Author: admin

TË FUNDIT

Ambasadori francez jep dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Ambasadori francez jep dy data të mundshme për liberalizim të vizave

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot ka deklaruar se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave.
Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024). Janë diskutime teknike ku unë nuk mund të tregoj datat e sakta. Mendoj se jemi duke iu ofruar të lejojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza për 90 ditë”, ka deklaruar ai.Guérot foli edhe për marrëveshjen e 27 shkurtit, për të cilën tha se ka potencialin që ta ndryshojë jetën e qytetarëve.“Mendoj që marrëveshja që është aprovuar më 27 shkurt dhe implementimi i aneksit do të diskutohet. Ka një potencial të ndryshohet për mirë çdo ditë jeta e qytetarëve, të gjithëve nga Kosova, këtu në Vushtrri dhe ve..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca shkakton të qeshura në seancë : Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi

Konjufca shkakton të qeshura në seancë : Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshur në seancën e sotme duke e pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia se pse nuk po e kryen doktoraturën.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu iu drejtua ministrit, Vitia duke i thënë se tash e 18 vite nuk e ka kryer specializimin.

“Çka me thënë zotëri Vitia që 18 vite një specializim nuk ke arritur me kry”, tha Haxhiu.

Pas kësaj deklarate duke qeshur kryeparlamentari, Konjufca e pyeti ministrinë Vitia se pse nuk e ka kryer doktoraturën si deputetit i PDK-së.

“Ministër pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi”, tha kryetari i Kuvendit.

Read More
TË FUNDIT

Deputeti i VV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, Bogujevci e konfirmon se po bëhet nënë

Deputeti i VV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, Bogujevci e konfirmon se po bëhet nënë

Në seancën e Kuvendit të enjten është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
E kundër lejimit të fertilizimit të asistuar për gratë e pamartuara u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se projektligji në fjalë duhet të rishikohet pasi sipas tij, cenon familjen.

“E drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Pati edhe çështje të tjera. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim, prandaj do të kërkoja nga ministri ta tërheqë dhe ta diskutojë për vërejtjet”, ka thënë Rrahmani.

E ndaj tij ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“Unë përderisa nuk e kam pasur mundësinë të kem një partner apo të martohem kam dashur të kem fëmijë. Por, unë duhet të jem e limituar për të krijuar familje në ba..

Read More
TË FUNDIT

Vendimi i ministrave të BE-së për vizat, Mandl: I vonuar, por arsye për të qenë të lumtur

Vendimi i ministrave të BE-së për vizat, Mandl: I vonuar, por arsye për të qenë të lumtur

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pas miratimit për vendimin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë, Mandl e konsideron këtë hap si shumë të vonuar.

“Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës.

Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 18..

Read More
TË FUNDIT

Lajm i mirë: Ministrat e BE-së miratojnë me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Këshilli i Ministrave të BE-së sot ka miratuar në lexim të parë lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës.

Heqja e vizave për Kosovën do të zbatohet që nga data kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Europian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, lavdëroi progresin e Kosovës.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë në këto fusha të vazhdojë të jetë i frytshëm”.

Komisioni ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e kërkesave ndaj Kosovës, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti: Nuk kemi përdorur raportin për Liqenin e Ujmanit, është pronë e jona

​Kurti: Nuk kemi përdorur raportin për Liqenin e Ujmanit, është pronë e jona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se arsyeja pse nuk e kanë përdorur raportin final për fizibilitetin për Liqenin e Ujmanit të përgatitur nga Departamenti Amerikan për Energji, është se nuk kanë çka flasin për pronën e Kosovës me Serbinë.
Derisa iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, Kurti kritikoi ish-kryeministrin Avdullah Hoti që ka përfshirë Liqenin e Ujmanit në njërën ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit, e arritur tri vite më parë.

“Raporti në tërësi flet për Ujmanin në kontekst të Kosovës dhe shfrytëzimin e tij në kontekst të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët. Pjesa më e madhe e raportit, tre nga katër pikat përmban pika për veprime teknike, inzhinerike në kuadër të sistemit të Ibër Lepencit. Raporti e ka korrigjuar atë që e ka bërë gabim ish kryeministri, ku ka pretenduar dhe deklarohej publikisht se Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë. Raporti..

Read More
TË FUNDIT

​Kuvendi miraton dy projektligje

​Kuvendi miraton dy projektligje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pyjet dhe Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve.
Pro këtyre projektligje votuan 61 deputetë të mazhorancës, ndërkaq, deputetët nga opozita u përmbajtën nga votimi.

Seanca e kuvendit të Kosovës po vazhdon me pikat të tjera që janë në rend të ditës.

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Lista Serbe ka bërë të ditur sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat veriore.
Lista Serbe ka potencuar se nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar njoftim partisë sonë politike se nga 9 deri më 18 mars është afati i fundit për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës, në këtë mënyrë ne shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk janë përmbushur kërkesat që na kanë shtyrë të largohemi nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime.”, është bërë e ditur në njoftim.

Afatet për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve të parakohs..

Read More
TË FUNDIT

​Rama komenton miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

​Rama komenton miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, ka thënë se një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës.
Rama në Facebook ka uruar jo vetëm Kosovën, po edhe Bashkimit Evropian.

Rregullat e reja do t’i lejojnë poseduesit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Ky përjashtim nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi ose nga 1 janari 2024, ose cilado datë më përpara.

Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së.

Ministrja suedeze për Migr..

Read More
TË FUNDIT

Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Bogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Nënkryetarja e kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Visar Korenicës i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenohet familja.
Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me detereminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave. Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqn..

Read More