700 herë më e keqe se marrëveshjet tjera

Zemaj flet “zi e terr” për marrëveshjen: Pika 7, 700 herë më e keqe se marrëveshjet tjera

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zehaj, ka thënë se neni 7 i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është 700 herë më i dëmshëm se të gjitha ujditë e mëhershme.
Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shtuar se shqetësimi i tij është që do të krijohet një autonomi për serbët në Kosovë.

“As kryeministri Kurti nuk është i vetëdijshëm se ku është ka e futur Republikën e Kosovës në 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme. Konkretisht në pjesën që ndërlidhet me Asociacionin”.

“Por, tash mënyra selektive e interpretimit te vetmenaxhimi, shqetësimi jonë është që po kalojmë të një autonomi për serbët në Kosovë”.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se kjo është pika që synon ta shpjegon dhe elaboron.

Kjo është ajo për të cilën ne po tentojmë ta shpjegojmë, elaborojmë.

“Tash e kemi një kryeministër të vetëm në negociata sepse në t..

Read More
TË FUNDIT

Plaku nga Drenica: Mi dogjën familjarët për së gjalli, e disa shqiptarë po gëzohen që Haga po dënon UÇK-në

Këtë javë në rubrikën “Porositë e Lokës/ Bablokut”, të emisionit Kojshia Show, mysafir ishte Bajram Shala nga Drenica, i cili në ketë emision ndau me shikuesit historinë e dhimbshme të familjes së tij.

Ky plak nga Drenica, i cili në këtë intervist rikujtoi dhimbjen e tij që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë tregoi se si forcat serbe i kishin djegur për së gjalli disa anëtarë të familjes së tij. Ai i mllefosur nuk la pa e sharë me nanë edhe Gjykatën Speciale që sipas tij, padrejtësisht po i dënon krerët e UÇK-së, por nuk i kurseu as ata që sipas tij iu gëzohen këtyre denimeve.

Ndiqeni minuten e 19:00 në videon e më poshtme për ta dëgjuar deklaratën e plotë të tij.

Read More
TË FUNDIT

Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Kështu thuhet në ueb-faqen e Asamblesë Kombëtare hungareze, më 2 mars, dhe kjo është e fundit në mesin e një serie shtyrjesh që kanë irrituar aleatët perëndimorë.

Votimi është shtyrë për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në seancën e 20 marsit.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

Orban, aleat i ngushtë i ..

Read More
TË FUNDIT

Çlirimtarët që “i mori” Specialja përballen prapa grilave me vdekjen e familjarëve

Çlirimtarët që “i mori” Specialja përballen prapa grilave me vdekjen e familjarëve

Edhe pse kontributi i tyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë ishte tejet i lartë, emra të rëndësishëm të vendit vazhdojnë të mbahen në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor të Gjykatës Speciale.
Në mesin e atyre të cilët vazhdojnë të gjykohen në Hagë, e disa tashmë të dënuar me disa vite burg janë edhe ish-krerë të institucioneve të larta të Kosovës.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kryekuvendari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e shumë të tjerë ende janë pjesë e procesit të Speciales.

Derisa të njëjtit po vazhdojnë të mbahen në Hagë, në jetën e tyre u përballën edhe me humbje të më të dashurve.

Shumë prej emrave të lartcekur pikërisht gjatë kësaj kohe kanë humbur prindërit e familjarë të tjerë të afërt.

Gjatë qëndrimit në burg, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka humbur të dy prindërit.

Babai dhe nëna e Veselit humbën jetën brenda disa muajve. Në moshën 93..

Read More
TË FUNDIT

BE-ja kërkon të nënshkruhet marrëveshja në takimin e radhës Kurti – Vuçiq

BE-ja kërkon të nënshkruhet marrëveshja në takimin e radhës Kurti – Vuçiq

Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin ose planin e zbatimit, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian, të enjten në Bruksel gjatë një takimi me gazetarë.
Ky zyrtar ka sqaruar edhe dilemat që kanë lindur rreth nënshkrimit apo jo të Marrëveshjes dhe interpretimeve të palëve.

“Kemi pasur dy pjesë të dokumentit unik. Propozimin dhe aneksin [planin] për implementim. Nuk u diskutua për propozimin, sepse palët u pajtuan se nuk ka më nevojë. Fokusi ishte në implementim. Do të ishte ideale sikur të kishte pajtim për të dyja dokumentet, por kjo nuk ishte reale. Skenari më i keq ishte sikur të mos pajtoheshin për asnjërin”, tha ky zyrtar.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka me..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Ua kam thënë pesë emisarëve, dy shtete një komb jemi me Shqipërinë- jo me Serbinë

Kryeministri Kurti sot ka raportuar në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndër të tjerash, ai tregoi se çka u ka thënë pesë emisarëve për njohjen “de fakto” mes dy Gjermanive.

