Samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë
Samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë
Samiti i radhës i Procesit të Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 16 tetor në Tiranë të Shqipërisë.
Kjo u bë e ditur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Berlin.
Ai tha se ky samit do të thellojë bashkëpunimin në rajonin ballkanik në drejtim të krijimit të tregut të përbashkët rajonal.
Në konferencën e përbashkët për medie me Ramën, kancelari gjerman tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka rëndësi strategjike për shtetin e tij.
“Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për mua. Në shumë raste kam tërhequr vëmendjen se kjo është një nga detyrat shumë të mëdha që duhet të përmbush Evropa tani. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe familjes evropiane. Prandaj gëzohem që në tetor në Shqipëri do të organizohet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, përgatitje..
Read More