Author: admin

TË FUNDIT

Protestë në Hagë pikërisht në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Protestë në Hagë pikërisht në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Me 3 prill fillon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Për këtë arsye, një grup mbështetësish kanë organizuar protestë në Hagë, pikërisht në atë datë, përcjell lajmi.net.

Gati për nisjen e gjykimit: Caktohen katër seancat e para për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-sëGjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gati të fillojë. I njëjti do ta nis gjatë muajit prill, teksa tanimë katër seanca veç janë caktuar, shkruan lajmi.net. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara është bërë e ditur se më 3, 4, 5 dhe 11 prill do të ketë seanca të gjykimit ndaj krerëve…Lexo me shumëlajmi.net
Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Çlirimtarët që ndodhën në Hagë nuk kursyen asgjë që të luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Qerkini, Kurtit: Po na dhemb zemra, ndryshove prej se je hypë në karrige

Qerkini, Kurtit: Po na dhemb zemra, ndryshove prej se je hypë në karrige

“Të zhdukurit janë çështja e parë në raportet e Kosovës me Serbinë”, thoshte Albin Kurti derisa po ia mësynte postin e kryeministrit të Kosovës. Por me t’u takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq prioritetet ndryshuan.
Mund të numërohen me gishta sa herë çështja e të zhdukurve është zënë në gojë nga Kurti, përkatësisht nuk është tema kryesore, po flitet për një plan evropian.

Neglizhenca e treguar nga Kurti për këtë temë kaq të ndjeshme e ka nervozuar tej mase Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatë së të Pagjeturve.

Qerkini ka deklaruar se nuk e kupton se si Albin Kurti ka ndërruar prej që ka ardhur në pushtet.

Sipas tij më ai nuk po i përmend të zhdukurit, mes tjerash i dha edhe një porosi para se ky i fundit të takohet me Vuçiqin në Ohër.

“Kam një porosi për Kurtin para takimit në Ohër. Të mos shqetësohen familjarët e të pagjeturve se ajo është punë sikur Kanga e Bali Katravellës, ni hap para dy mbrapa….”, ..

Read More
TË FUNDIT

AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta

AAK lavdëron planin evropian, i merr veç 13 pëlqime për 29 minuta

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar sërish mbështetjen për planin evropian.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social “Facebook”, partia më e vogël opozitare ka kritikuar qasjen e disa siç i quajtën ata, individë shkurtpamës, për shkak të kritikave mbi përkrahjen për propozimin, përcjell lajmi.net.

Tutje thuhet se AAK në këtë proces ka qenë konsistente, ndërsa shtuan se me ShBA-të në krah, Kosova duhet ta përmbyll procesin e shtetndërtimit.

“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, shkruan ndër tjerash në njoftimin gjegjës.

Por, diku tjetër është problemi. Gjithmonë nëse mund të quhet. Përgjatë 29 minutave, ky postim i Aleancës mori vetëm 13 pëlqime.

Read More
TË FUNDIT

Deputetja britanike e thotë prerë: Qeveria jonë nuk do enklavë serbe në Kosovë

Deputetja britanike e thotë prerë: Qeveria jonë nuk do enklavë serbe në Kosovë

Është njëra ndër deputetet më të zëshme të Parlamentit Britanik për çështjen e Kosovës.
E qëndrimin e saj, deputetja Alicia Kearns e shpalosi ekskluzivisht edhe në një intervistë për klankosova.tv, ku shpërfaq shqetësimet britanike për planin evropian.

Ajo përmendi specifikisht pikën për asociacionin, të cilës ajo i referohet si “enklavë”.

“Kosova është një vend që meriton mbështetjen dhe miqësinë tonë dhe jam shumë e shqetësuar se propozimi i paraqitur aktualisht nga Gjermania-Franca dhe SHBA-ja nuk mjafton për Prishtinën se për çfarë i nevojitet popullit të Kosovës për të ndërtuar më të mirën e mundshme, të ardhmen për veten e tyre”.

