Author: admin

INTERESANTE

Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha

Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha (osmanisht: Meḥemmed Ali Pasha; arabisht: Muḥammad Ali Basha), djali i dy prindërve shqiptar Ibrahim Agës dhe Zejnepe (Zeinab) hanëmit. Vizitorëve dhe diplomatëve evropian Ali Pasha shpesh u thoshte se “ishte lindur në një fshat shqiptar”. Njohur botërisht si themeluesi i shtetit modern Egjiptian ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe sigurisht fuqizimin e ushtrisë së saj. Duke qenë një komandant i fuqishëm dhe i pushtetshëm në Perandorinë Osmane, ai jo vetëm që arriti të shtrijë sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (sundoi 17 maj 1805 – 2 mars 1848), por bëri histori edhe si një figurë me rëndësi madhore në Ako, Gaza, Jeruzalem, Siri, Alepo, Damaskë, Mekë, Medinë etj. Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi do të sundonte Egjiptin deri në revolucionin e vitit 1952, kur mbreti Farouk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë të udhëhequr nga Mohamed Naguib..

Read More
TË FUNDIT

Kurti për Nazmi Mikullovcin: Kosovën si ekonomi industriale e njoh prej tij

Kurti për Nazmi Mikullovcin: Kosovën si ekonomi industriale e njoh prej tij

“Njeriu mund të jetë i zëvendësueshëm për thuajse gjithë gjërat që i bën, por njeriu kurrë nuk mund të zëvendësohet për atë që ai është. Nazmiu, me kujtimet e takimeve me të, por mbi të gjitha me punët e kontributet e tij si profesionist drejtues i nivelit të lartë, në këtë kuptim, është i pazëvendësueshëm për ne, në zemrat tona”.
Kështu tha kryeministri Albin Kurti, para familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve në mbledhjen komemorative për Nazmi Mikullovcin, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Duke përkujtuar jetën dhe veprën e Mikullovcit “në shërbim të vendit, e veçmas në fushën e ekonomisë”, Kurti tha “do të na duhen shumë e shumë vjet për të sjellë në ekonominë e Kosovës një figurë publike që është drejtor si ai, që drejton si ai”.

Më tej, kryeministri tha se Kosovën si ekonomi industriale e njeh prej tij si prej askujt tjetër, përfshirë këtu edhe librat për ekonom..

Read More
INTERESANTE

Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj

Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.

I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.

Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)

Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.

Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.

Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në..

Read More
INTERESANTE

Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij

NGA: GJON KEKA

Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një njeri e gjeneral që mbante shpatë në duar,por edhe burrështeti e njeri i librit, ai lexonte sikur mësohet nga një bashkëkohës i tij.

Ai lexonte jetëshkrimet e Plutarkut,komentarët e Cezarit etj.

Sikur shihet edhe nga ky imazh( nga :“Maurice Lachatre, Histoire des Papes, Rois, Reines, Empereurs,…187?“), në të cilin Gjergj Kastrioti mbreti ynë është pasqyruar me libër në dorë ,pra një imazh ndryshe nga ajo që kemi parë vazhdimisht në beteja dhe me shpatë në dorë.

Prandaj,Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm njeri i artit të luftës,një strateg i madh, por edhe një burrështeti i madh,dhe njeri që lexonte libra të ndryshëm të preferuar të tij.
The post Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij first appeared on In For.

Read More
INTERESANTE

Konflikti shqiptaro-serb në zonën e Dibrës

(shtator-tetor 1913)
(Roli i Vjenës, Romës dhe Berlinit)

Situata e krijuar në kufirin e shqiptaro-serb, të caktuar nga Konferenca e Londrës, u acarua në shtator 1913, në zonën Veri-lindore. Qarqet qeveritare i gëzoi fitorja, me shpresë se mund të shqyrtohej kufija në favor të Shqipërisë, megjithë atë Qeveria e Përkohshme kishte frikë e nuk dinte si të sillej, sidomos nuk dinte ç’të bënte me armët e fishekët e plaçkitur, me robërit serbë dhe si te vepronte për t’i bërë ballë sulmit të përgjakshëm që mund të bënin serbët kundër shqiptarëve kryengritës e për t’i shpëtuar këta nga barbarizmat e serbëve.

Prandaj vendosi tu lutej të gjashtë Fuqive të Mëdha që të hynin ndërmjetës për t’i dhënë fund konfliktit, për të mos u derdhur më gjak dhe për t’i vënë sa më shpejt gurët e kufisë duke marrë parasysh sa më shpejt që të ishte e mundur dëshirat e popullit shqiptar. Ismail Qemali po u lutej sidomos Qeverisë së Austro-Hungarisë e Italisë që të mbronin interesat e kombit shqiptar.

