Author: admin

TË FUNDIT

Bislimi thotë se pritjes po i vjen fundi: Qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

Bislimi thotë se pritjes po i vjen fundi: Qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas tij, procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”.

“Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”.

Read More
TË FUNDIT

Fillon testimi fizik për të rinjtë që synojnë të shërbejnë në FSK

Fillon testimi fizik për të rinjtë që synojnë të shërbejnë në FSK

Ka filluar sot testimi fizik i grupit të parë të të rinjve, të cilët synojnë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata kanë aplikuar përmes konkursit për pranimin e 612 pjesëtarëve të rinj aktiv dhe 388 të komponentës rezervë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka potencuar se ka ndjekur nga afër procesin e testimit në Qendrën e Palestrës së Sporteve në Kazermën “Adem Jashari”.

“Sot filloi testimi fizik i grupit të parë të të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë, me ç’rast vizitova Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, për të parë nga afër procesin e testimit, si dhe u urova të gjithë kandidatëve suksese. Është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka deklaruar se Min..

Read More
TË FUNDIT

Nga Presidenca deklarohen vetëm çfarë tha Osmani në takim, e asgjë çfarë tha emisari Lajçak

Nga Presidenca deklarohen vetëm çfarë tha Osmani në takim, e asgjë çfarë tha emisari Lajçak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, me ç’rast Osmani ka ritheksuar se Kosova mbetet e angazhuar për një proces, i cili i kontribuon paqes afatgjate, sigurisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm në rajon.

“Presidentja Osmani potencoi se aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të dakorduar në Bruksel, duhet të jetë në frymën e parimeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht, paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Tutje, Osmani ka thënë se Kosova mbetet palë konstruktive në procesin e dialogut dhe e koordinuar me partnerët e saj, ndërsa ka ritheksuar se fjalën përfundimtare rreth një..

Read More
TË FUNDIT

Tomë Gashi për vizat: Albini e arriti për 10 sekonda, atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet

Tomë Gashi për vizat: Albini e arriti për 10 sekonda, atë që të tjerët s’e arritën për 10 vjet

Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar sot pro heqjes së vizave për Kosovën.
E gjithë puna shumëvjeçare për plotësimin e kritereve, sipas avokatit të afërt me VV-në, Tomë Gashi, është meritë e kryeministrit të tanishëm, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Madje ai shkon edhe më larg, duke thënë se Kurti e arriti “në 10 sekonda” atë që nuk e arritën të tjerët për 10 vite.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

10 vjet apo 10 sekonda?

Ate qe te tjeret nuk e arriten per 10 vjet, Albini e arriti per 10 sekonda!

Votimi per liberalizim te vizave u be nga shtetet e Europes per 10 sekonda.

Mos i hapni shampanjat sic i hapnin te tjeret dhe mos thuani qe liberalizimi ka ndodhur pardje sepse votimi per liberalizim eshte bere sot!

Per liberalizim votuan edhe Spanja,Rumania,Qipro,Greqia dhe Slovakia.

Bravo Albin!. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës, pasi thanë se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë shtyrë ata të largohen nga institucionet e vendit.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës.

Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe, në tar..

Read More
TË FUNDIT

Deputeti i VV-së kundër, reagon Bogujevci: Shkenca më dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë

Deputeti i VV-së kundër, reagon Bogujevci: Shkenca më dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për burrë

Në seancën e Kuvendit të enjten është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
E kundër lejimit të fertilizimit të asistuar për gratë e pamartuara u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se projektligji në fjalë duhet të rishikohet pasi sipas tij, cenon familjen.

“E drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Pati edhe çështje të tjera. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim, prandaj do të kërkoja nga ministri ta tërheqë dhe ta diskutojë për vërejtjet”, ka thënë Rrahmani.

E ndaj tij ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

Bogujevci u shpreh se ky ligj është i rëndësishëm, prandaj ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë.

“Kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë ..

Read More
TË FUNDIT

DASH: S’mund të vendosim kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

DASH: S’mund të vendosim kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Departamenti i Shtetit të ShBA-së e sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe si kyç për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran e i integruar në strukturat euroatlantike.
DASH theksoi se nuk mund të vendosin kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, gjatë një konference të mërkurën u shpreh se përmes dialogut, besojnë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne mbështesim fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së, dhe progresi drejt krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran, si një vend multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike. Përmes dialogut,..

Read More
TË FUNDIT

S’miratohet Projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor, s’votojnë deputetë të LVV-së

S’miratohet Projektligji për fertilizimin e asistuar mjekësor, s’votojnë deputetë të LVV-së

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të miratuar Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Për të njëjtin nuk morën pjesë në votim disa deputetë të mazhorancës, kurse abstenuan dhjetë nga ta.
Në anën tjetër u ngritën dyshime nga deputetët opozitarë edhe për çështjen e përcaktimit të gjinisë së fëmijëve me fertilizim të asistuar mjekësor, por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i mohoi të njëjtat duke thënë se me këtë projektligj ndalohet përcaktimi i gjinisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo nismë ligjore është e rëndësishme dhe e thyen status quo-në në Kosovë për fertilizimin e asistuar mjekësor.

“Siç dihet shumë shpesh, nismat e reja që prishin në një mënyrë status-qou dhe veçanërisht ato të cilat vendosin ose synojnë të vendosin rregull dhe të hapin atë fushë për më shumë përfitues pasohen shpesh edhe nga kritika dhe sulme të pabaza. Nuk..

Read More
TË FUNDIT

Kusari-Lila flet për takimin e sotëm të Lajçakut dhe Kurtit: Kosova është në rrugë të drejtë

Kusari-Lila flet për takimin e sotëm të Lajçakut dhe Kurtit: Kosova është në rrugë të drejtë

Shefja e Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se takimi i sotëm i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák, me kryeministrin Albin Kurti, është një takim përgatitor për takimin i cili do të mbahet me 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka thënë se në takimin e sotëm do të ketë diskutim praktik dhe teknik në raport me mbarëvajtjen dhe përmbajtjen e marrëveshjes.

“Vizita e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajčák, është vizitë në vazhdën e takimeve përgatitore për një takim tjetër i cili pritet që të ndodhë në Ohër më 18 mars. Natyrisht që do të ketë diskutim praktik, teknik në raport me mbarëvajtjen dhe natyrisht me përmbajtjen e materialit i cili do të diskutohet dhe ndoshta do të miratohet. Për arsye se nuk e dimë deri sa të ndodhë takimi”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Kosova ka qenë e qartë që nga fillimi për këtë marrëveshje d..

Read More