Lugina e Preshevës do reciprocitet të drejtash me serbët e Kosovës
Në prag të takimit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes një shkrese i janë drejtuar përfaqësuesve të SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.
Kështu, e shtuna në Ohër do t`i mbledhë në takimin e radhës kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilët do ta thonë fjalën e fundit për planin franko-gjerman.
Dy ditë para takimit, shqiptarët e Luginës së Preshevës ua kanë dërguar një letër përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së, të Kosovës dhe Serbisë, me kërkesën për t`u përfshirë në këtë plan, sikurse serbët e Kosovës.
“Shqiptarët e asaj pjese po kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihet për serbët në atë plan”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional në Luginën e Preshevës.
“Nuk ka asnjë arsye që mos të trajtohet në kuadër të këtij formati, aq më tepër nuk ka asnjë arsye që mos të ..
Read More