Ministrja Pacolli emëron drejtorin e Inspektoratit
Ministrja e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka emëruar Adem Berishen so Ushtrues Detyre të Drejtorit të Inspektoratit.
“Në kuadër të reformës së brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inspektoratit z. Adem Berisha.
Me emërimin e kryesinspektorit të ri synojmë forcimin e funksionimit të Inspektoratit, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor” shkruan ministrja Pacolli në njoftim
