Author: admin

TË FUNDIT

Reshitaj tentoi të arsyetohet në lidhje me mëditjet, Konjufca: E keni tepruar

Reshitaj tentoi të arsyetohet në lidhje me mëditjet, Konjufca: E keni tepruar

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka deklaruar se nuk është deputete e mëditjeve dhe rrogës së Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së djeshme të kryeparlamentarit Glauk Konjufca që asaj t’i hiqet mëditja.
Ajo deklaratën e kryetrarit Konjufca e konsideroi si aspak të hijshme.

“Dje emri im u lakua në shumë media dhe portale nga një deklaratë emocionale dhe aspak e hijshme publike nga ana e kryesuesit të Kuvendit duke e mbyllur seancën me një të pavërtetë të thënë fillimisht që unë paskam qëndruar vetëm disa sekonda në Kuvend. Gjithashtu z.Konjufca për disa deputetë të opozitës që qëndruan aq sa unë ose më pak kohë në Kuvend , sikur nuk i paskan penguar ose gjithë mllefin që kishte nga pamundësia për ta koordinuar dhe bërë funksionale seancën vendosi ta derdhte mbi emrin tim dhe mua. Dhe pikërisht në ditën më të veçantë të grave i nderuar Konjufca unë jam deputete në mandatin e dytë dhe unë vendos politikisht..

Read More
TË FUNDIT

Vitia: Ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh për t’u shkelur ligji

Vitia: Ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh për t’u shkelur ligji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur lajm të mirë ligjin për rregullimin e çmimit të barnave. Ai tha se arsyeja pse nuk është bërë më herët është se qeverisja PAN nuk ka sjell asnjë projektligj në MSh.
“Kisha pas dëshirë që ky ligj të bëhet më herët, fatkeqësisht nuk është bërë, kisha pas dëshirë të merren me probleme të tjera, fatkeqësisht më është dashur me u marrë me këtë ligj. Pse nuk është bërë më herët sepse në qeverinë e PAN-it, a e dini se sa ligjet janë proceduar në MSh, zero, asnjë ligj në MSh gjatë gjithë qeverisjes së PAN nuk është proceduar. Unë edhe atëherë edhe ish ministrit edhe deputetëve iu kam thënë se me udhëzim administrative nuk zgjidhet kjo çështje, vetëm me ligj, pse nuk është bërë duhet t’i pyesni ministrat tuaj që kanë qenë më herët, jo neve”, tha Vitia.

Minsitri Vitia tha se ka kaluar koha kur deputetët vijnë në MSh dhe zyrat e prokurimit për t’u shkelur ligji.

“Ka kaluar ..

Read More
TË FUNDIT

Deputetja Reshitaj: As për mëditje e as për rrogë nuk vi në Kuvend

Deputetja Reshitaj: As për mëditje e as për rrogë nuk vi në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar sërish në seancën e sotme, pasi dje kryekuvendari Glauk Konjufca, i tha asaj se nuk do të ketë mëditje pasi pretendoi se ajo qëndroi vetëm 10 sekonda dhe pastaj ka dalë nga salla e Kuvendit.
Ajo i tha Konjufcës se nuk ka të drejtë ta ofendojë publikisht, teksa u shpreh se shpreson që kryetari i Kuvendit të tërhiqet nga këto deklarata.

“Dje emri im u lakua nga shumë media nga një deklaratë emocionale e aspak e hijshme dhe publike nga ana e kryesuesit të Kuvendit, duke mbyllur seancën me një të pavërtetë se unë kinse kam qëndruar për pak sekonda në Kuvend”, tha Reshitaj, në seancën e sotme të Kuvendit.

Mes tjerash, Reshitaj theksoi se nuk punon për mëditje dhe nuk është deputete e mëditjeve dhe e rrogës.

“Nuk jam unë deputetja e mëditjeve, as për mëditje e as për rrogë nuk vi në Kuvend.Zoti Konjufca, për disa deputetë që qëndruan aq sa unë e n..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri për Ligjin e Pagave: Vetëm 10 mijë qytetarë janë gëzuar, 70 mijë të tjerë janë të dëshpëruar

Tahiri për Ligjin e Pagave: Vetëm 10 mijë qytetarë janë gëzuar, 70 mijë të tjerë janë të dëshpëruar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se nëse Qeveria nuk reflekton sa i përket zhvillimit ekonomik dhe kryeministri e ministrat flasin vetëm rreth politikës, atëherë, ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e diskutimit politik dhe dialogut dhe në neglizhencën totale të jetës, të ekonomisë, të mirëqenies dhe të jetës sociale.

