Author: admin

TË FUNDIT

Bislimi: Serbia e angazhuar praktikisht ta njohë Kosovën, Greqia ta shfrytëzojë këtë rast

Bislimi: Serbia e angazhuar praktikisht ta njohë Kosovën, Greqia ta shfrytëzojë këtë rast

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi përcolli së fundmi mesazhin se Greqia duhet të vazhdojë në hapin vendimtar të njohjes së Kosovës.
“Ne do të donim të forconim miqësinë tonë me Athinën dhe kemi treguar durim duke kontribuar në këtë marrëdhënie edhe kur njohja nuk ishte në tryezë. Tani që Serbia është angazhuar praktikisht për të njohur Kosovën dhe ngadalë po kupton se është më e mira edhe për të, Athina duhet të përfitojë nga ky momentum për të ndërmarrë hapin vendimtar dhe për të forcuar përpjekjet tona të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor.”, u shpreh Bislimi gjatë intervistës për gazetën greke “Kathimerini”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës siç u bë e ditur në komunikatë, iu përgjigj edhe shqetësimeve të shprehura lidhur me “efektet që mund të ketë njohja e Kosovës nga Greqia në lidhje me çështjen e Qipros”. Rasti i Kosovës n..

Read More
TË FUNDIT

Tuzi mban zgjedhjet lokale

Tuzi mban zgjedhjet lokale

Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, më 5 mars mbahen zgjedhjet lokale.
Këto janë zgjedhjet e dyta që kur Tuzi u bë komunë e pavarur.

Nga ora 07:00 deri në orën 20:00, 12.387 banorë do të mund të votojnë në 30 qendra votimi, shkruan REL.

Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë.

Në këto zgjedhje garojnë shtatë parti dhe koalicione.

Një pjesë e shqiptarëve në Tuz janë myslimanë dhe pjesa tjetër katolikë.

Tuzi është në qendër të Malsisë, që gjendet mes Malit të Zi dhe Shqipëri.

Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.

Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.

Në zgjedhjet e para të mbajtura më 2019, Partia Demokratike e Socialistëve (..

Read More
TË FUNDIT

Gjashtë shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Gjashtë shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trena duke shkaktuar në total humbjen e 57 jetëve.
Përmes një shkrimi në Facebook, Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi, përcjell lajmi.net.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas ,Denis Ruçi, Pavlin Bozo”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani për 25-vjetorin e Epopesë: Gjaku i tyre u bë dritë udhërrëfyes për çdo shqiptar

Osmani për 25-vjetorin e Epopesë: Gjaku i tyre u bë dritë udhërrëfyes për çdo shqiptar

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.
Presidentja Osmani ka shkruar se gjaku i tyre i njomë u bë dritë e udhërrëfyes për çdo shqiptar.

“Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot do të nisin homazhet në Prekaz, derisa në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke filluar nga prej orës 12:00 do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Kurse, nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz, pastaj Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, e pasdite d..

Read More
TË FUNDIT

25 vite nga rënia heroike e Jasharajve, Besarta: Nuk e dija që ajo ishte nata e fundit

5 Marsi i këtij viti shënon 25-vjetorin e nisjes së sulmeve serbe ndaj kullës së Jasharajve.

Pushka e fundit u shëua më 7 Mars, ndërsa Adem Jashari ra heroikisht së bashku me familjen me 58 anëtarë, përfshirë edhe fëmijët. E mbijetuara e vetme e atyre tri ditëve ishte Besarta Jashari, e bija e Hamzë Jasharit.

“Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër.

Nuk e dija… Sinqerisht, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që do të luaja me Blerinën e vogël, nuk e dija që ajo ishte nata e fundit që nëna Feride do më puthte ballin para gjumit.

Nuk e dija, se isha fëmijë. E lindur dhe e rritur në kullën e mësuesit të parë shqiptar në atë anë, më kishte krijuar bindjen se përpjekja e babës Shaban, ..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj nga Prekazi: Këtu ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare

Haradinaj nga Prekazi: Këtu ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa vetëdijes tonë kombëtare.

