Author: admin

TË FUNDIT

Ishte pjesë e UÇK-së, por ky person nuk është Adem Jashari

Ishte pjesë e UÇK-së, por ky person nuk është Adem Jashari

Sot, Kosova shënon “Natën e Zjarreve”.
Kjo në kuadër të Epopesë së UÇK-së, e cila shënohet për tri ditë me radhë, në të cilën kujtohet sakrifica e familjes Jashari të Prekazit shkruan lajmi.net.

E një person që edhe sot e kësaj dite është gjallë, kishte pasur ngjashmëri të frikshme me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Ai është Ramadan Kaqkini nga Llausha e Skenderajt, i cili edhe vet ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke e parë ngjashmërinë e madhe, Ramadan Kaqkini ishte ftuar të luaj rolin e Adem Jasharit, në recitalin “Ai është i gjallë”.

Ngjitja e tij në skenë ku portretizohej komandanti, kishte ngjallur emocione të papara, ku tek shikuesit krijohej përshtypja sikur vërtetë po ngjallet Adem Jashari.

Pamja e paraqitur e Ramadan Kaqkinit ishte në vitet e para të pasluftës, pasi që aktualisht ai ka ndryshuar paraqitjen e tij. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti krekoset edhe për 7 mars, thotë se “mësuesve po u kthehet dinjiteti”

Kurti krekoset edhe për 7 mars, thotë se “mësuesve po u kthehet dinjiteti”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në manifestimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në ceremoninë e mbajtur në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, krahas fjalës së rastit, kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.

Duka u uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve, ai tha se historikisht tek populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

Teksa ndodhemi në ditën e tretë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Kurti po ashtu dhe natyrisht ka kujtuar Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Pre..

Read More
TË FUNDIT

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndanë 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së

Zyra e BE-së dhe Qeveria ndanë 45 bursa për studimet master në shtete të BE-së

Zyra e BE-së dhe Qeveria e Kosovës kanë ndarë 45 bursa për studime master në shtete të BE-së, për të sapodiplomuar dhe nëpunës civilë. Me këtë rast u tha se përmes këtij programi, studentët kanë mundësinë që pas kthimit të punojnë në Administratë Publike në Kosovë.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se pret me padurim kthimin e këtyre studentëve në Kosovë, pasi sipas tij Administrata Publike ka nevojë për njohuritë dhe kapacitetet që kanë të rinjtë.

“Përzgjedhja është shumë konkurruese, është një garë shumë e fuqishme me provime dhe intervista. Ndonëse keni arritur në një prag të madh në jetën tuaj, tash fillon puna e vërtetë për ju. Së pari duhet të sigurohet një vend në universitet, pastaj të bëni një praktikë të mirë në Administratë Publike dhe në shtator jeni të gatshëm për të filluar studimet tuaja. Studimi në universitet kërkon vendosmëri të lartë dhe shpresoj se ju do të jeni në gjendj..

Read More
TË FUNDIT

Shefi i NATO-s: Rast historik për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i NATO-s: Rast historik për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mirëpret qasjen konstruktive nga Kosova dhe Serbia në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe theksoi se tani është një “rast historik” për të arritur paqe të qëndrueshme.
Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po ashtu shprehu mbështetjen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve.

“Ne bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian dhe mirëpresim takimet në Bruksel në kuadër të dialogut. NATO do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë dialog sepse e shohim si rrugën e vetme të duhur për paqe dhe stabilitet në Kosovë. Kemi një rast historik për paqe të qëndrueshme dhe mirëpres qasjen konstruktive. Është me rëndësi që të dyja palët të dëshmojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Secila zgjidhje duhet të ketë parasysh të drejtat e njeriut, fqinjësisë së mirë dhe sundimit të li..

Read More
TË FUNDIT

Dita e fundit e Epopesë së UÇK-së, pamje nga përgatitjet për “Natën e Zjarreve”

Dita e fundit e Epopesë së UÇK-së, pamje nga përgatitjet për “Natën e Zjarreve”

Qytetarët dhe vizitorë të shumtë nga jashtë vendit kanë vizituar gjatë tri ditëve të fundit Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo për nder të familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjarëve të tij që ranë dëshmorë në marsin e vitit 1998 në Prekaz.

E në ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lajmi.net ka qëndruar në Prekaz ku ka filluar edhe përgatitja për ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas ndezjes së flakadanëve, do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, me të cilin edhe përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

25 vite nga masakra e Prekazit, asnjë rezultat nga hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës

25 vite nga masakra e Prekazit, asnjë rezultat nga hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës

Në mars të këtij viti u bënë 25 vite nga masakra e Prekazit, ku u vranë dhe u masakruan 55 anëtarë të familjes së komandantit Adem Jashari.
Përkundër që janë mbushur 25 vite që nga masakra e Prekazit, ende nuk ka ndonjë rezultat nga hetimet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të cilat kishin filluar para më shumë se tre vitesh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ishte prokurorja Drita Hajdari, që si prokurore e PSRK-së kishte deklaruar se po nis hetimet për masakrën e Prekazit.

“Kam verifikuar nëse rasti është hapur nga EULEX-i apo UNMIK-u apo nga Tribunali i Hagës dhe pasi që kam kuptuar se nuk ka rast të hapur, kam vendosur për hapjen e hetimit me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe të përgjegjësisë penale për krimet e luftës në rastin konkret”, ishte deklarimi prokurores Hajdari për medie.

Sipas saj, hetimet kishin filluar në vitin 2019, pra 21 vite pas ngjarjeve të ..

Read More
TË FUNDIT

Gjermania iu bën thirrje Kosovës dhe Serbisë: Duhet të gjeni kompromis

Gjermania iu ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë për kompromis.Kështu ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad. Konrad tha se dyja palët duhet të gjejnë një rrugë për të ecur drejt Bashkimit Evropian.

“Unë nuk mendoj se dikush do të thotë nëse nuk tregoni rezultate deri më 18 mars se është fundi. Nuk është. Ne kemi punuar në diskrecionin e normalizimit të marrëdhënieve për një kohë shumë të gjatë, veçanërisht në disa të fundit. Ne jemi duke u përpjekur të tregojmë realisht se normalizimi mund të arrihet dhe shpresojmë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve të gjejnë një kompromis. Është e qartë se është e vështirë, por të gjejmë një marrëveshje, një kompromis dhe të ecim përpara drejt BE-së”, tha Konrad shkruan Tanjug.

Zbatimit i Planit Evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi pas takimit t..

Read More
TË FUNDIT

Mjeku në QKUK akuzohet se ia mori mbi 9 mijë euro një personi për t’ia punësuar nusen e djalit

Mjeku në QKUK akuzohet se ia mori mbi 9 mijë euro një personi për t’ia punësuar nusen e djalit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër E.L., i cili ngarkohet se në cilësi të mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, e mashtroi një person duke ia marrë mbi 9 mijë euro, me premtimin se do t’ia punësonte nusen e djalit të tij, si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.
Ngritjen e kësaj aktakuze e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Prokuroria Themelore në Prizren, ku thuhet se E.L., nga 8 shkurti 2023, gjendet në masën e paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

“Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar gjatë muajit maj të vitit 2021 e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2021, në njërin prej lokaleve në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.L., përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron duke..

Read More
TË FUNDIT

Hapet ekspozita kushtuar Jasharajve, Bekimi: Historia të përjetësohet me fakte për brezat

Hapet ekspozita kushtuar Jasharajve, Bekimi: Historia të përjetësohet me fakte për brezat

Është hapur ekspozita “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në të cilën për një javë do të qëndrojnë 200 fotografi që flasin për qëndresën heroike të familjes Jashari dhe sakrificën më sublime të saj.
Pasardhësi i familjes Jashari, Bekimi, tha se populli shqiptar ka vuajtur shumë për liri, derisa shtoi se shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq dhe ta përjetësojë historinë me fakte për brezat e tjerë.

“Kjo ekspozitë sot është ngjarje e veçantë, është një histori që gjeneratat, përveç gjeneratës tonë, në veçanti kanë nevojë gjeneratat e reja për të parë dhe për t’u njoftuar dhe të mësohen me se atë çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Populli ynë ka vuajtur shumë në veçanti populli shqiptar tashmë në shtetin e Kosovës, të ndarë padrejtësisht ashtu siç e tregon historia. Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të kontraktua..

Read More
TË FUNDIT

Kroacia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Kroacia mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka pritur sot në takim ministren e Jashtme të diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz.
Ministri kroat ka deklaruar se Kroacia mbështet plotësisht rrugën evropiane të Kosovës.

Radman ka shkruar në Twitter se me Gërvallën kanë diskutuar për marrëdhëniet miqësore.

Read More