Abdixhiku: Qëndresa e Jasharajve ishte rilindja e jonë kombëtare
Abdixhiku: Qëndresa e Jasharajve ishte rilindja e jonë kombëtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se qëllimi i shuarjes së trungut familjar të Jasharajve, një çerekshekulli më parë, ishte qëllim i shuarjes së vet popullit shqiptar në Kosovë. Sipas tij, qëndresa e Jasharajve ishte rilindje e jona kombëtare.
Gjatë fjalimit në seancën për nder të Epopesë së UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku u shpreh se rënia në altarin e lirisë së Adem, Hamëz, e Shaban Jasharit dhe 56 anëtarëve të tjerë të familjes Jashari nuk ishte vetëm një histori sakrifice por edhe një thirrje nacionale për përmbushjen e një rrugëtimi që s’mund të ndalej më.
“Të kujtosh e shënosh Epopenë e UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fondamentin e shtetit të Kosovës dhe përpjekjes sonë kolektive për liri. Do të thotë të kujtosh e shënosh gjithë sakrificën, qëndresën e vet kushtrimin e popullit të Kosovës të reflektuar në një familje të vetme, atë që sot na qëndron si ..
Read More