Author: admin

TË FUNDIT

U kap me 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka sekuestruar 220 kilogramë kokainë pasditen e djeshme në Verona të Italisë.
Sipas mediave italiane sasia e madhe e lëndës narkotike po transportohej me furgon nga një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se i riu po i jepte furgonit me shpejtësi të lartë, gjë që u pikas menjëherë nga forcat policore. Pas kontrollit, u zbulua kokaina e cila rezultonte e pastër dhe do të shitej me një çmim shumë të lartë në treg. Sipas hetuesve, droga mund të shitej deri në 15 milionë euro në treg.

37-vjeçari i akuzuar për trafik droge është dërguar në burgun e Montorio, ku pritet të dalë para trupës gjyqësore në vijim.

Sekuestrimi i djeshëm është një nga më të mëdhenjtë e kryer nga ‘Scaliger’ së bashku me policinë rrugore të Verona.

Read More
TË FUNDIT

Serbia do të detyrohet ta pranojë Kosovën – Njohja e ndërsjellë kur Serbia të pranohet në BE

Përderisa vëmendja e opinionit është përqendruar në propozimin evropian dhe pranimin eventual të Kosovës në OKB, qarkullojn qëndrimet se “njohja e ndërsjellë” nënkupton mundësinë kur Serbia pranohet në BE. Pra edhe nëse tash evitohet pranimi i Kosovës në OKB, që vlerësohet si njohje jo formale, për disa vite nga Serbia do kërkohet edhe njohja formale, thonë analistët, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Fjalia që thuhet e pavërejtur në tekstin e implementimit të propozimit është se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës do vij me rastin e hyrjes së tyre në BE.

Në pjesën e propozimit evropian për Kosovës ku krahasohet me modelin e dy Gjermanive thuhet: “Republika Federale e Gjermanisë kurrë se ka njohur Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe anasjelltas, por marrëveshja e vitit 1972 ju mundësoj të dy vendeve të pranojnë realitetin dhe zhvillimin e raporteve me vendet perëndimore. Nëse Serbia dhe Kosova synojnë të bëhen pjesë e BE-së shumë shpejt do vij normalizimi dhe njohja ..

Read More
TË FUNDIT

​Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur

​Qytetarët kundër shtrenjtimit të rrymës: E papërballueshme, jemi lodhur

Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 14 për qind nga 1 prilli, ka ngjallur pakënaqësi te qytetarët e vendit. Sipas tyre, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papërballueshëm, sidomos kur vendi ballafaqohet me inflacion.
Kështu për qytetarin Muhamet Rraci, tarifat e reja të rrymës do të vështirësojnë jetën e shumë qytetarëve në Kosovë.

“Dihet ajo punë. Qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë, janë të lodhur, po shihet. Edhe rrogat nuk janë rritur, s’ka pasur rritje as për pensionet, sidomos për ta është fatkeqësi e madhe. Këta janë baballarët e këtyre që janë në funksione. Janë djemtë e tyre. Duhet pak të kenë një dinjitet… kanë mbetur pa dinjitet, po shihet veç të shkojmë tek mjeku se sa bëhen barnat, 100 euro nuk mundet t’i mbulojë… Për neve është e papërballueshme. Fatkeqësisht më e papërballueshme është për ata që varen vetëm nga këto të ardh..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Tahiri në selinë e OKB-së: Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në Neë York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Tahiri vlerëson se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut.

“Në selinë e OKB-së, në New York duke përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, prezantova mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale. Theksova se, Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut”.

“Në fokus kisha afirmimin e arritjeve të Republikës së Kosovës, në rrafshin legjislativ, politik si dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore. Theksova nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm. Si shtete dhe kombe, na duhen më shumë arritje n..