“Shumë politikë, pak ekonomi. Pak jetë e shumë politikë. Është e papranueshme që i gjithë diskursi politik dhe vendimet në Qeveri të lidhen me politikën e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të qytetarëve. Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim në vete të Qeverisë”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij inflacioni në gjithë botën ka rënë e në Kosovës është rritur.

“Kjo vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale dhe i..

Read More
TË FUNDIT

Kjo është vaktia e Ramazanit për Kosovë, ja kur nis agjërimi

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 23 mars dhe përfundon me 20 prill.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit. Më poshtë e gjeni vaktinë e Ramazanit për Kosovën për këtë vit.

Read More
TË FUNDIT

5 vite e dy muaj burgim dhe 19 mijë euro gjobë ndaj Lavdim Krasniqit dhe dy të tjerëve

5 vite e dy muaj burgim dhe 19 mijë euro gjobë ndaj Lavdim Krasniqit dhe dy të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi si dhe Ardian Krasniqit dhe Marigonë Berishës, duke i dënuar me 5 vite e dy muaj burgim dhe 19 mijë euro gjobë.
Ndërsa, e akuzuara Flora Doda, u lirua nga akuzat.Aktgjykimi ndaj katër të akuzuarve u shpall të enjten nga kryetari i trupi gjykues, Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Lavdim Krasniqi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, u dënua me 6 muaj burgim dhe 8 mijë euro gjobë. Dënimi me burgim, të akuzuarit Krasniqi me pëlqimin e tij mund t’i zëvendësohet me gjobë.Ndërsa, u lirua nga akuza për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Kurse, Marigonë Berisha u dën..

Read More
TË FUNDIT

​Plotësohet rendi i ditës me projektligjin anti-doping

​Plotësohet rendi i ditës me projektligjin anti-doping

Rendi i ditës së seancës së sotme është plotësuar edhe me një pikë. Ajo ka të bëjë me shqyrtimin e projektligjit për anti-doping.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola propozoi si mocion procedural që ky projektligj të përfshihet si pikë e 8 e rendit të ditës së kësaj seance.

Ky mocion u miratua me 67 vota derisa në sallë ishin 74 deputetë.

Read More
TË FUNDIT

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës shënuan rritje

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës shënuan rritje

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës shënuan rritje me gati 900 milionë lekë ose gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-shkurt ishin 3.6 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që ishin në 2-mujorin e 2021-shit.

Ndërkohë, edhe importet për 2-mujorin shënuan rritje me gati 500 milionë lekë, duke arritur në 1 miliard lekë nga 520 milionë lekë që ishin në 2-mujorin e 2021-shit.

Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve, si dhe produkteve kimike dhe plastike.

Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera.

Gjithashtu, edhe prodhimet bu..

Read More
TË FUNDIT

Pamje/ Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

Pamje/ Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

Zhvillime të njëpasnjëshme ka në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. E së fundi një ngjarje aspak e lehtë ka ndodhur në Luginë.
Shtëpitë e disa prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e 6 marsit. Kjo është bërë e ditur nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Lëvizja e Progresit Demokratik ka reaguar fuqishëm duke e cilësuar këtë si presion ndaj shqiptarëve, e në veçanti ndaj familjes së Nadir Sefedinit.

“Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njëjtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psikike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj partie, këto veprime kanë vetëm një qëllim final, pasigurinë e qytetarëve duke siguruar paqen dhe stabilitet..

Read More
TË FUNDIT

PDK kundër paralajmërimit të ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike

PDK kundër paralajmërimit të ZRRE-së për rritje të çmimit të energjisë elektrike

Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike për 14%.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në seancën e sotme të Kuvendit tha se kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh.

“Jemi në prag të vendimmarrjes nga ZRRE për ngritje të tarifave për 14%, ne si PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodh. Për arsye të gjendjes ekonomike jo të mirë të vendit, inflacionit të lartë mbi 14% të të gjitha produkteve bazë të jetesës, për shkak të rënies së fuqisë punëtore dhe rënies së shumë vendeve të punës dhe ikjes masive të qytetarëve. Kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh”, tha ai.

Deputeti Shala tha se Kosova ndodhet në këtë gjendje për shkak se tash në dy vitet e fundit ka paqartësi rreth të ardhmes në sektorin energjetik.

Shala propozoi që të krijohet një task-..

Read More