TË FUNDIT

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një event i munguar për vite me radhë në atë zonë, që tani me qysh nga edicioni i parë është pa deshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marr pjesë dhe për t’a begatuar eventin.

Gara poashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovoje vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj eventi.

Për dallim nga edicioni i parë, këtë vit “Vrapimi i Marsit” ka karakter garues. Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 26.03.2023(e diele) në Izbicë.

Pjesa më e madhe e shtegut të vrapimit do të jetë teren malor ndërsa pjesa tjeter rrugë e asfaltuar që do të fillojë nga Kompleksi Memorial i Izbicës dhe do t’i përshkojë fshatërat Leqinë, Shpat, Klladernicë, Kopiliq, Turiqec, Burojë dhe Vajnikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *