Author: admin

TË FUNDIT

​Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

​Liria në botë: Kosova, ndër vendet me përmirësimet më të mëdha

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë.
Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile.
Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë, shkruan REL.
Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Freedom House vlerësoi 210 vende dhe territore në gjithë botën, prej të cilave 84 vende janë të lira, ashtu si edhe një territor, 54 vende dhe katër territore janë pjesërisht të lira dhe 57 vende dhe 10 territore janë jo të..

Read More
TË FUNDIT

A po nis presioni ndaj opozitës për propozimin evropian?

A po nis presioni ndaj opozitës për propozimin evropian?

Qëndrimet kundërshtuese të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë, kanë krijuar shqetësim për partnerët perëndimorë të Kosovës.
Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se presioni i partnerëve perëndimorë, i cili deri vonë ka qenë ishte drejtuar kah Qeveria e Kosovës për çështjet që ndërlidhen me dialogun me Serbinë, tashmë do të orientohet kah partitë opozitare lidhur me propozimin e BE-së.

BE-ja tashmë ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar mbi planin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizim.

Krye..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak pritet sot në takim nga kryeministri Kurti

Lajçak pritet sot në takim nga kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të presë sot në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak pritet që të takohet me Kurtin në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 16:00.

Duhet përkujtuar që nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel, situatën në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë edhe më e diskutuar.

Pasi palët janë dakorduar për planin evropian, por nuk pati asnjë nënshkrim në këtë takim pritet që takimi i radhës ai më 18 mars që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut të sjellë edhe nënshkrimin.

Në lidhje me këtë plan evropian kundërshtime pati nga dy partitë opozitare në vend, PDK dhe LDK. Madje të njëjtit patën kritika të vazhdueshme edhe në seancat e kaluara plenare. Kjo çoi edhe në reagim të zyrtarëve të SHBA-së dhe BE-së./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr – Çfarë strategjie është kjo?

Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr – Çfarë strategjie është kjo?

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për importin e qymyrit në vend.
Ai ka thënë se edhe pse “flemë mbi qymyr”, Kosova vazhdon të importojë qymyr, shkruan lajmi.net.

“Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive.

“Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, k..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak sot në Prishtinë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ai vjen për të vazhduar diskutimet e takimit të nivelit të lartë të 27 shkurtit në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin evropian.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati deklaruar se ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, porse ka shtuar se presidenti serb,Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm për një gjë të tillë.

Ndërkaq me vizitën e tij, Lajçak do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit tjetër, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.

Read More
TË FUNDIT

Sot mblidhet këshilli i ministrave të BE-së, hapi i radhës drejt liberalizimit të vizave

Sot do të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo u bë e ditur dje nga Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘piken A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha./21Media

Read More
TË FUNDIT

Vdes foshnja në Spitalin e Pejës, babai dyshon tek mjekët

Vdes foshnja në Spitalin e Pejës, babai dyshon tek mjekët

Pasditen e djeshme në Spitalin e Pejës ka vdekur një foshnje.
Siç ka raportuar babai i foshnjës, ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Të demantohet rrena serbe për kinse, Kisha Ortodokse në Kosovë është serbe

Musa Limani

​Pluralizmi politik dhe demokracia, në vete nuk nënkuptojnë të sillesh sipas dëshirës dhe interesit personal apo partiak, por ashtu si e kërkon interesi i përgjithshëm dhe mbi të gjitha ai kombëtar. Për fat të keq kështu nuk po ndodhë. Ne shqiptarët, shikuar historikisht kemi qenë të ndarë nëpër bajraqe e rajone interesash, ku armiqtë tanë e kanë shfrytëzuar dhe na kanë shtypur, sunduar dhe uzurpuar tokat tona etnike. Tani jemi të ndarë sipas partive. Na ka kapluar interesi, egoizmi dhe ego personale, duke e lanë anash çështjen kombëtare.

E kaluara historike, disi mund të kuptohet, por nuk mund të tolerohet tani dominimi i interesave individuale (fjala është për karrieristet dhe profiterët e pas luftës), partiak dhe ata rajonal. Është për të ardhur keq, por shumë e vërtetë se pas ndryshimeve të sistemeve ekonomiko-shoqërore, në të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e shfrytëzuar (lexo: keqpërdorur) demokracinë dhe pluralizmin politik, lufta kryesore u bë dhe tani po b..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak sot në Kosovë

Lajçak sot në Kosovë

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Ai vjen për të vazhduar diskutimet e takimit të nivelit të lartë të 27 shkurtit në Bruksel, ku Kosova dhe Serbia kanë pranuar planin evropian.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati deklaruar se ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen, porse ka shtuar se presidenti serb,Aleksandër Vuçiq nuk ishte i gatshëm për një gjë të tillë.

Ndërkaq me vizitën e tij, Lajçak do të bëjë përgatitje për mbajtjen e takimit tjetër, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai pas Prishtinës do të qëndrojë edhe në Beograd.

Read More