Author: admin

TË FUNDIT

Liderët opozitarë homazhe në Prekaz: Rrugëtimi i Kosovës qëndron mbi sakrificën e Jasharajve

Liderët opozitar, Memli Karsniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, të shoqëruar nga anëtarë të partive, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur lindi liria e Kosovës.

“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të UÇK që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se viteve të fundit shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëhet në mungesë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Ha..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: I përjetshëm është kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Osmani: I përjetshëm është kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për liri

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se kujtimi do jetë i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Po ashtu, Osmani tha se homazhet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, janë për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e dëshmorëve.

“Natyrisht që sikurse çdo qytetar i Republikës së Kosovës, sikurse çdo shqiptar jemi këtu në Prekazin historik për të nderuar sakrificën, trimërinë dhe guximin e të rënëve të Kosovës. Po ashtu, për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidal i Serbisë. Kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për të gjithë Kosovën, e cila sot është e lirë falë kësaj sakrifice”, deklaroi Osmani para medieve.

Ndërkaq përveç presidentes Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pasi kanë kryer homazhet ..

Read More
TË FUNDIT

E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër

E rëndë: Vdes një 2- vjeçar nga Gjilani, varrimi do të bëhet nesër

Një fëmijë i moshës 2- vjeçare ka ndërruar jetë, sot në qytetin e Gjilanit.
Lajmin për vdekjen e fëmijës e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Shaqiri, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Shaqiri ka njoftuar se varrimi do të bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët e familjes sone se sot me datën 06.03.2023, më i dashuri ynë Trisi, ka ndërruar jetë.

Varrimi bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Qofshë i Xhehnetit o biri jonë do të kujtojmë me buzëqeshje gjithmonë, sepse i buzëqeshur ke qenë gjithmonë.”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kurti: Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dha hovin vendimtar për çlirimin dhe lirimin e vendit.
Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se Kosova ka ndërtuar institucione demokratike dhe ka bërë zhvillime ekonomike, gjithnjë pa harruar se kujt i ka borxh këtë liri.

“Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e UÇK-së, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirimin e vendit tonë. Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomike pa e harruar se kujt ia kemi borxh këtë liri, e këtë mundësi që të ecim përpara”, deklaroi Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Njëherit, Kurti rikujtoi kur para 25 viteve tre breza të Jasharajve luftuan për tre ditë rresht në Prekaz, e ku me mijëra forca të Serbisë kishin rrethuar kullën dhe shtëpinë e tyre…

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike të familjes Jashari

Konjufca: Rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike të familjes Jashari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ngjarja e 5,6 e 7 marsi është ndër më të rëndësishmet në historinë e kombit shqiptarë.
Ai pas homazheve dhe vizitës në kullën e Jasharajve bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në shënim të Epopesë së UÇK-së, tha se rrënjët e vërteta të UÇK-së janë në luftën heroike të familjes Jashari.

Ai ka thënë se kjo ngjarje lëvizi edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila e kuptoi më mirë luftën e drejtë kundër okupimit serbë.

“Rrënjët e vërteta të UCK janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej ..

Read More
TË FUNDIT

Nxënësit orën e parë ia kushtuan Epopesë së UÇK-së

Nxënësit orën e parë ia kushtuan Epopesë së UÇK-së

Ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së.
Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësimdhënësit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

KP vizitoi sot shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, për të parë nga afër zhvillimin e orës së parë kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Mësimdhënësja e kësaj shkolle, Valbona Vitija-Ajeti tha për KP se për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nxënësit janë njoftuar më shumë për sakrificën e familjes Jashari. Derisa shtoi se tashmë kjo datë është bërë traditë që ora e parë t’i kushtohet kësaj ngjarje.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat kur në vendin tonë nderojmë sakrificën sublime të familjes Jashari. Epopenë e UÇK-së. Në Komunën e Prishtinës është bërë traditë që çdo vit në këto data të flitet për E..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku nga Prekazi: Me sakrificën e familjes Jashari, lindi përpjekja finale për liri

Abdixhiku nga Prekazi: Me sakrificën e familjes Jashari, lindi përpjekja finale për liri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe tek varrezat e Familjes Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Nga aty Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”.

“Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane. Këtë rrugë, në këtë ditë, duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtersh..

Read More
TË FUNDIT

Dyshohet se është dhunuar një grua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Dyshohet se është dhunuar një grua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i dhunimit i cili kishte ndodhur të premten në magjistralen Ferizaj- Prishtinë.
Viktima ka deklaruar se rasti ka ndodhur më datën 3 mars dhe ka zgjatur tre orë, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

DHUNIM

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023, 16-19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme./Lajmi.net/

Read More