Author: admin

TË FUNDIT

Haradinaj shfaqet duke vrapuar në Gërmi, reklamon muskujt

Haradinaj shfaqet duke vrapuar në Gërmi, reklamon muskujt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njihet për aktivitetet e tij të shumta fizike.
Me një të tillë, ai e ka nisur edhe ditën e sotme, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka publikuar fotografi duke vrapuar në Parkun e Gërmisë, teksa në stilin e një “modeli” të sportit të bodybuildingut ka shfaqur edhe format e tij muskulare. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjashtë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Gjashtë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Para gjashtë vjetësh në Prishtinë ishte mbajtur protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.
Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ish-kryeministri Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila kishte çuar në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

Ramush Haradinaj ishte lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017.

Read More
TË FUNDIT

“Thaçi ka rrejt” – Mushkolaj i reagon Mustafës: Ishin parimet tua që u shpallën antikushtetuese

“Thaçi ka rrejt” – Mushkolaj i reagon Mustafës: Ishin parimet tua që u shpallën antikushtetuese

Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër ish-kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se “Thaçi ka rrejtë” për Asociacionin, në momentin kur ka thënë se ishte ai që kishte nënshkruar Asociacionin.
Një një postim në Facebook, Mushkolaj ka thënë se parimet e Asociacionit, të nënshkruara nga Isa Mustafa, ishin ato që ishin shpallur anti-kushtetuese.

Sipas Mushkolajt, kjo deklaratë e Mustafës është “përpjekje dëshpëruese e një akademiku” për t’u shfajësuar.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Isa Mustafa paska deklaru që Hashim Thaçi ka rrejtë për Asociacionin. Po ashtu, paska thënë se ky e ka nënshkru vetëm marrëveshjen për parimet. Por, pikërisht parimet e Isës, gjykata i shpalli jokushtetuese. Përpjekje dëshpëruese e akademikut për t’u shfajësuar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abdullahu i PDK-së: Si rezultat i mosbesimit në Qeveri, rinia po ikë nga Kosova si kurrë më parë

Abdullahu i PDK-së: Si rezultat i mosbesimit në Qeveri, rinia po ikë nga Kosova si kurrë më parë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Kurti, kur ky i fundit thoshte se “diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme”.

Abdullahu thotë se e vërteta tani është e kundërta.

Sipas tij, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ikë nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Jo fort moti Kurti thoshte se “Diaspora po dërgon më shumë para sepse tani ka qeveri më të besueshme”

E vërteta është se, si rezultat i mosbesimit që ka rinia sot ndaj Qeverisë Kurti, po ik nga Kosova si kurrë më parë që nga lufta. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kancelari gjerman takohet me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë

Kancelari gjerman takohet me Bidenin në Shtëpinë e Bardhë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se aleatët perëndimorë do ta mbështesin Ukrainën për “për sa kohë që duhet”, teksa vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Ky është një vit shumë, shumë i rëndësishëm për shkak të kërcënimit të rrezikshëm për paqen që vjen nga Rusia”, tha Scholz.

Kina nuk u përmend gjatë adresimit të shkurtër të liderëve në Zyrën Ovale, por ky takim vjen në kohën kur dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Një veprim i tillë nga Kina mund të ndryshojë potencialisht trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara të armatimeve.

Scholz, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Gjermanis, i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe për të mos furnizuar me armë Rusisë.

Kina është partner..

Read More
TË FUNDIT

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apelon policia. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hamza për planin franko-gjerman: S’është në rregull kur dikush ta bën draftin

Hamza për planin franko-gjerman: S’është në rregull kur dikush ta bën draftin

Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Bedri Hamza ka folur për përpjekjet e intesifikuara për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Hamza, i cili ishte pjesë e qeverive të kaluara si ministër, ka thënë se kjo qeveri po pranon marrëveshje që dikur i kundërshtonte me zell.

Madje, ai tha se janë humbur 10 vite kundërshtim, për t’i pranuar po ato të njëjtat.

“Nëse vimë me një situatë që nuk ka më të mirë se kjo, shtrohet pyetja pse i humbëm 10 vjet”, ka thënë Hamza në T7.

Gjithashtu, Hamza ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, që vjen si propozim i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai ka aluduar që qeveria e Kosovës ka pasur pak gisht në hartimin e tij, apo fare.

“Nuk është në rregull kur dikush tjetër ta bën draftin”, është shprehur ai.

“Unë kam pasur qasje në dokumentin paraprak dhe në krahasim me këtë që është publikuar, nuk ..

Read More
TË FUNDIT

Mbetje mortore të 300 personave mbesin që 20 vite në IML

Mbetje mortore të 300 personave mbesin që 20 vite në IML

Që dy dekada kanë mbetur pa u identifikuar mbetjet mortore të rreth 300 personave të cilat ruhen në frigoriferët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Zyrtarët e këtij instituti besojnë se identifikimi i tyre do të ulte numrin e të zhdukurve forcë, meqë më herët pikërisht nga mbetjet mortore ishin identifikuar disa raste.
Çështja e identifikimit të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në vend, është shumë e rëndësishme për këtë institut, raporton RTK.

Më të vështirë e bëjnë punën familjarët e personave të zhdukur të cilët hezitojnë të japin një pikë gjak për të verifikuar nëse ato u përkasin familjarëve të tyre.

Për këtë, Ditor Haliti, zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka një apel.

“Kjo lidhet me dhënien e mostrave të gjakut të familjeve sidomos me ato familje që pas luftës që i kanë identifikuar në mënyrë të ashtuquajtur tradicionale dhe duke marrë parasysh që kanë mundur të ndodhin gabime në të kal..

Read More
TË FUNDIT

Vdes në QKUK i burgosuri, po vuante dënimin në Dubravë

Vdes në QKUK i burgosuri, po vuante dënimin në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Klinikën e Neurologjisë të ShSKUK-së.
Bëhet e ditur se kjo ka ndodhur sot rreth orës ‪17:52, ndërsa personi që ka ndërruar jetë (R.S), ishte i lindur në vitin 1959.

Nga pranimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.

“Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë. Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjisë, për vlerësim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e së..

Read More
TË FUNDIT

“Unioni i Komunave Pakicë” – Ky është emri që ka propozuar Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe?

Mediumi opozitar serb Nova.rs ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, një emër të ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas burimeve të Nova.rs në takim Kurti ka thënë se Asociacioni s’mund të quhet “i komunave me shumicë serbe”, sepse kjo prezanton një strukturë monoetnike që nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Prandaj, sipas mediumit serb, Kurti ka deklaruar se ka një emër të ri për Asociacionin.

“Kurti propozoi që të jetë Unioni i Komunave Pakicë”, shkruan mediumi, por “presidenti serb Aleksandër Vuçiç e hodhi poshtë këtë mundësi”.

Po sipas të njëjtit medium Kurti ka folur në takim edhe për gjashtë kushtet e tij, por ka cekur se më e rëndësishmja është që Asociacioni të mos ketë ne emër referencë njëetnike.

Read More