Author: admin

TË FUNDIT

Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 12 dhe 14 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Begaj viziton sot NATO-n

Begaj viziton sot NATO-n

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO.
Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

“Gjithashtu, temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij. Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës. Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Pë..

Read More
TË FUNDIT

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me “Natën e Zjarreve”

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me “Natën e Zjarreve”

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të ngjarjes historike Epopesë së UÇK-së që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.
Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit gjithëpopullor, Epopesë së UÇK-së.

“Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të ,,Epopesë së UÇK-së”. Në këtë 25 vjetor..

Read More
TË FUNDIT

Mbi 3 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën e punësimit “Superpuna”

Mbi 3 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën e punësimit “Superpuna”

Mbi 3 mijë punëkërkues janë regjistruar në platformën e punësimit “Superpuna”, të krijuar nga Qeveria e Kosovës.
Përfaqësues të bizneseve thonë se kjo platformë nuk është adekuate për bizneset dhe as për punëtorët, derisa ekonomistët vlerësojnë se çdo motivim për të rinjtë, është i mirëseardhur, për arsye siç thonë ata, Kosova po kalon një pandemi demografike.

Platforma e punësimit “Superpuna”, që nga lansimi i saj, deri më tani ka regjistruar mbi 3 mijë punëkërkues të verifikuar, mbi 2 mijë punëdhënës që ofrojnë punë dhe mbi 1 mijë në marrëdhënie pune. Kështu thuhet në njoftimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku ndër të tjera theksohet se janë mbi 1 mijë e 500 pozita të lira për punë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se kjo platformë është vështirë e realizueshme, për arsye se nuk është e përshtatshme për bizneset dhe as për punëtorët.

“Platforma e ..

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj: Mësimdhënësit ende po ballafaqohen me sfida

Jasharaj: Mësimdhënësit ende po ballafaqohen me sfida

Sot në mbarë hapësirën shqiptare, nderohet kontributi i mësimdhënësve për arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Ndërkohë, në Kosovë kjo ditë i gjen mësimdhënësit jo edhe aq të kënaqur me kushtet e punës, ndërsa kanë shprehur pakënaqësinë edhe për vlerën e koeficientit të pagave.

Ndërkohë, gjatë ditës shënohen aktivitete për nder të 7-Marsit, ku do të ndahet edhe çmimi “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit.

“Mësuesja ime e dashur, sa fort që të dua! T’i gjithçka me vlerë je për mua! Mësuesen time e dua, e respektoj e me shumë gëzim festën e saj e festoj!”. Këto janë urimet e nxënësve për mësuesit, të cilët shkruajnë vargje, dhurojnë lule e përqafime për t’i bërë mësimdhënësit të ndihen të lumtur e të vlerësuar në ditën e tyre. Por, megjithatë sipas sindikalistëve, kjo ditë feste për mësimdhënësit, i gjen ata jo të kënaqur pasi kanë pritur më shumë për sa u përket pagave.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rra..

Read More
TË FUNDIT

Çerkini: Dëshmorët po kujtohen vetëm në ditën e përkujtimeve – Krerët e UÇK-së në Hagë po harrohen

Çerkini: Dëshmorët po kujtohen vetëm në ditën e përkujtimeve – Krerët e UÇK-së në Hagë po harrohen

Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, ka thënë se ideali për të cilin kanë rënë dëshmorët edhe sot pas 25 viteve nuk ka shkuar në vend.
Ai ka thënë se institucionet vendëse, të rënët po i kujtojnë vetëm në ditët përkujtimore.

Çerkini ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, me ç’rast ka thënë se krerët e shtetit nuk po i përmendin.

Çerkini i emocionuar duke folur për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjen Jashari, tha se Prekazi është i larë në gjak.Ai po ashtu theksoi që, Rifat Jashari në çdo fjalim të tij i ka përmendur personat e pa gjetur.

“Unë shtëpinë e Shaban Jasharit, e kam timen. Unë ja njohë babin edhe Ademi edhe Hamzës edhe të gjithëve atyre. E lanë Prekazin me gjak edhe as një herë baca Rifat nuk e ka mbajtur as një fjalim që nuk i ka përmendur edhe personat e pa gjetur. Kur kemi shkuar një herë e ka pyetur një gaze..

Read More
TË FUNDIT

​Rama uron mësimdhënësit shqiptarë për ditën e tyre

​Rama uron mësimdhënësit shqiptarë për ditën e tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.
Ai përmes Facebook-ut ka shprehur mirënjohjen më të thellë për ta.

“Mirëmëngjesi, Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush”, ka shkruar ai.

Dita e mësuesit ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, keqpërdori fëmijët në pornografi

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, keqpërdori fëmijët në pornografi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Fushë-Kosovë.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Fushë-Kosovë: Defekti në veturë iu kushtoi edhe më shtrenjtë, çiftit i vidhen 580 euro nga çanta

Fushë-Kosovë: Defekti në veturë iu kushtoi edhe më shtrenjtë, çiftit i vidhen 580 euro nga çanta

Ankuesja femër ka raportuar se derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, për shkak të një defekti në veturë janë ndaluar dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën bashkë me dokumente dhe 580 euro.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

‘Epopeja e UÇK-së’ përmbyllet sot me Natën e Zjarreve

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të Epopesë së UÇK-së që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit.

Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të ,Epopesë së UÇK-së.

Kurse dje Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë solemne, si dhe u mbajt një Akademi Përkujtimore.

Read More