Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari
Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari
Qindra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. Aty nuk munguan as mërgimtarët, të cilët vlerësuan lart sakrificën më sublime të familjes Jashari.
Ata, si çdo përvjetor, bën homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz për të parë vendin ku Shaban, Hamzë e Adem Jashari u flijuan me mbi 50 anëtarë të familjes gjatë rezistencës së armatosur të tri ditëve të marsit 1998.
Për të nderuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz kishte ardhur Nuhë Shkorreti, i cili jeton në Zvicër.
“Familja Jashari ka kontribuar shumë, ne sot falë tyre e gëzojmë lirinë, falë dëshmorëve, shokëve të tyre, sot ne udhëtojmë të lirë, gëzojmë këtë liri… Prekazin e vizitoj çdo vit, jetoj në Zvicër por vij çdo herë me kënaqësi, sot kam ardhur vetëm për Epopenë e UÇK-së”, tha ai.
Në Prekaz nuk munguan as të rinjtë e vendi..
Read More