Author: admin

INTERESANTE

E vërteta e Masakrës së 4 shkurtit, për të cilën akuzohet Xhafer Deva

Shkruar nga Dr. Vasfi Baruti Masakra e 4 shkurtit! Ato ditë shkurti 1944 (e më pas), kur hidhërimi pushtoi Tiranën, pis-politika komuniste mashtroi e luajti si deshi me masakrën për interesa të veta!

Trakti i PKSH-së për atë masakër, i botuar më 4 shkurt 1945, në gazetën “Bashkimi”, ishte qind për qind fals, mashtrues, sepse gënjeu e mashtroi lexuesit e tij për dhjetëra vjet, kurse trakti i vërtetë është ai me nr. 31 (dt. 5 shkurt, botuar në “Buletinin e Zërit të Popullit” 1944), që saktëson jo 80 të vrarë, por të “vrarë me dyzina të rinjsh”. Por, të dokumentuar nga procesverbalet e atëhershme janë vetëm 10 të vrarë. Masakra e 4 shkurtit që rëndom trajtohet e menduar dhe programuar përpara 4 shkurtit nga “klika naziste e Xhafer Devës”, ishte provokim i drejtpërdrejtë e shkak i dy atentateve (3 shkurt) të qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën.

Mashtrimi

Në gazetën “Bashkimi” të 4 shkurtit 1945, në dy faqe të saj botohej trakti i parë i Qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën, r..

Read More
TË FUNDIT

Shijoje ndryshimin në shishen e re të RC Cola-së

Shijoje ndryshimin në shishen e re të RC Cola-së

Brend amerikan e i pëlqyeshëm nga të gjithë shqiptarët, RC Cola është dhe mbetet unike në më shumë se një shije, nga të gjitha llojet që ofron.
Ka kaluar më shumë se një shekull kur RC Cola u prezentua për herë të parë në botë, dhe mëgjitahtë popullariteti i saj vazhdon të rritet, ee një shije të veçantë që është njohur si “shija e lirisë”.

E përzgjedhur prej të gjithë njerëzve, shija klasike Cola mbetet më e pëlqyera, e freskët, e shijshme po qe tani me një paketim të ri, RC Cola është gati të fitojë edhe më shumë fansa.

Paketimi i ri i RC Cola është modern dhe tërheqës. Ndërsa logoja ikonë blu dhe e kuqe mbetet, ajo është përditësuar me një kthesë bashkëkohore.

Dizajni i ri nuk është vetëm tërheqës vizualisht, por edhe më i qëndrueshëm, duke siguruar që pija juaj e preferuar të mbetet e freskët dhe e shijshme për më gjatë.

Por ç’të themi për shijen? Epo, mos kini frikë, tifozë të RC Cola.Paketimi i ri mund të duket ndryshe, por s..

Read More
TË FUNDIT

Aksionari i “Prishtina Mall” arrestohet në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Aksionari i “Prishtina Mall” arrestohet në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Pronari i Autosallonit të njohur “Alberti”, Skender Bajrami është në mesin e 15 të arrestuarve nga Policia në aksionin e djeshëm.
Kështu raportoi sot mediumi “FrontOnline”. Bajrami dhe të tjerët, nga organet e rendit dyshohen për tri vepra penale: Fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim.

Skender Bajrami siç duket nuk do të mund ta shijojë nga liria hapjen e Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” në të cilën ai vet është aksionar përmes Autosallonit të tij “Alberti”, shkruan lajmi.net.

Bajrami përfundoi në prangat e policisë, në Operacionin nëpër autosallone kundër fajdes, shmangies nga tatimi e detyrimit. Bashkë me Bajramin, punë me drejtësinë do të kenë edhe 14 persona tjerë.

Aksionet në “Prishtina Mall.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Skender Bajrami në Qendrën më të madhe Tregtare në rajon e cila pritet të hapet së shpejti, “Prishtina Mall”, ka 10 për qind të ..

Read More
INTERESANTE

​145 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.

Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 % të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore.

Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit.

Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha sheku..

Read More
INTERESANTE

Letra e Mit’hat Frashërit për Konferencën e Paqes në Paris

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 3 mars të vitit 1921, Mit’hat Frashëri dërgoi një letër në Konferencën e Paqes në Paris.

Në cilësinë e presidentit të delegacionit shqiptar, Frashëri shprehte gatishmërinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet që rridhnin prej pranimit në Lidhjen e Kombeve. Nga ana tjetër, përcillte keqardhjen për situatën kritike të shqiptarëve në territoret e Greqisë dhe të Serbisë, ku nuk respektoheshin të drejtat e këtij minoriteti.

“Në përputhje me popullsinë në territorin e aneksuar, shqiptarët duhet të kenë 4 përfaqësues në parlamentin grek. Megjithatë, këta deputetë nuk janë caktuar ende, gjë që bie në kundërshtim me ligjet kushtetuese. Minoriteti i shqiptarëve në Greqi është gjithashtu i privuar nga çfarëdo përfaqësimi”, shpjegonte Frashëri.

