Author: admin

TË FUNDIT

Nis takimi Osmani-Lajçak

Nis takimi Osmani-Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.
Takimi është duke u mbajtur në Presidëncë pa pranin e mediave.

Lajçak pritet që më orën 16:00 të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin Kurti.

Takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Lidhur me këtë takim, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se pret që palët të pajtohen për rrugën e implementimit të marrëveshjes së 27 shkurtit.

“Ne presim që palët të pajtohen për rrugën e implementimit dhe për këtë palët duhet të përgatiten për konstruktivitet për propozimet, bazuar në tekstin tonë. Kjo është ajo çka unë pres që të diskutojmë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës sonë në Prishtinë dhe Beograd”, është shprehur Lajçak.

Read More
TË FUNDIT

Reagon Policia e Kosovës, përgënjeshtron raportimet se dy serbë janë rrahur nga ROSU

Reagon Policia e Kosovës, përgënjeshtron raportimet se dy serbë janë rrahur nga ROSU

Disa lajme janë publikuar gjatë së mërkurës më 8 mars në disa media se njësiti special Rosu i ka rrahur dhe keqtrajtuar dy të rinj serb në një fshat të Leposaviqit.
Lidhur me këtë ka reaguar policia.

Me anë të komunikatës ky institucion i ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se i kanë marrë veprimet e nevojshme, por se nuk ka pasur asnjë rast të raportuar.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në reagim.

Policia thekson se këto informacione i ka drejtuar tek Inspektorati Policor për trajtim të mëtejmë të rastit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publ..

Read More
TË FUNDIT

Policia i mohon raportimet për keqtrajtimin e dy të rinjve serbë në Leposaviq

Policia i mohon raportimet për keqtrajtimin e dy të rinjve serbë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve në disa mediume se në një fshat të komunës së Leposaviqit, dy të rinj të nacionalitetit serb janë keqtrajtuar nga zyrtarë policorë.
Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas publikimit të këtyre informacioneve, më 8 mars ka ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme konform autorizimeve ligjore, me qëllim të verifikimit dhe trajtimit të informacionit dhe deklarimeve të publikuara, të cilat kanë rezultuar se nuk kanë ndonjë rast të raportuar apo evidentuar në institucionet kompetente, shkruan lajmi.net.

“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe. Deklarimet dhe publikimet në fjalë, sipas kompetencës, Policia e Kosovës i ka adresuar te Ins..

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla takoi kryeministrin kroat: Kosova ka ofertë dhe klimë të mirë për investime

Gërvalla takoi kryeministrin kroat: Kosova ka ofertë dhe klimë të mirë për investime

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, ditën e dytë të takimeve e nisi me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Ministrja Gërvalla vuri në pah dhe vlerësoi lart faktin që Kroacia si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe si mik tradicional i Kosovës, mbështet pa rezervë Kosovën në rrugën e saj integruese euro-atlantike dhe në anëtarësimet e reja ndërkombëtare të saj.

Temë e veçantë e takimit, siç informoi ministria, ishte bashkëpunimi ekonomik dhe investimet kroate në Kosovë. Kosova mirëpret investimet kroate dhe ka një ofertë dhe klimë të mirë për investime në shumë sektorë.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për paqe e stabilitet rajonal dhe promovon fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Thellimi i marrëdhënieve bilate..

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës

Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës

Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës.
Këto zgjedhje do të mbahen në muajin prill, ndërsa nga Lista Serbe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë për shkak se “nuk janë plotësuar kërkesat që kanë bërë që ata të largohen nga institucionet e Kosovës”.

Lista Serbe ka njoftuar se Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar njoftim partive të tyre politike se nga data 9 deri më 18 mars është afati i fundit për regjistrim partiak për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të vendit.

Sipas tyre, përpos që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat të cilat “çuan” deri tek largimi i tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë palë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime, transmeton lajmi.net.

“Kjo e bën..

Read More
TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar me unanimitet vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këshilli i ministrave sot kanë miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacioni dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi, ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian, përpara se të nënshkruhen dhe publikohen edhe në gazetën zyrtare të BE-së.