Read More
TË FUNDIT

Qytetari qet në shitje pronën në Shtërpcë, fajëson Listën Serbe për presion

Qytetari qet në shitje pronën në Shtërpcë, fajëson Listën Serbe për presion

Në njërën nga pikat kryesore të Shtërpcës vazhdon të qëndrojë njoftimi që Llazar Millenkoviq ka nxjerr në shitje pasurinë e tij në fshatin Sevcë të kësaj komune. Shkak i shitjes së shtëpisë, sipas njoftimit, është bërë Lista Serbe dhe kryetari i komunës Dalibor Jevtiq.
Milenkoviq nuk ka pranuar të intervistohet, por nëpërmjet telefonit ka thënë për RTK se nuk ka çka të deklarohet, duke sugjeruar që përgjigjja të kërkohet nga kryetari i Komunës.

Një tjetër qytetar i Shtërpcës që pranoi të flasë, tha se që nga ardhja në pushtet e Listës Serbe,gjërat nuk shkojnë si duhet.

“Akuzojnë udhëheqjen komunale e cila më ka anuluar vendim e ndërtimit. Në vend që të më ofrojë dokumentacion tjetër të cilat duhet e që unë nuk e di cilat janë ato. Unë disa herë i jam drejtuar në komunë ata nuk ka dashur të më takonin. Që objekti të mos kalbët dhe dështojë”, tha Stalle Stalletoviq, qytetar i Shtërpcës për RTK.

Disa qytetarë..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion

Arrestohet një femër në një lokal masazhi në Prishtinë, dyshohet se merrej me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se merrej me prostitucion.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se ajo u arrestua në një lokal masazhi.

“Janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe tridhjetë e pesë 35 euro”, thuhet aty.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një femër në Gjakovë, dyshohet se vodhi para nga shtëpia ku po punonte si pastruese

Arrestohet një femër në Gjakovë, dyshohet se vodhi para nga shtëpia ku po punonte si pastruese

Një femër është arrestuar në Gjakovë nën dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Rasti ka ndodhur dje ku një grua ka raportuar se e dyshuara, femër kosovare, deri sa ishte duke punuar në shtëpinë e saj si pastruese, kishte vjedhur para, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me rastin më 06.03.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se e njëjta gjersa ishte duke punuar si pastrues në shtëpinë e ankues femër kosovare, nga shtëpia i kishte vjedhur para”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

AIP paralajmëron gjobë ndaj PSD-së: Kjo parti ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

AIP paralajmëron gjobë ndaj PSD-së: Kjo parti ka publikuar të dhënat personale të qytetarëve

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Partia Socialdemokrate (PSD) gjatë realizimit të aktivitetit të saj ka shpalosur të dhëna personale të qytetarëve të Kosovës, teksa ka paralajmëruar edhe gjobë ndaj tyre.
Sogojeva-Dermaku ka thënë se publikimi i të dhënave nëpër peticione është i ndaluar me ligj, dhe si i tillë këtë paralajmërim e kanë dhënë nga viti i kaluar.

“Po fillimisht Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) qysh në muajin korrik të vitit 2022 ka lëshuar një komunikatë për media dhe një njoftim për qytetarët që shpërndarja e fletëve të peticioneve ku përmbahen këto të dhëna emri, mbiemri, vendi i lindjes, numri personal sidomos por edhe numri i telefonit janë të ndaluara në këndvështrim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Prandaj ne kemi konsideruar se tashmë sidomos këto kompanitë, institucionet por edhe në këtë rast partitë p..

Read More
TË FUNDIT

Policia nuk “kursehet”, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan vetëm dje

Policia nuk “kursehet”, mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan vetëm dje

Të shumta janë rastet kur drejtuesit e automjeteve në Kosovë shkelin rregullat e trafikut.
E pikërisht si shkak i kësaj, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka gjobitur shumë prej tyre.

Nga Policia është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 2 mijë e 61 tiketa trafiku, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë në trafik janë shkaktuar 9 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjerë me dëme materiale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve.
Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të njohur shpërbleheshin me dekoratat e larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.

Read More