Author: admin

TË FUNDIT

Bastisen shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe (VIDEO)

12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe. Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini. “Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini.

Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar. “Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.

Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve. Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu. Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./KlanKosova

Read More
TË FUNDIT

Kosova regjistron përmirësim në raportin e Freedom House

Kosova ka shënuar përparim prej katër pikësh në renditjen e Freedom House, duke u renditur me 56 sosh.

Amy Slipowitz nga kjo organizatë tha se kjo është një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.

“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, ka thënë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në raport thuhet se 84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira.

Organizata radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe B..

Read More
TË FUNDIT

LDK e quan të dështuar Strategjinë për Energji, Azemi: Është bërë për të mbuluar dështimin

LDK e quan të dështuar Strategjinë për Energji, Azemi: Është bërë për të mbuluar dështimin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka adresuar kritika në adresë të mazhorancës për votimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2031.
Këtë strategji, LDK-ja e quajti të dështuar.

Sipas LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje e votoi këtë strategji me urgjencë, vetëm për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik.

Në një konferencë për media, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se si pasojë e mungesës së një strategjie të mirëfilltë, shpesh herë ka pasur rritje të çmimit të energjisë.

“Kosova të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit, është futur pa pas strategji të mirëfilltë dhe pa pas ide sesi t’i menaxhojë ato kriza, e të cilat shpesh herë rezultuan edhe me rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Dje kaloi me urgjencë në Kuvend dhe këtë po e shohim qartazi se është bërë për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimi me ..

Read More
TË FUNDIT

Tentim vrasje në Drobesh të Vitisë, katër persona rrihen me mjete të forta mes vete

Tentim vrasje në Drobesh të Vitisë, katër persona rrihen me mjete të forta mes vete

Katër persona janë arrestuar dje në fshatin Drobesh të Vitisë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje mes vete.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00, ku janë përdorur edhe mjete të forta, shkruan lajmi.net.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku përveç deklarimit jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare janë paraparë edhe një sërë projektligjesh.
Gjatë kësaj seance parashihet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, pastaj shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Po ashtu, në këtë seancë do të pritet të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”.

Në këtë seancë ..

Read More
TË FUNDIT

Edhe presidentja Osmani takohet sot me Lajçak

Edhe presidentja Osmani takohet sot me Lajçak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të pres sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Takimi në mes Osmanit dhe Lajçak pritet të nis në ora 14:00, në kabinetin e Presidentes.

Ndryshe pas zhvillimeve të fundit në kuadër të takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Bruksel pritet që Lajçak me drejtuesit e vendit të diskutoj sërish në lidhje me planin evropian./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Një person lëndohet në vendin e punës në Viti

Një person lëndohet në vendin e punës në Viti

Një person ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpi, në Viti.
Në raportin e Policisë thuhet se ai ka rënë nga një lartësi prej 3-4 metra.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën Mustafë Kokaj, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës.

Read More
TË FUNDIT

Skenderaj: Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë, Policia jep detaje

Skenderaj: Nxënësi shkon me pistoletë në shkollë, Policia jep detaje

Një mësimdhënës në një shkollë në Skenderaj ka raportuar në Polici se teksa po kontrollonte një nxënës ka gjetur një pistoletë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe të prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi kosovar mësimdhënës në shkollë ka njoftuar se gjatë kontrollit tek një nxënës ka gjetur një pistoletë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë sekuestruar pistoletën së bashku me dy fishekë. I dyshuari (i mitur) është intervistuar në prani të avokatit dhe prindit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në njoftimin e policisë.

Read More
TË FUNDIT

Vushtrri: Burri dëbon me forcë nga shtëpia gruan dhe djalin dy vjeçar

Vushtrri: Burri dëbon me forcë nga shtëpia gruan dhe djalin dy vjeçar

Një qytetare në Vushtrri ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia, bashkë me djalin e saj dy vjeçar.
I dyshuari është arrestuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kërkuan para për shërim duke përdorur Facebook-un e dikujt tjetër, njëri prej tyre dërgoi 1500 euro

Kërkuan para për shërim duke përdorur Facebook-un e dikujt tjetër, njëri prej tyre dërgoi 1500 euro

Ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur kanë hyrë në llogari të tij në rrjetin social Facebook dhe nga miqtë e tij kanë kërkuar të holla për arsye të shërimit, ku njëri nga miqtë përmes “Western Union” i ka dërguar 1500 euro një personit në Tiranë, transmeton lajmi.net.
Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More