Author: admin

TË FUNDIT

Shefi i BE-së në Kosovë: Situata në veri është e paqëndrueshme

Shefi i BE-së në Kosovë: Situata në veri është e paqëndrueshme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi sot veriun e Kosovës, dhe pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë.
Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, shkruan lajmi.net.

Aty theksohet se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje

“Ndërsa situata në veri është e ndërlikuar, është e qartë për të gjithë se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Megjithëse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE, këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve”, ka thënë S..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan presion Kosovës: Asociacioni duhet të zgjidhet urgjentisht

Ambasadori amerikan presion Kosovës: Asociacioni duhet të zgjidhet urgjentisht

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zgjidhet urgjentisht.
Ai në një intervistë për “Beta” tha se nëse fillohet me Asociacionin, si çështje parësore e cila duhet të marrë një epilog, atëherë serbët e Kosovës do të kthehen në institucione, shkruan lajmi.net.

“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill.

Në relacion me raportet Kosovë – Serbi, Hill tha se ka shumë punë për t’u bërë, por që parësore është zbatimi i marrëveshjes.

Ai shtoi se bashkë me rëndësinë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe pjesa e urgje..

Read More
TË FUNDIT

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Sot ndërroi jetë Agron Haradinaj, vëllau i ish-nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së i cili po gjykohet në Hagë, Nasim Haradinaj.
Për vdekjen e Agronit ka shkruar Fitim Salihu, analist i çështjeve politike. Ai ka treguar se tanimë i ndjeri ishte burgosur në moshën 16 vjeçare për motive politike nga ish-regjimi i Jugosllavisë, shkruan lajmi.net.

Madje, ishte dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg.

Përveç kësaj, Agron Haradinaj ishte edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Salihut:

Sot paska vdekur Agron Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe ish i burgosuri më i ri politik në Evropë, i arrestuar në moshën 16 vjeçare nga shteti jugosllav dhe i dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg. Në fotografinë majtas është Agroni me gjyshen e tij në spital, ku ishte dërguar pas dhunës mizore të ushtruar ndaj tij.

Në fotografinë djathtas është babai i Agronit, mësuesi Smajl Haradinaj, me nxënësit ..

Read More
TË FUNDIT

Zhduket 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Zhduket 19-vjeçarja, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:

VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi.

PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected] /Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

​98 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit.

Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit 20 në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lekë Gruda.

U lind në Shkodër më 20 shkurt 1879, ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880 dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjerë sh..

Read More
TË FUNDIT

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika të ashpra

“Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë” – Bosch ‘shpërthen’ ndaj presidentit serb, adreson kritika të ashpra

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq, për refuzimin e tij për të nënshkruar marrëveshjen në bazë të planit evropian.
Në një postim, Bosch, ka thënë se Vuçiq po tregon fytyrën e tij të vërtetë dhe se Bashkimi Evropian duhet të bëj presion në Serbi, shkruan lajmi.net.

‘Vuçiq tregon fytyrën e tij të vërtetë! Asnjë lëvizje përsëri në shesh. Shpresoj tani presion real mbi regjimin [në Serbi] pasi tani përsëri pothuajse të gjitha shpresat u prishën. Këtë herë ata nuk duhet të trajtohen përsëri me doreza mëndafshi, por të kenë frikë nga më e keqja duke parë përvojën e kaluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se më 18 mars pritet të mbahet në Ohër takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas raportimeve, BE-ja po kërkon që në këtë takim të nënshkruhet marrëveshja dhe plani i zba..

Read More
TË FUNDIT

Gjykata merr një vendim të ri për “Kobrën” të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata merr një vendim të ri për “Kobrën” të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK-së), për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.
Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se gjyqtarja e procedurës parapake nga Departamenti Special, Violeta Namani ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, dhe të dyshuarve iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, raporton BetimipërDrejtësi.

Lënda e rastit të Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim M..

Read More
TË FUNDIT

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Vëllau i Nasim Haradinajt që vdiq sot ishte burgosur si 16-vjeçar nga ish-regjimi jugosllav

Sot ndërroi jetë Agron Haradinaj, vëllau i ish-nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së i cili po gjykohet në Hagë, Nasim Haradinaj.
Për vdekjen e Agronit ka shkruar Fitim Salihu, analist i çështjeve politike. Ai ka treguar se tanimë i ndjeri ishte burgosur në moshën 16 vjeçare për motive politike nga ish-regjimi i Jugosllavisë, shkruan lajmi.net.

Madje, ishte dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg.

Përveç kësaj, Agron Haradinaj ishte edhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i Salihut:

Sot paska vdekur Agron Haradinaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe ish i burgosuri më i ri politik në Evropë, i arrestuar në moshën 16 vjeçare nga shteti jugosllav dhe i dënuar me 3 vjet e 7 muaj burg. Në fotografinë majtas është Agroni me gjyshen e tij në spital, ku ishte dërguar pas dhunës mizore të ushtruar ndaj tij.

Në fotografinë djathtas është babai i Agronit, mësuesi Smajl Haradinaj, me nxënësit ..

Read More
TË FUNDIT

Drenasi komuna më efikase, Lladrovci ia dedikon çmimin Hashim Thaçit

Drenasi komuna më efikase, Lladrovci ia dedikon çmimin Hashim Thaçit

Komuna e Drenasit është renditur e para dhe ka fituar mbi 2,034,775.88 euro me rastin e shpalljes së rezultateve për Grantin e Performancës.
Me këtë rast, Kryetari Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovë, e ka uruar Kryetarin Ramiz Lladrovci për këtë sukses të radhës, i cili, edhe një herë, dëshmon për punën dhe profesionalizmin e madh që Kryetari Lladrovci po bën në të mirë të qytetarëve, sipas të parit të PDK-së, shkruan lajmi.net.

“Këtë çmim Kryetari Lladrovci e pranoi në prani të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe “Demos”-it.”, u bë e ditur në komunikatë.

Kryetari Lladrovci çmimin ia dedikoi Presidentit Thaçi.

“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopes..

Read More
INTERESANTE

Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës

Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës, ku Skënderbeu bashkoi pjesën më të madhe të aristokracisë arbërore nën një aleancë ushtarake e diplomatike të udhëhequr nga ai, me qëllim kryesor mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtimi osman.

Kuvendi u mbajt në katedralen e Shën Kollit në qytetin e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë sonë kombëtare.

Thirrjes së Skënderbeut për bashkimin e fisnikërisë shqiptare kundër Perandorisë Osmane i dhanë përgjigje shumë familje fisnike si:

Dukagjinët
Topiajt
Arianitët
Zahariajt
Muzakajt
Spanët
Balshajt
Dushmanajt

Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar arbëror.
The post Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës first appeared on In For.

Read More