Kësisoj stafeta për veprimet e ardhshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave mbetet të drejtohet nga Parlamenti Evropian.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë që të jenë ndër të paktët që nuk kanë ende mundësinë e lëvizjes pa viza në zonën Schengen të Evropës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë

Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama është shprehur se do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet e 14 maj, pa bërë asgjë nga gjërat që po bëjnë, pasi kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive minimale të publikut shqiptar.
Rama i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë socialiste, ku theksoi se janë në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet dhe në fund të këtij muaji do të bëhet regjistrimi i kandidatëve, i listave për këshilltarët dhe nga ana tjetër, përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme, si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar.

Sipas Ramës, ngritja e pagave është bërë që profesionistët të kenë më shumë interes dhe në këtë mënyrë të ketë shërbime më të mira shtetërore. Ai mohoi se pagat janë e pensionet po rritjet në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm me rritjen e pagës për mjekët specialistë, që më në fun..

Read More
TË FUNDIT

Përplasja mes Musliut dhe Haxhiut: Në Kosovë gratë nuk vriten veç pse janë gra, nuk jemi në Afganistan

Përplasja mes Musliut dhe Haxhiut: Në Kosovë gratë nuk vriten veç pse janë gra, nuk jemi në Afganistan

Deputetja e PKD-së, Ganimete Musliu, ka kundërshtuar fjalën e deputetëve të mazhorancës sa i përket dhunës ndaj grave apo përdorimit të termit “femicid”.
Musliu ka thënë se termi “femicid” përdoret kur gratë vriten veç pse janë gra, pra i takojnë gjinisë femërore, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka në Kosovë femicid. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra. Nuk jemi shoqëri femicide, është e kotë që mundoheni ta paraqisni kështu shoqërinë tonë. Nuk jemi as në Afganistan e as në Iran, jetojmë në mes të Evropës”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se shoqëria kosovare është shoqëri demokratike.

“Jemi shoqëri demokratike, unë e dënoj çdo vrasje, qoftë e burrave apo grave, por nuk jemi shoqëri femicide”, ka thënë Musliu.

Në anën tjetër, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar deputeten Musliu se nuk po reagon ndaj dhunës ndaj grave.

“Nuk e kam pritur kurrë që n..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca i reagon Haxhiut: Ministre mos e keqpërdorni foltoren e Kuvendit

Konjufca i reagon Haxhiut: Ministre mos e keqpërdorni foltoren e Kuvendit

Një përplasje fjalësh është bërë sot në Kuvendin e Kosovës në mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Debati në mes tyre nisi derisa po flitej për “Femicidin” dhe ekzistencën e këtij fenomeni në Kosovë.

Deputetja Musliu theksoi ndër të tjerash se Kosova nuk është vend femicid dhe se një deklarim i tillë nuk është i duhuri.

“Nuk ka në Kosovë femicid. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra. Nuk jemi shoqëri femicide, është e kotë që mundoheni ta paraqisni kështu shoqërinë tonë. Nuk jemi as në Afganistan e as në Iran, jetojmë në mes të Evropës”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se shoqëria kosovare është shoqëri demokratike.

“Jemi shoqëri demokratike, unë e dënoj çdo vrasje, qoftë e burrave apo grave, por nuk jemi shoqëri femicide”, ka thënë Musliu

Pas deklaratave të shumta, ministrja Haxhiu tha se deputetja Musliu po tenton të arsyetojë vrasjet e grave në K..

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu-Musliut: Thoni se nuk ka femicid në Kosovë, po i inkurajoni kriminelët

Haxhiu-Musliut: Thoni se nuk ka femicid në Kosovë, po i inkurajoni kriminelët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila deklaroi se në Kosovë nuk ka femicid.
Haxhiu tha se në Kosova ka femicid dhe se mohimi i tij i inkurajon kriminelët.

“Nuk e kam pritur kurrë që një deputete në Kuvendin e Kosovës të mbajë kësisoj fjalimi, që e nxit dhunuesin apo vrasësin”, ka thënë ndër të tjerash Haxhiu.

Ministrja ka thënë se mendësia e Musliut është mendësie e PDK-së e cila nuk ka bërë asgjë për ta luftuar dhunën ndaj grave.

“Jeni të papërmirësueshëm. Po them jeni të papërmirësueshëm. Po i arsyetoni vrasjet e grave në Kosovë. Njësoj keni vepruar edhe më herët”,tha Haxhiu./Lajmi.net/

Read More