“Sot më 5 mars me bashkëluftëtar nga gjitha trevat e Kosovës dhe trojet shqiptare, me kolegë deputetë, kryetar të komunave, të rinj e të reja po nderojmë këtu në Prekaz, në vendin ku ka ndodhur kthesa e vetëdijes tonë kombëtare, e vetëdijes për çlirim, ku i gjithë populli pranoi kushtrimin prej këtu për të luftuar deri në çlirim, Në këtë vend pushojnë legjendarët tanë, komandanti ynë, Adem Jashari dhe familja Jashari, po ashtu prej këtij vendi nisemi më të fortë çdoherë për të gjitha ato sfida e punë që na presin”, tha Haradinaj.

Homazhe në Prekaz po bëjnë edhe qindra qytetarë nga gjithë vendi dhe rajoni.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit le..

Read More
TË FUNDIT

Mbi 2200 policë e kanë braktisur PK-në që nga themelimi, shkak pagat e ulëta

Mbi 2200 policë e kanë braktisur PK-në që nga themelimi, shkak pagat e ulëta

Për çdo vit 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës japin dorëheqje vullnetare. Ndërsa që nga themelimi i këtij institucioni, më shumë se 2200 policë të uniformuar e kanë lënë punën. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Arsyet kryesore për braktisjen e PK-së janë pagat që nuk ofrojnë një jetë dinjitoze, mungesa e sigurimeve shëndetësore e jetësore, mungesa e kushteve etj.

Kryesindikalisti Zeqiri thotë se shqetësuese është rritja e këtij trendi vitet e fundit. Ai thekson se braktisja e punës nga zyrtarët është e dëmshme për vetë institucionin por edhe për shtetin, pasi që është investuar shumë në ta.

“Dorëheqjet vullnetare janë shqetësim për Policinë e Kosovës, sepse janë në rritje. Gati për çdo vit kemi nga 100 ose mbi 100 dorëheqje vullnetare, e që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani kemi mbi 2200 dorëheqje vullnetare të Policisë së Kosovës”, tha Z..

Read More
TË FUNDIT

Shqiptari i Kosovës gjunjëzon serbin në Serbi

Në Banjë të Vranjës janë zhvilluar dy xhirotë e para të Kampionati vetjak të Evropës në shah.

Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete të Evropës pjesëmarrës janë edhe dy shahistë nga Kosova, Mjeshtri Ndërkombëtar, përcjell Bota Sot.

Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ky kampionat zgjatë nga 3-13 mars.

Garat po zhvillohen sipas sistemit zviceran me 11 xhiro.

Në dy xhirotë e para dy shahistët tanë mund të thuhet se kaluan shumë mirë. Në xhiron e parë, Mjeshri ynë Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi ka remizuar me Mjeshtrin e FIDE-së, Samaill Deyan Kostov, të Bullgarisë, kurse Gani Hamiti Mjeshtri i FIDE-së po ashtu ka remizua me Mjeshtrin e FIDE-së, Alpatslan Isik të Turqisë.

Në xhironë e dytë të zhvilluar të shtunë pas dite, Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj shahistit të Serbisë, Dushan Kruniq, kurse Gani Hamiti ka pësuar disfatë në çastet e fundit në cajnot kundër shahistit rus, që ka luajtur nën emblemën e FIDE-së, Shubin Kirill.

Në x..

Read More
TË FUNDIT

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Prishtinë: Tentohet të vriten me thikë dy persona, njëri prej tyre i mitur

Dy meshkuj, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, njofton se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, përcjell lajmi.net.

Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm.

PK, thekson se pas hetimeve, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj tyre dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë (NN) 04.03.2023 – 13:10.Dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur. Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrest..

Read More
TË FUNDIT

Posta me pullë postare për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Posta me pullë postare për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Filatelia e Postës së Kosovës, në shenjë nderimi ka vënë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull “25-vjetori i Epopesë së UÇK-së”.
Emisioni i pullave postare përbëhet nga një pullë postare me nominale €2.10, të shtypur në suvenir tabak të dizajnuar, Zarf të Ditës së Parë dhe Vulë të Ditës së Parë, me qarkullim deri në konsum të plotë.

“Filatelia e Postës së Kosovës, në shenjë nderimi të figurave të ndritura nga historia moderne e Republikës së Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për liri, më 5 mars 2023 vë në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull “25-vjetori i Epopesë së UÇK-së

Motivi i pullës postare që mban portretin e Shabanit, Ademit dhe Hamzë Jasharit, në sfond ka shqiponjën dykrenore, që në mënyrë artistike shndërrohet në numrin e përvjetorit të rënies heroike dhe sakrificës së ..

Read More