Author: admin

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në autostradë në hyrje të Prishtinës, një i vdekur e katër të lënduar

Aksident i rëndë në autostradë në hyrje të Prishtinës, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 21:45 në afërsi të daljes së autostradës “Ibrahim Rugova” në veri të Prishtinës, ku vdiq një person dhe katër të tjerë u lënduan.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke potencuar se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, për media ka konfirmuar edhe lëndimin e disa personave të tjerë, që po trajtohen në QKUK.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë.

Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat po lëviznin në drejtimin e njëjtë në autostradë kur u përplasën.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u k..

Read More
TË FUNDIT

Grenell: Thaçi është ende në burg – aktakuza e Jack Smith ndaj tij, e mbushur me gënjeshtra

Grenell: Thaçi është ende në burg – aktakuza e Jack Smith ndaj tij, e mbushur me gënjeshtra

Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga mediet që të merren më shumë me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.
Grenell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Smith ka rrënuar reputacionin e Hagës.

Sipas tij, aktakuza ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtra.

“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smith.. Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, tha Smith.

Kujtojmë se Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në nëntor të vitit të kaluar.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga vi..

Read More
TË FUNDIT

​Mbi 800 fëmijë pjesë e programit për skitari në Brezovicë

​Mbi 800 fëmijë pjesë e programit për skitari në Brezovicë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se programi “Drejt Malit” këtë vit me dyfishim të numrit të fëmijëve pjesëmarrës.
Çeku ka shkruar në Facebook se mbi 800 fëmijë nga 30 komuna të Kosovës, janë pjesë e programit për skitari që po mbahet për të dytin vit në Brezovicë.

“Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve tanë përmes aktivitetit fizik është prioritet i Ministrisë së Sportit”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Theret me thikë një person në Prishtinë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Dy persona janë lënduar sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Njëri nga të lënduarit dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” ka deklaruar Ahmeti.

Read More
TË FUNDIT

Përzierja e politikës në emërimet e kryeshefave të ndërmarrjeve publike, reagon ambasada britanike

Përzierja e politikës në emërimet e kryeshefave të ndërmarrjeve publike, reagon ambasada britanike

Përzierja e politikës në emërimet e larta në disa ndërmarrje publike e kanë shqetësuar Ambasadën Britanike në Kosovë.
Një reagim i tillë që nuk vjen për herë të parë, ndodhi pas emërimit të ish-kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka në krye të Ibër Lepencit dhe ish-asamblistit të LDK-së, Fisnik Osmani si kryeshef i Termokosit.

Nga Britanikët përmenden edhe raste tjera, disa prej të cilave thuhet se janë në proceset që janë dukë u zhvilluar, duke pritur nga qeveria të rikonfirmojë përkushtimin ndaj emërimeve.

Andaj, kërkohet që konkurset të kthehen në pikën zero.

Read More
TË FUNDIT

Kurti telefonon Erdoganin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot (4 mars), zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njofton Zyra e Kryeministrit Kurti.

Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime Presidentit Erdoğan, e nëpërmjet tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Türkiyes.

Gjithashtu, ai siç thotë Zyra e Kryeministrit, falënderoi Presidentin Erdoğan për mikpritjen zemërgjerë në Istanbul me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve tona.

“Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh, por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundmi, edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, po..

Read More
TË FUNDIT

Miftaraj: Kurti nuk është dikush që Zoti e ka dërgu, nuk është vepër penale me kritiku

Miftaraj: Kurti nuk është dikush që Zoti e ka dërgu, nuk është vepër penale me kritiku

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk është sakrilegj e as vepër penale.
Miftaraj, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kurti nuk është pejgamber e as i dërguar hyjnor me mision të veçantë në tokë.

“Kryeministri Kurti është politikan tipik ballkanik, nuk është pejgamer e as dikush që Zoti e ka dërgu me ndonjë mision të veçantë në planetin tokë.

Nëse dikush e kritikon ose komenton lidhur me mënyrën se si po qeveris, nuk është sakrilegj, vepër penale, ose kundër ndonjë vlere apo morali të mbrojtur në shoqninë tone. Rune shnetën, se qysh e keni deshtë Rugovën, njejtë e keni dashtë edhe Thaçin, e tash i ka ardh rendi Kurtit. Pas pese, gjashtë apo 10 viteve i vjen rendi dikujna tjetër”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

​Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët në Zveçan

​Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët në Zveçan

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi ushtarët e Komandës Rajonale-Lindore të Ekipit Monitorues Ndërlidhës Grek (LMT) në Zveçan.
Sipas një njoftimi të KFOR-IT, Gjenerali Ristuccia mori një përditësim mbi aktivitetet në vazhdim dhe diskutoi me ta situatën e përgjithshme në zonë. Komandanti i KFOR-it nënvizoi: “LMT-të luajnë një rol kompleks në Kosovë dhe unë jam krenar për punën tuaj”.

“Ekipet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it janë burimi kryesor i vetëdijes së shpërndarë për situatën në terren, duke i lejuar KFOR-it të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrojë përpjekjet e tyre. Këto ekipe janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe të besueshme ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale, liderëve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Read More
TË FUNDIT

Kurti në bisedë telefonike me Erdogan, diskutojnë për takimin e fundit Kosovë-Serbi në Bruksel

Kurti në bisedë telefonike me Erdogan, diskutojnë për takimin e fundit Kosovë-Serbi në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë.

Gjithashtu ai falënderoi Presidentin Erdogan për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dy vendeve tona.

Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira.

“Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçëris..

Read More
INTERESANTE

Rrashka që i zë frymën Arsës Ilire

Marin Mema- Sanxhaku i Pazarit të ri, sot pjesë e Serbisë, shumë pranë vetes mban disa rrënoja të vjetra që në plan të parë nuk do të përbënin ndonjë sensacion për cilindo turist që do të kalonte, por ndryshe në fakt do të ndodhte nëse do të njihej identiteti i kahershëm i tyre. Referuar historiografisë serbe këto rrënoja janë gjurmët e mbetura të kryeqytetit të Rrashkës, që njihet si një shtet mesjetar nga ku më pas u formësua Serbia. Ajo çfarë dihet më tej lidhet me vitet e themelimit të këtij qyteti që daton mes shekujve VIII dhe IX si dhe pozicionimi i tij mes rrugëve lidhëse tregtare të kohës.Por a duan të thonë më shumë këto rrënoja?

Ajo çfarë një syri edhe jo fort të stërvitur do t’i bënte përshtypje, lidhet pikërisht me faktin se përse pjesa më e rëndësishme e rrënojave ndodhet në gjendje vërtet mjerane. Aq më shumë nëse konsiderojmë faktin se bëhet fjalë për një qytet të klasifikuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Padyshim një arsye më shumë që thellon pikëpyetj..

Read More