Author: admin

TË FUNDIT

Iu gjetën mbi 4 kilogramë lëndë narkotike, arrestohen dy persona në magjistralen Klinë-Mitrovicë

Iu gjetën mbi 4 kilogramë lëndë narkotike, arrestohen dy persona në magjistralen Klinë-Mitrovicë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Magjistralen Klinë- Mitrovicë, për posedim të mbi 4 kilogramë drogë.
PK thekson se gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjetën 4.71 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, përcjell lajmi.net.

“Pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin janë sekuestrua..

Read More
TË FUNDIT

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Dy meshkuj, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, njofton se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, përcjell lajmi.net.

Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm.

PK, thekson se pas hetimeve, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj tyre dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë (NN) 04.03.2023 – 13:10.Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrest..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një burrë në Prishtinë: Sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij

Arrestohet një burrë në Prishtinë: Sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij

Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.
Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 11:00.

“Prishtinë 04.03.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

25 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, sot nis Epopeja

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ajo që kishte ndodhur në fillimet e marsit të vitit 1998 ka qenë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje aq e drejtpërdrejtë dhe aq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, ka ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.

Pikërisht, më 5 mars bëhen 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë.

Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova kishte mundur frikën me çka i ..

Read More
TË FUNDIT

Osmani sot merr pjesë gjatë rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në ​përvjetorin e Epopesë

Osmani sot merr pjesë gjatë rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në ​përvjetorin e Epopesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, nga ora 12:00.

5 marsi shënon fillimin e sulmit të tretë, ku gjatë tri ditëve, forcat paramilitare serbe morën jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i kishte mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe kishte arritur t’i shpëtonte sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila kishte parë dhe përjetuar tmerrin, derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj.

Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari,..

Read More
TË FUNDIT

Dhjetë persona të hospitalizuar nga COVID-19

Dhjetë persona të hospitalizuar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në përditësimi i fundit lidhur me COVID-19, ka njoftuar se kanë kryer 146 testime, pre të cilave 26 persona kanë rezultuar pozitivë.
Sipas njoftimit të institutit, 29 persona janë shëruar dhe 10 janë të hospitalizuar.

Ndryshe, 231 raste janë aktive me CODIV-19.

Read More
TË FUNDIT

Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Arifi: Plani franko-gjerman, thikë pas shpine për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi e konsideron planin franko-gjerman për normalizmin e marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një thike pas shpine për shqiptarët në Luginë.
Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur shqiptarët e Luginës.

Sipas Arifit, kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin.

“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb.

Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur rec..

Read More
TË FUNDIT

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte koncentruar në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.
Ajo që kishte ndodhur në fillimet e marsit të vitit 1998 ka qenë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politik e diplomatik. Në të vërtetë kjo ngjarje aq e drejtpërdrejtë dhe aq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, ka ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.

Pikërisht, më 5 mars bëhen 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bënë më të lavdishëm në historinë e kombit ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ku pritet edhe lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën jugore dhe juglindore.
Gjatë ditës pritet vranësirat gradualisht të tërhiqen.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 14-34 km/h.

Temperaturat për datën 5 mars do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12C.

Read More
TË FUNDIT

Si e sheh Azem Vllasi ZSO-në e papranueshme serbe për Kosovën?

Ish zyrtari i lartë kosovar në ish-Jugosllavi, sot avokat, Azem Vllasi deklaroi se komuniteti i komunave serbe (ZSO) do të formohej brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës, dhe as nuk do të përfaqësonte një nivel të veçantë të qeverisë me autoritetet ekzekutive.

Sipas tij, ZSO nuk do të jetë në një marrëdhënie zyrtare të drejtpërdrejtë me Serbinë.

“ZSO mund të bashkëpunojë me Serbinë, të marrë ndihmë financiare prej saj, por institucionalisht gjithçka do të jetë brenda sistemit juridik të Kosovës,” tha Vllasi në një interviste për mediat në Beograd.

Vllasi tha se pas marrëveshjes së arritur në parim në Bruksel nga 27 shkurt, është “karota dhe shkopi” i BE-së dhe SHBA-së.

Ai mendon se “marrëveshja e të dy palëve, përmbajtja dhe terminologjia trajtohen në mënyrë që të mund të quhet me të drejtë një marrëveshje ndërshtetërore”, e cila është “nga përfitime të mëdha për Kosovën dhe Serbinë në shumë aspekte”.

Përfitimi për të dy palët

Fitimi më i madh për të dy palët është hap..

Read More