Xhelal Sveçla ulet në bankën e të akuzuarit për protestat e dhunshme të VV-së
Xhelal Sveçla ulet në bankën e të akuzuarit për protestat e dhunshme të VV-së
Në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj tyre dhe ministrit Xhelal Sveçla, Arsim Maqastena, Pajtim Havollit, Afrim Hoxhës, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës. Ndaj gjashtë të akuzuarve që munguan është lëshuar urdhëresë më 1 mars 2023 për sjellje me detyrim.
Prezent në këtë seancë, ishin të akuzuarit: Xhelal Sveçla, me mbrojtësin e tij, avokatin Emin Zariqi, Arsim Maqasten me mbrojtësen, avokaten Ardita Ismailin, Pajtim Havolli me mbrojtësen, avokaten Edona Vuçitërna dhe Afrim Hoxha me mbrojtësin e tij, avokatin Faton Bërbatovci, të gjithë këta mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Lidhur me caktimin e mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, i akuzuari Sveçla tha se nuk i nevojitet mbrojtës, pasi që deklarohet i pafajshëm.
..