”Unë u kam thënë pesë emisarëve, po e them shumë hapur, unë e kuptoj idenë e tyre, për njohjen ‘de facto’ midis dy Gjermanive. Por konteksti historik dhe raportet janë krejtësisht të tjera. Unë ua kam thënë në secilin takim atyre, se nëse janë duke menduar gjermano-gjermane Kosova me Serbinë, unë filloj të ndjehem menjëherë francez. Kjo ka qenë fjala ime, nëse ju besoni gjermano-gjermane Kosovë-Serbi, unë filloj të ndjehem francez, sepse dy shtete, një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë. Por, formulimet që merren legalo-juridike dhe futen në këtë propozim, unë i trajtoj të dekonteksualizuara historikisht edhe ata nuk ia kanë vënë titullin mbi bazën e modelit të dy Gjermanive sepse ka edhe gjëra të ndryshme siç dihet”, tha ai para deputetëve.

Read More
TË FUNDIT

Kurti e shtyn përballjen për dialogun me deputetët: Mund të kthehem pas orës 22:00 për raportim

Kurti e shtyn përballjen për dialogun me deputetët: Mund të kthehem pas orës 22:00 për raportim

Pas propozimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që në Kuvend mund ta vazhdojë debatin për dialog pas orës 22:00, me këtë kohë të vazhdimit të këtij diskutimi u pajtuan edhe deputetët.
Kështu kuvendi vendosi që vazhdimi i seancës për raportimin e Kurtit për dialog në seancë të mbahet sonte prej orës 22:00.

“Mua në orën 16:00 më duhet me shkuar, nuk mundem pas orës 16:00, iu ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar.Kam një propozim nëse e konsideroni si shumë të rëndësishme unë mund të vijë kur të lirohem në ora 22:00 mund të vijë sonte edhe deri në ora 07:00 mëngjes kur e kam takimin e parë ekzistojnë“, tha ai.

Por, ishte shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri i cili këtë orar e konsideroi si të vonshëm, madje tha se në atë kohë askush nuk e përcjell seancën pasi të gjithë shikojnë “Big Brother”.

“Edhe ne e mbështesim me ardhur në ora 22:00, por kjo është një hajgar..

Read More
TË FUNDIT

​Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit Kurti do të tërhiqet

​Tahiri: Unë dyshoj se në momentin e fundit Kurti do të tërhiqet

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri u shpreh se kjo parti e mbështet dakordimin për marrëveshje, por kërkoi kujdes nga Kurti për dy nene.
Ai shprehu dyshimin e tij karshi kryeministrit se do të tërhiqet nga ky propozim, ashtu siç u tërhoq nga kauzat e tij politike.

“Të ketë kujdes fillimisht në dy kuptimësinë që në disa nene ekzistojnë u fol për nene 7 po ashtu edhe për marrëveshjet interpretimi i dyfishtë realisht e ka pjesën më të rëndësishme pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje…Qeveria duhet të ketë kujdes e veçantë fillimisht në trajtimin e nenit 7 pastaj në trajtimin e nenit 10 sepse neni 10 flet për të gjitha marrëveshjet….Prej Aleancës sa i përket kësaj marrëveshje e ke mbështetjen por unë dyshoj se në moment të fundit ke mu tërheqë sepse je tërheqë prej të gjitha kauzave politike, emrin Zajednicë emrin Zajednicë t’i ia ke dhënë, por ki kujdes se udhërrëfyesi mund të pro..

Read More
TË FUNDIT

“Vergangenheitsbewltigung” – Çfarë do të thotë fjala gjermane që Kurti nuk mundi ta shqiptonte

“Vergangenheitsbewltigung” – Çfarë do të thotë fjala gjermane që Kurti nuk mundi ta shqiptonte

Sot, gjatë raportimit në Kuvend për takimin e fundit me Vuçiq, kryeministri, Albin Kurti ka hasur në vështirës për të shqiptuar një fjalë në gjuhën gjermane, që ceket në Planin Franko-Gjerman.
“Vergangenheitsbewltigung”, ka qenë fjala që Kurti nuk mundi ta thotë pa ndihmën e telefonit.

Kjo situatë krijoi të qeshura tek deputetët e pranishëm në sallë.

Kjo fjalë gjermane sipas Kurtit nënkupton ballafaqim me të kaluarën.

Read More