Më 29 shtat..

Read More
TË FUNDIT

“Çdo ditë më është kujtuar që i përkas komunitetit rom”

“Çdo ditë më është kujtuar që i përkas komunitetit rom”

Edukimi është një ndër metodat e organizatës Roma Versitas Kosovo për të luftuar diskriminimin në shoqërinë kosovare. Përmes bursave dhe projekteve të ndryshme, nga viti 2017 deri sot, organizata ka arritur t’i ketë në listat e saj rreth njëmijë studentë të këtyre komuniteteve, nga pesë sa ishin në fillimet e aktiviteteve.
“Në baza ditore, çdo ditë kur kam shkuar në shkollë, nëse unë kam harruar që i përkas komunitetit [rom] dikush ma ka kujtuar, [më kanë thënë] më pak i bardhë ose më pak i verdhë ose të tjera. Jo pse një shok i klasës e ka ditur botëkuptimin e asaj se pse më drejtohet mua ashtu, por për vite me radhë jemi parë si njerëz, të cilët e kanë një stil tjetër të jetesës”.

Kështu thotë Fatlum Kryeziu, pjesëtar i komunitetit rom nga qyteti i Prizrenit, i cili përtej paragjykimeve dhe diskriminimit të shoqërisë, është përkushtuar të vazhdojë shkollimin universitar edhe jashtë vendit. Pas studimeve në Vjenë, Kryeziu ësht..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e rrezikshme dhe lëshim i madh

Abdixhiku: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e rrezikshme dhe lëshim i madh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 33-vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjilan, deklaroi se ndarja e rrugëve përfundimisht me Serbinë është interes nacional për Kosovën.
Ai tha se duhet të merret ky rrugëtim me guxim.

“Çështja e padiskutueshme, më rëndësishme, me të cilën po përballemi të gjithë është çështje e dialogut. Një proces që, le ta themi që është prioritet për Kosovën. Pra, ndarja e rrugëve përfundimisht me Serbinë për Kosovën është interes nacional, është interes kombëtar, është kërkesë ndërkombëtare dhe ne duhet të marrim këtë rrugëtim me guxim. Mos të frikësohemi siç nuk jemi frikësuar asnjëherë, as në procesin e Rambujesë, as në procesin e Vjenës e as në procesin dialogues në Bruksel, sepse këto procese i kanë sjellë gjithmonë Kosovës dhe lirinë dhe pavarësinë dhe demokracinë. I kanë sjellë projektin më të madh të shqiptarëve në Kosovë, e popullit të Kosovës gjithandej, Republ..

Read More
TË FUNDIT

KFOR-it zviceran në Kosovë iu zgjatet mandati deri në vitin 2026

KFOR-it zviceran në Kosovë iu zgjatet mandati deri në vitin 2026

Në njoftimin e fundit, Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë dislokimin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, mandati i së cilës do të skadonte deri në fund të vitit.
KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.

“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.

Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz./albinfo.ch/

Read More
TË FUNDIT

​KMDLNj: Fjalori i urrejtjes është paralajmërim për një dhunë fizike

​KMDLNj: Fjalori i urrejtjes është paralajmërim për një dhunë fizike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj gjuhës se komenteve në drejtim të deputetët Ganimete Musliu, duke thënë se KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme.
Sipas KMDLNj-së, Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reagim i KMDLNj – së:

E PAPRANUESHME, DEGRADUESE DHE E DËNUESHME GJUHA FYESE DHE E URREJTJES NDAJ DEPUTETES GANIMETE MUSLIU

Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filloi një fushatë kundër deputetes Musliu duke e fyer me fjalët më të rënda si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalorë ndaj deputetes Mus..

Read More
TË FUNDIT

Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit

Lushtaku i del në mbrojtje Ganimete Musliut: Ajo ia përplasi të vërtetën në fytyrë Kurtit

Për linçimet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, pas debatit që kjo pati me kryeministrin Kurti në Kuvend, ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ky me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Musliu po sulmohet nga “servilë”, militantë e argatë të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

“Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Përplasja në fytyrë e të vërtetës nga ana e deputetes Ganimete Musliu, rreth mashtrimeve të kryeministrit Albin Kurti, paska nxitur servilët, militantët e argatët e VV-së, duke fyer në baza biologjike, gjinore e krahinore deputeten Musliu.

Deputetja Ganimete Musliu e ka thënë vetëm të vërtetën. Albin Kurti ka pësuar metamorfozë politike e cila po shpërfaqet çdo ditë.

Unë personalisht, Dega e PDK-së në Skenderaj d..

Read More