Author: admin

TË FUNDIT

Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.
E njëjta pritet të nis nga ora 10:00.

Në rendin e ditës janë 12 pika, ndër to edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i ..

Read More
TË FUNDIT

​Parashikimi i motit mbi vendin tonë

​Parashikimi i motit mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.
Sipas institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14 dhe 17 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Elezi: Nga sot fillojnë afatet për zgjedhjet e 23 prillit në veri, këto janë datat me rëndësi

Elezi: Nga sot fillojnë afatet për zgjedhjet e 23 prillit në veri, këto janë datat me rëndësi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zyrtarisht procesin për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetar të katër komunave (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale (Zveçan dhe Leposaviq).
Këto zgjedhje planifikoheshin të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë në atë pjesë të Kosovës.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ-ja ka vendosur të gjitha afatet e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Duke filluar nga sot, 9 mars, fillojnë afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zv..

Read More
TË FUNDIT

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të ndikonte në ekonomi

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të ndikonte në ekonomi

Arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në integrimin ekonomik te të dyja vendeve. Kështu thonë ekspertë të ekonomisë.
Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në eliminimin e barrierave tregtare si dhe tërheqje të investimeve të huaja.

Arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte në aspektin e tërheqjes së investimeve, në krijimin e tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor por edhe në aspektin e eliminimit të barrierave. Kështu tha drejtori i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka. Në një prononcim për Radio Kosovën , Zeka thotë se përmes marrëveshjes, Serbia duhet të lejojë në territorin e saj kalimin transit të mallrave të Kosovës.

“Arritja e një marrëveshje do të mundësonte integrimin ekonomik të Kosovës por, edhe te Serbisë e pastaj edhe te të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Janë një sërë nismash siç është Ballkani i Hapur dhe Procesi Be..

Read More
TË FUNDIT

Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, do të mblidhet sot ku në rendin e ditës është edhe leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kështu ka njoftuar Demush Shasha, i cili është drejtor i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane.

Shasha në një postim gjatë së mërkurës tha se Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, tha Shasha.

Read More
TË FUNDIT

As 8 Marsi nuk bëri diferencën, arrestohet i dyshuari që rrahu nënën dje në Graçanicë

As 8 Marsi nuk bëri diferencën, arrestohet i dyshuari që rrahu nënën dje në Graçanicë

Një qytetar nga Graçanica është arrestuar natën e kaluar.
I njëjti theksohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 08.03.2023 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

SHBA-ja do njohje të shpejtë reciproke mes Kosovës e Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan arritje të shpejtë të “njohjes reciproke” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu së paku tha Ned Price, zëdhënësi i deritashëm i Departamentit Amerikan të Shtetit, kur u pyet se kur pret që të arrihet njohja reciproke Kosovë-Serbi.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që “propozimi i BE-së – marrëveshja në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” të rezultojë eventualisht në “njohje reciproke”. “Ne besojmë se normalizimi i raporteve duhet të ketë në qendër njohjen eventuale reciproke. Ky është proces i drejtuar nga BE-ja. SHBA-ja e ka përkrahur në çdo mënyrë të mundshme. Jemi prezentë në këto bisedime përmes Gabriel Escobarit, i cili ka qenë i angazhuar aktivisht me palët dhe do të vazhdojë të bëjë çfarë të mundemi për ta mbështetur këtë proces”, tha Price.

Në këtë konferencë për media, që mund të jetë e fundit për të si zëdhënës i DASH-it, ai u pyet se a ka SHBA-ja ndonjë afat përfundimtar se kur mund të arrihet njohja reciproke.

“Natyri..

Read More
TË FUNDIT

Hyseni rrëfen historinë e padëgjuar: Në OKB veç sa nuk më kanë gjuajtur për dritare nga kati i 20-të

Hyseni rrëfen historinë e padëgjuar: Në OKB veç sa nuk më kanë gjuajtur për dritare nga kati i 20-të

Ish-kryenegociatori kosovar, Skender Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka mundur që t’i ikë assesi dialogut me Serbinë.
Hyseni ka treguar një ngjarje për kohën kur ishte koordinator për bisedimet me Serbinë në vitin 2010, kur edhe u vendos që dialogu të lehtësohet nga BE-ja.

“Kosova nuk ka mundur t’i ikë assesi dialogut. Unë e kam koordinuar dhe udhëhequr procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010 e kam marrë mendimin e këshillëdhënës të gjykatës, korrik-gusht-shtator. Dy muaj pas është aprovuar një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e sponsorizuar nga të gjitha vendet e BE-së, ku ftojnë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili do të lehtësohet nga BE-ja”, tha ai në TëVë.

Hyseni ka thënë se në OKB kanë dashur që ta nxjerrin e ta gjuajnë për dritare nga kati i 20.

“Unë po e dekonspiroj në një takim që në shtator gjatë asaj Asambleje të Përgji..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Asociacioni nuk bën të themelohet para marrëveshjes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk bën të themelohet Asociacionin para marrëveshjes, pasi që sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh.

“Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja De-Facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim me u pozicionua ashtu”, ka thënë Konjufca.

Ai tha se themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt, e cila nuk është dëmtim i madh për Kosovën, por me këtë, mund të bëjmë një hap të madh përpara.

“Pra, kurrgjë tu dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon me e njoftë Kosovën De-Facto dhe pas njohjes De-Facto, cilat janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me ..

Read More
TË FUNDIT

Selmanaj: LDK-ja nuk është kundër Asociacionit

Selmanaj: LDK-ja nuk është kundër Asociacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, sipas tij, nuk janë kundër formimit të tij.
Ai ka komentuar qortimet nga ambasadat amerikane dhe gjermane për partinë e tij që të mos dalin kundër formimit të Asociacionit.

“Nuk është se LDK-ja ka ndërruar qëndrimin për çështjen e Asociacionit. LDK-ja nuk është kundër Asociacionit, LDK-ja është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe respektimin e marrëveshjeve të gjithave që i kanë nënshkruar Qeveritë e Kosovës”, ka deklaruar ai në Dukagjini.

Po ashtu, ai ka thënë se partia e tij ka shumë pikëpyetje në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Read More