Më tej, në letër, ai informonte Lidhjen e Kombeve se shqiptarët në Serbi ishin subjekt keqtrajtimesh, që shpesh përshkallëzonin deri në fatalitete. “Padrejtësi të ngjashme ushtrohen edhe nga qeveria serb..

Read More
INTERESANTE

“Të gjashtë kufomat i lanë në qendër të Rrëshenit, ku populli i pështynte, godiste me shkelma dhe me gurë…”- Historia e panjohur e vrasjeve në Mirditë

Dashnor Klaoçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në 12 prillin e vitit 1950 në vendin e quajtur Ujë Lurth të krahinës së Mirditës, ku një grup i rezistencës antikomuniste, i përbërë nga: Preng Dod Gjini, Mark Mëlyshi, Luk Prend Zefi, Ndre Mark Nika, Ndue Lala, Pjetër Gjini, Nikoll Jaku, Mark Jak Lurthi, Preng Marka Brozi dhe Gjin Kros Buna, u rrethuan nga repartet speciale të Forcave të Ndjekjes që ishin nën urdhrat e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Mirditës, kapiten Sul Manokut dhe pas gjashtë orë përpjekje të armatosur në mes tyre, mbetën të vrarë gjashtë pjesëtarë të grupit të rezistencës antikomuniste, ndërsa katër të tjerë mundën të çanin rrethimin dhe të largoheshin prej aty.

E gjithë historia e panjohur e asaj ngjarjeje që terrorizoi Mirditën, pasi gjashtë trupat e pajetë të Gjin Kros Bunës, Preng Dod Gjinit, Preng Zef Tarazhit, Nikoll Dedës dhe Pal e Mark Mëlyshit, u lanë për disa ditë në qendër të Rrëshenit, ku populli i ..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak: Janë 16 modele për Asociacionin, s’duam diçka që e bën jo-funksional sistemin e Kosovës

Lajçak: Janë 16 modele për Asociacionin, s’duam diçka që e bën jo-funksional sistemin e Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur se në tavolinë ka 16 modele evropiane ekzistuese dhe funksionale që do të merren si shembuj për zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lajçak tha se Asociacioni është ratifikuar nga parlamenti i Kosovës që sipas tij tashmë është një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht e obligueshme, teksa vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje duhet respektuar.

“Bashkë me ekipin tim jemi duke shikuar për modelet ekzistuese dhe mund të them se në tavolinë i kam 16 modele ekzistuese dhe funksionale. Nuk duam të krijojmë diçka që do ta bënte sistemin e Kosovës më pak funksional dhe nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë ose testuar në vendet evropiane”, është shprehur Lajçak për “Atlantic Council”.

Ai foli edhe për pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje t..

Read More
TË FUNDIT

Qerkini kritikon pushtetin: Që dy vjet nuk po dialogohet për të pagjeturit

Qerkini kritikon pushtetin: Që dy vjet nuk po dialogohet për të pagjeturit

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, vlerëson se dialoguesit e tanishëm me Serbinë nuk po merren fare me të pagjeturit.
Qerkini, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se tash e dy vjet negociatorët kosovarë nuk flasin për të pagjeturit me Serbinë.

“Më vjen keq por kur flitet për personat e pagjetur dikur ka qenë në rendin e parë si pikë në takimin e parë kur e kanë pasur me Vuçiqin, kanë thënë se do të dakordohen që të jetë në rendin e parë të negocimit ndërsa tash është në pikën e gjashtë”.

“Kur flitet për të pagjeturit i fusin në politikë të cilën ne kërkojmë që të largohet politika dhe kjo çështje të jetë humane dhe e veçantë ku do të diskutohet për të pagjeturit dhe të zbardhet fati i tyre. Në prill bëhen dy vjet që ata flasin vetëm politikisht dhe ska asgjë konkrete” tha Qerkini.

Read More
TË FUNDIT

Plani evropian shkakton zhvillime edhe në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Plani evropian shkakton zhvillime edhe në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, pritën sot në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, për të diskutuar mbi aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët dhe shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim të rëndësishëm. Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të nj..

Read More
TË FUNDIT

Ministrja e Kurtit paralajmëron se gjashtë kompani amerikane mund të investojnë në Kosovë

Ministrja e Kurtit paralajmëron se gjashtë kompani amerikane mund të investojnë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, të Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), të Bankës Amerikane për Eksport-Import, të Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë.
Gjatë takimit, Përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe është shprehur se siguria e energjisë si dhe siguria kombëtare në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë, do të thotë siguri e energjisë dhe siguri kombëtare edhe për Shtetet e Bashkuara. Ajo ka shtuar që ky partneritet tash është më i rëndësishëm se kurrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja Rizvanolli u ka prezantuar të pranishmëve projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, si dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë në ..

Read More