“Jam veçanërisht e shqetësuar për propozimet e enklavës, sepse ne nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo. Nuk duhet të marrim frymë nga etnoterritorializmi në këtë ditë dhe epokë. Ne duhet të punojmë drejt shoqërive multikulturore ku njerëzit respektojnë njëri-tjetrin, respe..

Read More
TË FUNDIT

Dy ditë para takimit, Limaj “i çepon” Kurtit: Ky ia huq situatave, është në anën e kundërt të historisë

Dy ditë para takimit, Limaj “i çepon” Kurtit: Ky ia huq situatave, është në anën e kundërt të historisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata.
Sipas Limajt, Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë.

“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Limaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”.

Read More
TË FUNDIT

Sondazhi mënyra e vetme, qytetarët kosovarë kategorikë kundër Asociacionit

Sondazhi mënyra e vetme, qytetarët kosovarë kategorikë kundër Asociacionit

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës janë kundër Asociacionit.
Këtë e kanë vërtetuar së fundi përmes votave në një sondazh të publikuar në Debat Plus.

Ani pse tërthorazi, 77.9% e qytetarëve iu përgjigjën pyetjes: Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kush nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave, me shumicë serbe, përcjell lajmi.net.

Kjo përqindje e votuesve në sondazhin gjegjës votoi “pajtohem plotësisht”, duke konfirmuar kështu kundërshtinë e madhe ndaj Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.

Kjo bashkësi në fakt, është kërkesë e madhe nga faktori ndërkombëtar, duke thënë se është obligim i qeverisë për ta zbatuar.

Read More
TË FUNDIT

Sasi e madhe e barnave pa banderola në kryeqytet, arrestohen dy persona

Sasi e madhe e barnave pa banderola në kryeqytet, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme pas një aksioni të hetuesve farmaceutikë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.

“Sot, më 16.03.2023, hetuesit policorë në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në teren ku janë kontrolluar shtatë (7) barnatore në kryeqytet. Gjatë kontrollimit në dy barnatore është zbuluar sasi e madhe e barnave pa banderola që dyshohet se janë kontrabanduar. Këto barna ishin të fshehura në pjesë shtesë të lokalit të rregulluar enkas për fshehjen e tyre (në formë të bunkerit)”, thuhet ndër tjerash.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërm

Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërm

Edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar.
Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Kurti njëherit do të jetë edhe i fundit nga zyrtarët që Escobar do të takojë në Kosovë.

Të parët që i priti në takim Esobar sot ishin krerët opozitarë. Takimi u zhvillua në Rezidencën e ambasadorit amerikan në kryeqytet.

Në mëngjes, në orën 09:00, Escobar do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani teksa veç një orë më vonë do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pasi kreu takimet Kurti shihet pak mërgimtarët: Pritje në radhë për foto me kryeministrin

Pasi kreu takimet Kurti shihet pak mërgimtarët: Pritje në radhë për foto me kryeministrin

Në përmbyllje të qëndrimit dyditor në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një organizim të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg, u mirëprit e bashkëbisedoi me mërgatën në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Luksemburg.
Qeveria tha në njoftim se Kurti prezantoi para tyre punën dhe arritjet e Qeverisë, që javën tjetër mbush dy vite nga formimi i saj, dhe qasjen e Qeverisë për mërgatën, e cila ruan një vend të veçantë dhe gëzon vëmendjen e plotë nga qeveria, shkruan lajmi.net.

“Këtë, e kemi reflektuar edhe përmes programeve të “Dialogut me Mërgatën” dhe ai i ‘’Diplomacisë Qytetare’’, tek puna për komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore i cili po merret me realizimin e suksesshëm të votimit nga jashtë vendit, e ligjit dhe strategjisë për angazhimin e mërgatës​”, thotë Qeveria në komunikatë.

Kryeministri Kurti përmendi dhe krijimin e Fondit Sovran, i ci..

Read More
TË FUNDIT

OKB: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

OKB: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB.
Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.

Komisioni po ashtu tha se vala e sulmeve ruse në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga tetori i kaluar, ka bërë që miliona persona në Ukrainë të mbesin pa rrymë apo ngrohje në periudha të gjata kohore gjatë dimrit. Kjo sipas këtij komisioni mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Në raportin e komisionit u ..

Read More