Author: admin

TË FUNDIT

Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës

Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me anëtarë të kësaj partie sot në shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Krasniqi u shpreh se datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur lindi liria e Kosovës.

Kreu i PDK-së kujtoi se viteve të fundit shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëhet në mungesë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.

“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të UÇK që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzu..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një grua në Gjakovë, nën ndikimin e alkoolit rrahu një burrë

Arrestohet një grua në Gjakovë, nën ndikimin e alkoolit rrahu një burrë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një grua në Gjakovë, nën dyshimin se e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj një burri.
Sipas raportit 24- orësh të policisë, e dyshuara ishte nën ndikimin e alkoolit, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’ rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi me seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi me seancë solemne për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi me seancë solemne për 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e hënë) seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Seanca do të nis në ora 12:00, derisa para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Gjatë ditës së sotme do të ketë edhe aktivitete tjera për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Read More
TË FUNDIT

​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën fitoren e tyre në vendin e tyre

​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën fitoren e tyre në vendin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.
Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën të dielën zgjedhjet për pushtetin vendor.

30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta.

Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, osë shumicë absolute.

Read More
TË FUNDIT

Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

Osmani dhe Kurti sot bëjnë homazhe në Prekaz

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministria dhe Presidenca përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se këto homazhe do të bëhen nesër me fillim nga ora 10:00.

Derisa në orën 12:00 Kurti dhe Osmani do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në seancën solemne që mbahet për nder të Epopesë.

Read More
TË FUNDIT

Obligimi i edukimit parafillor mirëpritet nga prindërit, problem mund të jenë hapësirat

Obligimi i edukimit parafillor mirëpritet nga prindërit, problem mund të jenë hapësirat

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator, pritet që të ketë një numër më të madh të nxënësve të moshave 5 dhe 6 vjeçare.
Kjo pasi më hyrjen në fuqi të ligjit për “Edukimin në Fëmijërinë e Hershme” pritet të bëhet obligative jo vetëm edukimi parafillor, por edhe edukimi i fëmijëve nga 0 deri në 5 vjet.

Përfaqësuesja e prindërve të edukimit parafillor, Albana Ramadani Osmani, duke sqaruar ndikimin e edukimit parafillor, thotë se një gjë e tillë ka qenë e domosdoshme.

Një ligj i tillë po mirëpritet nga njohës të fushës së arsimit, përcjell tëvë1.

Megjithatë Rinor Qehaja, nga instituti Edguard, është skeptik në lidhje me kapacitetin e hapësirave.

E përmes një përgjigje elektronike, Ministria e Arsimit thotë se kanë planifikuar 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja.

“Numri i institucioneve parashkollore në nivel vendi, nuk është i mjaftueshëm, mirëpo MASHTI në Strategjinë e Arsimit ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale pritet të sillën ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

“Karrota” për Serbinë që ta pranojë planin franko-gjerman, raportohet për 2.7 miliardë euro

Beogradi dhe Prishtina së shpejti duhet të deklarojnë nëse dhe si do ta zbatojnë planin evropian për që u pranua por nuk u nënshkrua në Bruksel. Pas disa muajsh duket se Beogradi ka një “karotë” në duar, por Perëndimi është gati të përdorë “shkopin” nëse diçka nuk shkon sipas planit. Shkruan portali serb nova.rs.

Gjegjësisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti janë takuar të hënën në Bruksel dhe përfundimi është i qartë – të dyja palët e kanë pranuar propozimin evropian.

Sipas Kurtit, ai ka dashur ta nënshkruajë marrëveshjen, ndërsa Serbia jo, gjë që e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i Serbisë.

Siç pretendon Vuçiq, “diçka” do të duhet të nënshkruhet deri më 24 mars, dhe partnerët perëndimorë vlerësuan procesin e dialogut dhe bënë thirrje për përshpejtim shtesë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Me këtë rast për “Beogradin e bindur” është përgatitur një shpërblim në formën e investimeve në vlerë prej 2.7 miliardë euro.

Sipas portalit Nova..

Read More
TË FUNDIT

“Grupi i Kumanovës” s’kanë përgjigje në kërkesën për transferim në Kosovë (VIDEO)

Enver Hoxha i njohur si Klein i “Grupit të Kumanovës”, thotë se ka bërë kërkesë për të pasur shtetësinë e Kosovës mirëpo e njëjta i është refuzuar nga ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, sipas tij arsyeja e refuzimit ka qenë dënimi për veprën penale që ka. Ndërkohë institucionet e Kosovës kanë thënë se i njëjti nuk ka bërë kërkesë për të pasur shtetësi kosovare.

Janë të dënuar me burgim të përjetshëm, e shpresat për liri i kanë të pakta.

Mirëpo, “Grupi i Kumanovës”, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, kanë një kërkesë nga shteti i Kosovës pasi që shumica prej tyre vijnë nga treva të ndryshme të saj.

Këta kërkojnë që të transferohen në vendlindje për të vuajtur dënimin. Për këtë gjë, kërkesat i kanë dërguar edhe në institucionet të Maqedonisë së Veriut.

E këtë e konfirmon edhe Agim Nuhiu që deri para pak ditësh e mbante pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë.

“Janë deponuar kërkesat nga ana e te burgosurve të “Lagjes se trimave” në Kumano..

Read More
TË FUNDIT

​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar.

Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon.

“Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën këtë të dielë zgjedhjet për pushtetin vendor.

30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta.

Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, osë shumicë absolute.

Read More