Author: admin

TË FUNDIT

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kurti flet në telefon me senatorin Myrphy, diskutojnë për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Me të, ai tha se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë – Serbi.

Kurti ka shkruar në Twitter se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të natës duke vozitur i dehur

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të natës duke vozitur i dehur

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apelon policia. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Frashëri i PSD-së “i gjuhet” Kurtit, thotë se Vuçiqi ia mundësoi “një të mirë”

Frashëri i PSD-së “i gjuhet” Kurtit, thotë se Vuçiqi ia mundësoi “një të mirë”

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, kryeministri ende nuk ka negociuar për datat e që pritet të negociojë.

“Nuk e di a do të ketë firmosje saktësisht në fund të muajit mars, mirëpo unë çka e di që patjetër do të ketë firmosje. Nuk ka kuptim me hy në këtë proces me thonë e pranojë marrëveshjen dhe mos me vendos firmën në fund. Çka është kryesorja është që Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin. Çka nuk ka negociuar Kurti ende e që pritet të negociojnë janë datat”, tha ai në Tëve 1.

Po ashtu, Krasniqi tha se Kurti po bën lojë me opinionin publik dhe se sipas tij, çdo herë ka më pak kërkesë për njohje.

“Ai e ka pranuar marrëveshjen. Ai po do të thotë që Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen, kështu që kjo është e mirë për Kosovën. Këtë ia mundësoi Vuçiqi që kur ta pranojë Serbia të thonë a po e shihni..

Read More
TË FUNDIT

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

“Dreqi të hangtë Albin” – Çitaku mbron Ganen: Racizmi ndaj Drenicës nuk kalon

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje deputetes së partisë së saj, Ganimete Musliu, pas fjalimit të mbrëmshëm në Kuvend.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se forma se si po gjykohet Musliu është racizëm kulturor ndaj Drenicës, shkruan lajmi.net.

Ajo shton se Musliu as nuk ka sharë as nuk ka ofenduar askënd, e madje as nuk ka hedhur gurë e gaz lotsjellës.

“Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon. Mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë. Move on”, tha Çitaku.

Ndryshe, në seancën e mbrëmshme, Ganimete Musliu iu drejtua kryeministrit Kurti me fjalët “dreqi të hangtë Albin, nuk le qershi pa hangër”, duke iu referuar parimeve të shkelura të të parit të Qeverisë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe tas..

Read More
INTERESANTE

Zbulim i një pllake katrore në Venedik, që i atribuohet Andre-Ndre Alleshit ose rrethit të tij (rreth vitit 1480), në të cilën Shën Jeronimi paraqitet në shkretëtirë me luanin!

Jahja Drancolli

Andrea-Ndre Alleshi (Alexius Durrachinus, Durrës 1420/25 – Split 1504/5), skulptor dhe arkitekt i madh arbër i periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Ai njihet për veprat e tij në Shibenik, Trogir, Zarë, Split, Raguzë, Ishujt Tremiti dhe më në fund një zbulim i veprës së tij në Venedik.

Tema e Shën Jeronimit (ilirit nga Stridoni i Dalmacisë, 347-420) në shpellë u prezantua për herë të parë në vitin 1480 në një poliptik guri në kishën e vogël kushtuar shenjtorit të lartpërmendur në Marjan të Splitit. Një temë e ngjashme shfaqet në pllakën e relievit të Venedikut, një vepër e izoluar realizim rreth vitit 1480. Bazuar në ngjashmëritë stilistike, disa relieve të Shën Jeronimit janë ruajtur në koleksione në Dalmaci dhe Itali!

Ilustrimi për postim është realizuar nga MA. sc. Ermal Gashi /Trungu & InforCulture.info

The post Zbulim i një pllake katrore në Venedik, që i atribuohet Andre-Ndre Alleshit ose rrethit të tij (rreth vitit 1480), në të cilën Shën Jeronimi paraqitet..

Read More
INTERESANTE

Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

Referenca : Shqiperoi Rezart Dani

Në veprën e tij me famë botërore, “Ese mbi Historinë e përgjithshme dhe mbi zakonet dhe shpirtin e popujve, që nga Karli i Madh deri në ditët tona” Volteri (1694-1778) i kushton një artikull Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e rreshtuar në listën e personaliteteve më të famshme botërore.

