Bullgaria shënon 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë
Bullgaria shënon 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë
80-vjetori i shpëtimit të hebrenjve bullgarë nga kampet e vdekjes u përkujtua me mitingje, një minutë heshtje dhe vendosje kurora lulesh në monumentet në të gjithë vendin.
“Shpëtimi i hebrenjve në Bullgari është një fenomen i jashtëzakonshëm”, tha drejtori i Këshillit të Izraelit për Marrëdhëniet me Jashtë (ICFR) dhe kryeredaktori i Gazetës Izraelite për Punë të Jashtme, Dr. Laurence Weinbaum, në një ligjeratë mbi dinjitetin karshi indiferencës dhe dekadencës morale, në konferencën ndërkombëtare me temë “Roli i juristëve për shpëtimin e hebrenjve bullgarë”, mbajtur të enjten në Sofje.
“Shpëtimi i hebrenjve bullgarë ishte një nismë e shoqërisë civile”, kujtoi Weinbaum. Sipas tij, bullgarët me të drejtë janë krenarë për këtë.
“Ne nuk mund të diskutojmë në detaje biografitë e 28 mijë njerëzve, por nëse i shfletojmë shpejt, do të shohim se këta shpëtimtarë ishin nga parti të ndryshme, shtresa të ndryshme të shoqërisë, ata n..
Read More