Krahas pagave e mëditjeve, deputetët shpenzuan edhe 16 mijë e 140 euro për mbushje telefoni
Pos pagës, deputetët e anëtarët e tjerë të Kuvendit, marrin edhe shtesa për shërbime të ndryshe.
Vetëm për shërbime telefoni, sipas një liste të shpenzimeve të siguruar nga TV Dukagjini, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 16 mijë euro.
Qytetarëve kjo shumë u duket e tepruar, derisa tregojnë se sa shpenzojnë ata mesatarisht për telefon.
Nga 80 euro mbushje telefoni i kishin shkuar në janar e shkurt, por pas këtij muaji, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk ishte kompensuar asnjë cent për thirrjet e mesazhet e tij.
Por kolegë të tij, për çdo muaj kanë vazhduar të marrin mbushje telefonike.Për shembull, Mimoza Kusari-Lila, për çdo muaj ka marrë nga 60 euro për telefon, duke qenë anëtare e kryesisë së Kuvendit, sikur janë kompensuar edhe kolegët e saj Abelard Tahiri nga PDK, Arben Gashi nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK dhe Enis Kervan nga grupi parlamentar Multietnik.
Në total, secil..
Read More