Ka disa gabime, në emërtimin e personazheve, por duke parë kontekstin e kohës dhe mungesën e informacionit mbi popujt e Perandorisë Osmane, kjo duhet anashkaluar, pasi nuk prekin aspak thelbin e shkrimit.

Kërkova mbrëmë në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Franceze, versionin e parë, e më në fund e gjeta, duke u munduar ta përkthej e përshtas për ju, pasi dhe shkrimi është në frëngjishten e kohës, ndryshe nga ajo që flitet sot.
Gjithsesi po publikoj edhe tre faqet origjinale të veprës që shkrimi të lexohet e vërtetohet edhe nga miqtë e mi frankofonë.

Nga Rozart Dani Luksemburg 2023.

SKANDERBEGUT.

Kapitulli tetëdhjetë e gjashtë. Vëllimi i tr..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, 16 modele po shqyrtohen

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj.

Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Në një intervistë për “Atlantic Council”, Lajçak ka thënë se për Asociacionin Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord se si do të jetë e se si nuk duhet të jetë. “Nuk duhet të kemi frik nga diçka që s’është ende në agjendë, në procesin e dialogut.

Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, ka thënë ai duke shtuar se si ndërmjetësuese BE-ja është “garantuese që çka do që pajtohet duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi vazhdon vizitat në familjet e të rinjve që po braktisin Kosovën

Krasniqi vazhdon vizitat në familjet e të rinjve që po braktisin Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar vizitat e tij nëpër familjet e personave që po braktisin Kosovën.
Kësaj radhe, Krasniqi ka qëndruar në Gjakovë, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka thënë se përgjigja e Qeverisë ndaj këtij siç e quan ai “eksodi masiv” është anemike dhe aspak serioze.

Ai thotë se qytetarët po varfërohen nga çmimet e larta e pagat e ulëta.

“Koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë”, ka shkruajtur Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën pë..

Read More
TË FUNDIT

Pasi u “kap” duke u punësuar, jep dorëheqje nga Ministria gruaja e frizerit të Albulena Haxhiut

Pasi u “kap” duke u punësuar, jep dorëheqje nga Ministria gruaja e frizerit të Albulena Haxhiut

Brikena Kelmendi-Gashi, bashkëshortja e Armend Gashit, frizerit të ministres Albulena Haxhiu, ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë.
Lajmin e ka konfirmuar Genc Nimoni, shefi i Kabinetit të ministres Haxhiu.

“Znj. Kelmendi-Gashi, ka dhënë dorëheqje për shkak te gjendjes shëndetësore te vajzës se saj”, ka thënë Nimoni për insajderin.

Ndryshe, në janar të këtij vitit Haxhiu kishte vendosur ta emërojë Brikena Kelmendi – Gashi në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Por, vetëm pak muaj pasi ajo nisi punën, ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

Ndryshe, vet frizeri i ministres Haxhiu, në një deklaratë dhënë lajmi.net kishte konfirmuar shoqërinë e bashkëshortes së saj me ministreshën.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan ..

Read More
INTERESANTE

KËRKIME NGA KOSOVA NË BIHOR: VËLLEZËRIT BAJRAKTARI GJETËN VARRIN E GJYSHIT TË TYRE QË RA DËSHMOR PARA  80 VITEVE

Vëllezërit Gani dhe Mustaf Bajraktari nga Kosova, ditë më parë në zonën e Petnjicës së Bihorit kanë gjetur varrin e gjyshit të tyre, i cili vdiq gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas tyre, konfirmimin përmes analizës së ADN-së do ta kërkojnë në periudhën e ardhshme.

Siç thonë ata, gjyshi i tyre ishte komandant i ushtrisë shqiptare dhe quhej Zymer Bajraktari dhe sipas tregimit të babait, ky komandant ka vdekur në Bihor në një përballje të përgjakshme në vitin 1943.

Pasardhësit e këtij komandanti shqiptar, me shumë pak informacion, u nisën për një kërkim që i çoi në Bihor. Një nga motivet e forta të kërkimit ishte amaneti i babait të tyre me të cilin i detyronte të gjenin varrin e gjyshit dhe ta çonin në vendlindje.

Duke folur me vendasit, të dhënat i çuan shpejt në Radmanac. Banorët e moshuar kujtuan historinë sipas së cilës një ushtar shqiptar, emri i të cilit nuk ia dinin u vra në një konfrontim ushtarak në grykën e Radmanit, mbi shpellë. Vetëm pas disa ditësh, gratë e atij fshati e..

Read More